Voltana Ademi zbutet me Edi Ramën

6 Shtator 2017, 11:39Politika TEMA

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila është përfshirë disa herë në replika të ashpra me kryeministrin Edi Rama, duket se është zbutur.

Ajo ka përshëndetur Ramën dhe mbledhjen informale që ai ka bërë me ministrat e rinj, në Velipojë dhe i ka shtrirë atij dorën e bashkëpunimit.

Reagimi:

Bashkia Shkodër dhe kryetarja Znj. Voltana Ademi përshëndesin organizimin e mbledhjes së radhës së qeverisë së re shqiptare në territorin e Bashkisë Shkodër: suksese në ushtrimin e mandatit tuaj në funksion e shërbim të qytetarëve!

Me këtë rast, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen dhe prioritetet e kësaj qeverie disa nga projektet më madhore të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV), hartuar më pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit të Shkodrës.

Rivitalizimi i Hyrjes së Shkodrës (perimetri Bërdicë-Shkodër)

Përmirësimi mobiliteti dhe aksesit ndërkufitar (Aksi Rrugor Shirokë- Zogaj përfshi pikën doganore);

Mbyllja e unazës dhe zhvillimi i turizimit të integruar malor (Kompletimi i Unazës Shkodër-Shalë-Theth-Bogë-Koplik);

By-Pass Lindor i Qytetit Shkodër;

Muzeu i artit pamor “Lin Delija”;

Rikualifikim i i ballinës Ujore buzë Liqenit të Shkodrës;

Urbanizimi i Plazhit të Velipojës dhe zonave informale Mark Lula, Kiras, Rrethina;

Qendra e Trajtimit të Ujërave të Zeza Shkodër.

Bashkia dhe Kryetarja Ademi urojnë vërtetë që qeveria e re ta ketë seriozisht dhe gjithnjë në prioritetet e saj, ashtu si në këtë mbledhje të parë, territorin e Bashkisë Shkodër.

Presim që ky takim i qeverisë të ushqejë një tryezë dialogu mes pushtetit vendor dhe qëndror për materializimin e projekteve të propozuara për Shkodrën, duke i garantuar nga ana tjetër, bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndersjelltë

8 komente në “Voltana Ademi zbutet me Edi Ramën”

  1. Hasan Prishtina says:

    Era ora

  2. Kurvari autobuzave says:

    Voltana do dem !

    1. Kujtimi says:

      Po do dem
      Ponje dem Race

  3. joel shkodra says:

    Duke lexuar keto prioritete te qeverise ndaj Shkodres (nese do te vertetohen), titulli i lajmit duhej te ishte ne te kundert: “Edi Rama zbutet me Voltana Ademin”.

  4. Qifi says:

    U shpofshi te dy se te dy njelloj jeni ……edhe ne surrat

  5. Salkaro says:

    I plasi edit per voltazhin voltanave..putanave.

  6. Taku says:

    Rrofte Boltana, zoje gru prz s’e ban qefin qeder, kujdes Fili se po bahet mire me Edin e te doli doret. ?

  7. Konti Sbalta says:

    Zbutja e kryeneces.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje