Bëri emision për Skënderbeun, kërcënohet me jetë gazetarja Rudina Xhunga. Ja shqetësimi i saj

6 Shtator 2017, 14:47Politika TEMA

Nga Rudina Xhunga

Secili ka të drejtë të jetë i pakënaqur dhe ta shprehë këtë, por e drejta e tij mbaron, kur shprehja e pakënaqësisë cenon, lëndon, dëmton, prek dhe vret tjetrin.

Sikundër mbaroi e drejta e një personazhi që zgjodha mes disave, të cilët më kërcënonin dhe masakronin në mesazhe.

Ky quhet Skënder. Jo SkënderBeu, por Skënder Ndosha.

Është nga Fushë-Arrëza, jeton në Greqi, ku është i vetëpunësuar.

Më akuzon që po shes gjakun e të parëve të tij, që unë nuk ia njoh dhe pastaj i kthehet të parëve të mi, të vdekurve të mi, të gjallëve të mi dhe më sqaron gjerë e shtruar, fantazinë e tij për ç’do u bëjë atyre.

Skënder Ndosha, nga Fushë-Arrëza, që jeton në Greqi dhe është i vetëpunësuar, mund të jetë një prej 1000 mesazheve që erdhën.

Nuk është e vërtetë që unë nuk i lexoj, nuk është e vërtetë që nuk më lëndojnë, nuk është e vërtetë që nuk më ndikojnë. Dhe nuk është e vërtetë që ky është çmimi i të qenit publik dhe mund ta lë veten të ma shënjojnë ditën, këta si ky.

Ndaj të them Skënder Ndosha, që do të të padis, por jo në Fushë-Arrëz. Në Greqi, aty ku je i vetëpunësuar dhe jeton në FB tënde. Nuk do të të mbyll faqe FB. Mbaje ta kesh. Unë kam kontribuar që ti të jetosh më mirë aty ky je, me gjithë emisionet e mia për shqiptarët e Greqisë.

Tani meqë i je vënë të gjallëve dhe të vdekurve të mi, unë vij e të gjej dhe të kërkoj deri në fund, ligjërisht. Dhe dua të jap një tjetër kontribut, për t’u treguar vendin, atyre si ty.

Atyre si ty që guxojnë të hyjnë në varret e të dashurve dhe dhomat e fëmijëve me fjalët e tyre të ndyra, atyre si ty, që po i lamë, do vijnë edhe me armët e tyre.

Dhuna nuk mbaron, kur të mbaroj unë, sepse unë vdes përditë, kur e lë dhunën të më pështyjë. Dhuna në fillim pështyn, pastaj vret.

Ndaj Skënder Ndosha nga Fushë-Arrëza dhe shokët e tij, duhet ta mendojnë mirë, kur guxojnë dhe lëshojnë të pëgërat e tyre në publik./Dritare.net/

26 komente në “Bëri emision për Skënderbeun, kërcënohet me jetë gazetarja Rudina Xhunga. Ja shqetësimi i saj”

  1. ilir detari says:

    vazhdo punen tende fisnike z. rudine nese ka ndonje qe ka verejtje per qendrimin tend shumica padyshim si edhe une te jane mirenjohes

    1. Grigor says:

      Nuk e kuptoj se ku e paska prekur Rudina Xhunga kete budallin. Rudina Xhunga si gazetare ndoshta nuk me pelqen, nuk e lexoj, as emisjonin nuk ja shikoj. Por vetem kaq. Zonja Xhunga nuk preket fare dhe as nuk do t’ja dije se çfare mendoj une. Bile ajo, kam mendimin se e respekton faktin qe shume lexues apo shikues mund të mos pajtohen me mendimin e saj. Ashtu siç e respektoj une ate ne punen qe bën. Ne fund te fundit Zonjes Xhunga nuk i plas fare se kush jam une, perderisa une merrem vetem me ate qe ajo thote, dhe Jo me vete Rudinën, apo me njerezit e saj.
      Dhe prape une nuk e kuptoj se ku e paska prekur Rudina Xhunga kete pallën. Ajo nuk shau Skenderbeun, dhe nuk shau askënd ne fakt.
      Por ky eshte treguesi kryesor I prapambetjes tone – fanatizmi. Mund te tallesh me Papën sa te duash. Nuk i plasi kujt. Po te permendesh Muhametin ose Allahin, hodhen katunarët perpjete, me keq nga pakistanezët.

  2. Abc says:

    Solidarizohem me ty Rudina kunder dhunes se injorances dhe fanatizmit te cilesdo ane, qe nuk lene Shqiperine e shqiptaret te perparojne e te zhvillohen.
    Mbahu fort!

    1. heu says:

      He,more shqiptare te dashur,a ju duket me mend zhdukja qe u berio feve Enver Hoxha?
      FEJA ESHTE OPIUM PER POPUJT,por tani po e kuptojne te tere se feja eshte ARMIKU I POPUJVE!

  3. sale says:

    Shtypini keta krimba haleje.
    Kercenoka me jete ,cojeni ne gjykate dhe do shihni si do i varen veshete .

  4. Labi says:

    Respekte për punën tuaj

  5. Shteti duhet te vreagoj menjiher ,
    me gjithe ashpersine e Ligjit ne mbrojtje te qytetares e gazetares se mirenjohur R.Xhunga .
    Sepse shteti Shqiptare po ben Bufin ,rradikalet islamiste qe nuk njohin me kufijt
    e ksaj Bote ,sulmojne ,fyejne gazetaren ne nji art bestial perse ajo beri detyren qe ndoshta duhet
    te beje cdo qytetare Shqiptare ,ne mbrojtje te Dinjitetit Kombetare .
    Jo vetem ne kte rast ,por shume raste te tilla te cfaqeve te tilla ,te grupimeve te islamit rradikal ne Shqiperi , nuk ka asnji reagim nga Shteti !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kujt i sherben ky Shtet ???
    Shqiptaret presin pegjigje sepse ndihen te tradhetuar nga Shteti Shqiptare sot ,
    ashtu si eshte ndjer i tradhetuar nga politika antishqiptare ne gjithe kto 27-vite marrezi e pabesi ndaj qytetarit shqiptare .
    Personi qe ka kercenuer e fyer me nji fjalor “jo Shqiptare” TE NDIQET PENALISHTE
    e behet shembull per te gjithe kafshet e zgjidhura nga zinxhiret .
    Ne Shqiperi s’ka vend per islamin Rradikal e terroriste gylista apo erdoganllinj idiote. Eshte koha qe
    qytetaret shqiptare ,te dalin sheshit e te protestojne kunder ksaj vale te inkuizicionit mesjetar otmoan

  6. Shteti duhet te reagoj menjiher ,
    me gjithe ashpersine e Ligjit ne mbrojtje te qytetares e gazetares se mirenjohur R.Xhunga .
    Sepse shteti Shqiptare po ben Bufin ,rradikalet islamiste qe nuk njohin me kufijt
    e ksaj Bote ,sulmojne ,fyejne gazetaren ne nji art bestial perse ajo beri detyren qe ndoshta duhet
    te beje cdo qytetare Shqiptare ,ne mbrojtje te Dinjitetit Kombetare .
    Jo vetem ne kte rast ,por shume raste te tilla te cfaqeve te tilla ,te grupimeve te islamit rradikal ne Shqiperi , nuk ka asnji reagim nga Shteti !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kujt i sherben ky Shtet ???
    Shqiptaret presin pegjigje sepse ndihen te tradhetuar nga Shteti Shqiptare sot ,
    ashtu si eshte ndjer i tradhetuar nga politika antishqiptare ne gjithe kto 27-vite marrezi e pabesi ndaj qytetarit shqiptare .
    Personi qe ka kercenuer e fyer me nji fjalor “jo Shqiptare” TE NDIQET PENALISHTE
    e behet shembull per te gjithe kafshet e zgjidhura nga zinxhiret .
    Ne Shqiperi s’ka vend per islamin Rradikal e terroriste gylista apo erdoganllinj idiote. Eshte koha qe
    qytetaret shqiptare ,te dalin sheshit e te protestojne kunder ksaj vale te inkuizicionit mesjetar otmoan

    1. tarasi says:

      o qutetari i revoltuar , ” shteti duhet te reagoje menjehere ” cili shtet ??? pse kemi shtet ?? po ata prandaj bejne keshtu dhe kercenojne me menyra te ulta pikerisht se nuk ka shtet , ky joni eshte shtet rumpalle , dhe jo i se drejtes ………..

  7. titi says:

    Qelbesirat pa tru dhe pa bese e kane vendin te kalben ne burg. Te mesojne dhe te tjeret qe u jane shiturdhe u sherbejne plehrave.

  8. luzati says:

    Rudine ,te inkurajoj ta cosh deri ne fund betejen me keto “egersira te orientit” qe jane ambetje te injorances dhe prapambetjes ,ne edukim te shqiptareve keto 30 vj e fundit.Keta jane njelloj si ai Imami -hoxha qe kishe ne studio qe thoshte “nuk e njoh Skenderbeun” si hero pasi ka vrare muslimane per leke-flori ???????? Ketu mbaron debati ,po te isha si ty do te thoshja ,Me fal , ti duhet te dalesh nga kjo studion sepse ne te gjithe qe jemi ketu kemi si hero kombetar Gjergj Kastriotin……Po ju a zgjate ketyre plehrave ,keshtu do te reagojne.Kjo eshte DEMOKRACI NE KOHERAT E KOLERES

  9. MAJAKOVSKI says:

    Ju pershendes Rudina Xhunga Hila .Si gjithnje jeni e sakte dhe ne te drejten tuaj jashte cdo abuzimi. Nuk je vetem shiptaret mbare ku jane kane nje dhe vetem nje hero kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu qe eshte lartesuar nga shume e shume kombe te tjera qe ia njohin vlerat. Per kete njohja e tij shtrihet ne mbi dyqind shtete aneembane botes te cilat e perjetesojne kete figure te madhe te kombit tone me muzike,piktura,skulptura parqe e sheshe. Vetem ne kete kuptim ai nuk eshte vetem i yni, por ama origjina e lindjes se tij eshte vetem nje Shqiperia dhe specifikisht Sina ne Diber ashtu sic e ka percaktuar historiani i madh i kombit Kristo Frasheri. Mbaresi ne familjen tuaj te mrekullueshme Rudina e Dritan.

  10. IP says:

    Kercenimet, fyerjet, sharjet, dhuna, perbaltja, krimet nga urrejtja duhet te perndiqen dhe denohen rende. Drejtesia shqiptare dhe ata qe jane pergjegjes per zbatimin e ligjeve, te mbajne pergjegjsi dhe te zbatojne ligjin se per kete paguhen. Parlamenti te rishikoje ligjet ne mbrojtje te kujtdo dhe t’i beje ato me te rrepta. Si zonja Rudina, individet duhet te denoncojne cdo kercenim, apo dhune verbale direkte apo ne rrjetet sociale, telephone etj dhe t’i shkojne deri ne fund denoncimit. Gjykatesit te japin denimet maximale per keta injorante, dashakeqe apo sherbyes te dikujt, qe do ta shikoje kete popull e shoqeri te zhytur ne kaos, urrejtje, dhune. O njerez verini gishtin kokes. Ne traditen tone ka qene respekti per komshiun, te afermin, bashkepuntorin ne vendin e punes… Po harrohet cdo vlere morale qe mban ne kembe shoqerine njerzore.
    Zonje, coje deri ne fund kete denoncim dhe bej public cdo hap tendin dhe mos lejo qe keta perbaltes te ndyre te te ndikojne jeten dhe punen tende. Injorantet e dashakeqet te mesojne te permbahen, dhe te perpiqen te kulturohen ose te perballen me denimin.

  11. Konti Sbalta says:

    Pershendetje Rudina:I kam ndjekur vazhdimisht emisionet e tua,por mbreme po ndiqja nji emision tjter dhe po me vjen keq qe e paskam humbur ,se duhet te kete qene shume trondites per derisa na qenkan revoltuar ekstremistet e islamit . Mos u ligeshto per fyerjet dhe mos u tremb nga kercenimet .Le tu prije grave si ty shembulli i ndritur i Shote Galices dhe Nores se Kelmendit . Kjo fryme e keqe e ekstremizmit islamik u mbuall ne vitet “90 me antaresimet ne boten Islame dhe u financua nga banka islamike.Tashti po mbijne si kerpudhat mbas shiut dhe po pushtojne qytetet tona ferexhet imamet e hoxhallaret qe edhe festat fetare po i kthejne ne cfaqje publike per te dhunuar heronjte tane ne qender te qytetit .Edhe njihere te pergezoj per guximin tend dhe te shpreh mirenjohje qytetare per misionin tend te nderuar. Fatmiri

  12. Arion says:

    FIZIONOMIA ESHT IDENTITETI ME I SAKT I KUJTDO DHE TI NE FIZIONOMI JE KINEZE SE NE SHQIPERI GJITHNJE KA PASUR SPECIALISTA KINEZ DHE ATA PGUANIN SHUM PER KONTAKT ME FEMRA SHQIPETARE

    1. freland says:

      Arion , me sa kuptoj ti nuk e ke pare asnjihere nga afer Z. Rudina Magjistari por e gjykon vetem nga nje foto .
      Megjitjhate dua te te pyes jot eme, gjyshja, motrat apo kusherirat ta kene mesuar kete sekret te kinezeve apo e ke nga praktika jote personale ?….

  13. DIngo says:

    Pukjanet njihen per Burra bythqira,Po dhe pukjan dhe bythqire dhe Turk,Jepi adresen ambasades Greke ne Tirane dhe ta sjellin peshqesh ne mengjez ne Kakavie.Greket nuk Tolerojne Trima te Islamit ne vend te tyre dhe mire bejne.Zonja Xhunga je nje Zonje e nderuar dhe e kulturuar,Islami nuk i do njerezit e kulturuar dhe me shkolle se i nxjerrin hilet,Islami kerkon Gomaret qe kujtojne se do qijne gop nen dhe,se mbi dhe mbeten duke ja skuqur koken.

  14. Aureli says:

    Rudina gjithe shqiptaret jane me ty. Keto plehra islamike do marrin fund shpejt.

  15. Marin says:

    Jepia emrin prokures greke se ta bijne me vrap islamistin e qelbur jetoka edhe ne greqi te shkoje ne turqi zagari te zhduken te gjithe islamistat nga shqiperia do te ishte njemijehere me è bukur ma mjekrat callmat zhulsat une qe shkruni jam myslman
    Po kombi vjen para te gjithave

  16. Tuno says:

    Më budallenjtë në këtë Botë janë ata që besojnë në Zot.

  17. Geri NYC says:

    Sapo e pashe ne Facebook ky robi eshte nacionalist nuk eshte islamist. Me siguri e ka kercenu Rudinen se kishte ftuar ate talebanin jo per Skenderbeun.

    Kontrolloni Facebookun e tij dhe do ta kuptoni.

  18. besa says:

    Mendimi im; Xhunga kerkon te jete ne qender te vemendjes si puna e ver llapes ke 21 dhjetori,qe lyp nf
    donje lek,po i dhane mire ,po nuk i dhane te shan neper dhembe. Bashkohem me nje koment me lart ku Xhunga nuk eshte ndonje gazetare qe le mbresa,shtiret po nuk eshte origjinal,nejse puna e saj se mund ta mari si kercenim.

  19. xhemal says:

    solidarizohem me gazetaret
    duke mbrojtur rudinen mbrojme fjales e lire .mrojme neneat .grate.e vajzat torna .shtepine tone vendin ku duam te jetojme me dinjitet.ne nje vend democratik mund te shprehemi per gjithcka duke riajtur etiken e dinjitetin e tjetrit.patrioti i rreme nga Grecia shpreh gjithe injorancen e edukaten minore .i duhet dhene nje mesim i mire duke e cura para drejtesise

  20. Edi says:

    Ky është një tjetër shembull idiot i zgjuarsisë gazetareske. Në shqip themi zakonisht për dikë e kanë kërcënuar me “vdekje”, dmth i kanë thënë “do të të vrasim”, etj. Vetëm te TEMA shof se mund të të kërcënojnë edhe me shprehje të tipit “do të të jetojmë”. *laugh-laugh-laugh*

  21. KumbaroM says:

    Kjo bibë vetëm kështu, me imamë dhe ” kercenime imagjinare ” mund perkohesisht të terheqe vemendjen. Deshtake qe ne gjeneze. Me google- kulture dhe mjerane si gazetare. TCH ja mbajti perkohesisht aksionet ne gazetari. Kaq

  22. shkupi says:

    E nderuara z. Xhunga ! nuk e kuptoj shqetesimin duke i lexuar mesazhet e legenave , ata jane dhe do te jene te felliqur gojen duke n’grene jashteqitjet e familjes se vet se ashtu jane te edukuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje