Gjyshja ime nga babai ka qenë një grua që po të kishte lindur në kohët e sotme me siguri do kish kapur një karrige në Parlament. Mundet ta kishin zhdukur kryetarët edhe nga listat pas një farë kohë, por të paktën një mandat do kish hyrë në portën e Parlamentit. Ajo ishte diplomate për nga temperamenti, e zgjuar dhe shumë e emancipuar, edhe pse nuk kish mbaruar as 8-vjeçaren.
Nuk kujtoj nëse dinte tabelën e shumëzimit apo pjesëtimit, por dinte mirë të drejtonte shtëpinë dhe të priste e përcillte njerëz me një pako oriz.
Gjyshi ishte njeri i drejtë, punëtor dhe dorështrënguar me blerjet, por jo me miqtë. Kur ata vinin tek shtëpia në fshat (Burgajet) nuk pranonte kurrsesi që të largoheshin pa drekë. Kur ishin të rëndësishëm, gjyshja e kapte pulën, kur nuk ia vlenin dhe ishte vetëm një budallallepsje e gjyshit ajo gjente një mënyrë të mos e kapte pulën.
Kjo më argëtonte pa masë mua, bishtaleces së vogël, por ajo që nuk kuptova kurrë është sesi ia dilte të bënte një drekë edhe kur në shtëpi nuk kishte qoftë edhe një pako oriz. Këto janë sekrete grash shqiptare, që meritojnë nderime me statuja si burrat që kanë fituar beteja dhe si rilindasit që kanë mbajtur gjallë gjuhën dhe shpirtin e kombit tonë.
Kur isha e vogël kaq kuptoja, vetëm aftësitë magjike të gjyshes sime, që gjente gjithmonë një zgjidhje jashtëtokësore për të pritur miqtë e beftë dhe për të shmangur nervozizmin e gjyshit. Burrat e asaj kohe kishin për detyrë të ishin të vrazhdë dhe gratë të nënshtruara. Rrjedhimisht kjo trashëgohej edhe tek edukimi. Djemtë rriteshin si heronj dhe sidomos si të dhunshëm. Vajzave u mësohej nënshtrimi me devizën “mësohu se do shkosh te burri dhe atje nuk ka llafe. Ul kokën!”.
Për habi, sot kujtoj që në derën tonë nuk ndodhte kështu. Gjyshja i përkëdhelte të bijat dhe i trajtonte si princesha. Djemtë si princër! Ishin të gjithë të njëjtë në sofrën e saj, ndonjëherë edhe me përshesh me valë (përshesh me ujë të valuar dhe gjalpë të shkrirë, traditë e zonave veriore në kushtet e varfërisë).
Nuk e di nga e dinte ajo grua e rritur jetime me një burrë të ndershëm po pak të vrazhdë se dhuna nuk ishte familje, se ajo sidomos parandalohej që nga nëna tek fëmija. Nga e dinte se djalit i duhej mësuar me abetaren dhembshuria dhe respekti për gjininë e bukur. Madje, ndryshe nga gjyshi komunist që votoi derisa vdiq majtas, gjyshja e kish mësuar si lexohej PD dhe votoi derisa vdiq për Salën.
Ajo e shihte demokracinë si alternativë për gratë. Si një jetë më të mirë. Vdiq me pengun që nuk kishte moshën time dhe krenare që ia doli të votonte gjithmonë fshehur gjyshit për PD-në. E urrente varfërinë dhe gjyshin disi që nuk i bleu kurrë një unazë të bukur floriri. Por shkoi e qetë se në shtëpi ia doli të mos ushqente dhunë, si ajo pula që gjente mënyrën të mos e kapte kur nuk ia vlente bujtësi.
Kjo është historia e gjyshe Bies.
-Ka disa ditë që media vlon nga rrëfime për vrasësin e Fildesit, gjyqtares që deshi një jetë më të mirë për fëmijët po sidomos edhe për veten e saj. Nga edukatore u bë gjykatëse. Një grua që studioi dhe nuk pranoi të pinte Redbull duke parë telenovela me vjehrrën në shtëpi. Kam lexuar komente të pështira prej grash që mbanin anë për nga vrasja me idenë se edhe viktima nuk ishte pa faj. Se duhej të duronte dhe të shijonte pasurinë e tregtarit.
Ndërkohë vlen të thuhet se gratë nuk i vrasim vetëm kur i vrasim. Ka gra që nuk kanë burra psikopatë, por i masakrojnë vetëm pse vlejnë. Pse kanë arritur të kenë një jetë, të pluskojnë mbi vanitetin e një çante të shtrenjtë.
Të jenë dikushi në këtë vend të vogël që ndonjëherë përplas njëjtë të zakonshmin dhe gjeniun. Të fortin dhe të dobëtin. Të pasurin dhe të varfrin!
Kurajshëm them se ka më keq se Fildesi. Nuk duhen ligje vetëm për dhunën fizike. Një dhunë e re ka kohë që është shfaqur dhe askush nuk po e vë ujin në zjarr, si gjyshja ime që bënte sikur nuk e kapte dot pulën, ngaqë nuk donte në fakt ta priste./Tiranapost.al
Dole prape ti e kazanit !?
O Mira Kazani, Po ti gjej nje burre njehere, martohu e pastaj fol se si familja duhet te konsiderohet gjeja me e pavlere ne kete vend, aq sa ta prishesh diten kur krijon pavarsine ekonomike.
Bravo Mira! Ke bere nje shkrim brilant.Mos i mere ne konsiderate ata qe te poshtrojne me komentet e tyre,se ata aq din e aq bejne.Aq ment u ka dhene perendia.Nuk kane faj.
Doli kjo tyryfycka po si nuk e shkroi nje gje per se mbari… perralla me mbret tipike e shqiptareve qe ne shtepine e tyre jane rritur shume mire si princeshe (lesh lesh), ndersa e gjithe pjesa tjeter rritej ne nje mentalitet te eger… kjo nga fshati dhe te paarsimuar eshte rritur me mentalietet “europiane”… shko moj pirdhu andej…
Aman vetem ti mos hap goje per dhunen apo padrejtesite e burrit pasi nuk ke patur asnjehere burre ne jeten tende keshtu qe as nuk mund ta kuptosh jeten e Fildesit te ndjere apo grave te tjera… E bere nje shkrim more leket… hajt shendet tani…
Keqardhje Mira Kazhani, te meshiroj.
Ke bere nje corbe si leng geshtenjash, si gatimet e gjyshes tende, qe ua paskesh shtruar miqve edhe pa pasur asgje per te gatuar ne shtepi.
Nuk t’u ndenj as ty pa vrapuar pas berihait dhe pa katranosur kete pacavure gjoja ne mbrojtje gjyqtares se vrare.
Tamam si Bija, gjyshja jote, qe paskesh vrapuar te votonte per PD-ne sepse na paskesh dashur emancipimin e gruas, kurse komunistet medemek, na paskeshin qene kunder emancipimit, sepse ata i mbyllen grate neper shtepia, nuk i shkolluan deri neper universitete dhe nuk u dhane vend ne drejtimin e zhvillimit te ekonomise, arsimit, shendetesise dhe shkences shqiptare.
Pika qe s’te bije moj Mira Kazhani, qe medemek per t’a bere gjyshen tende te denje per deputete, ne fakt e paraqite si Bije Biba!
Shume dakord qe dhuna ne te gjitha format e saj nuk duhet te jete aspak e pranishme ne familje, shoqeri, pune a kudo. Por ti si gazetare duhet te besh investigim dhe te japesh fakte. Une nuk e di cfare marredhenie kishte e ndjera me familjen e ish bashkeshortit. A e detyronte vjehrra te pinte red bull apo te shikonte telenovela.Gazetaria me supozime sikur nuk eshte objektive apo jo? Une mund te denoj veprimin e vrasjes dhe dhunes. Mund ta kuptoj indinjimin qe ke dashur te shprehesh, por me shume i ke kushtuar vemendje pershkrimit te familjes tende sesa fatkeqesise qe ka ndodhur. Nje gazetar i mirefillte ne kete rast do botonte nje artikull me domethenes, pasi ka aq shume problematika dhe ngerce per t’u trajtuar saqe telenovela do ishte e fundit nder to.
Ja dhe dy komentues vrases te mirefillte. Edhe nese nuk kane by..e per te vrare me plumb, ata mundohen te vrasin me fjale, te vrasin fjalen e lire dhe njerezit e lire. Si grua kurajone, por “fshatare”, sipas tyre, Mira nuk ka te drejte te perdore fjalen e lire ?!.Ikni ,o funderrina, mbasi burra nuk mund te quheni dhe lerini te qete njerezit…
pershendetje shiko gjyshet apo gjyshet ne ate kohe vetem nje veshtrim te bejne sepse njerezimi nuk eshte njelloj ne viteve te shkuar fenatizmi i disa persona nuk i lejne gri kryte larte dhe bejne si te paditur ,kur burrat ikin dhe fshien dhe mendojne se grate e tyre jane te pa afte por ato gabojne rende dhe pendohen per cfare i bejne femrat e tyre
Paskan qen bythlepirsha, Kur i vinin njerez te rendesishem kapnin pulen……,,????♀️?♀️?♀️?????
Paska qen e zgjut gjyshe bilja prej burgajeti.
Kot e ke sjelle shembullin e gjyshes tende moj e bekuar! Shembulli i gjyshes tende eshte si i te gjitha gjysheve tona njehere e nje kohe…. rrinin te mbyllura ne shtepi me shami kokes, me demiqe apo me 30 pale rrobe veshur ku nuk i dukej as kavilja e kembes, lanin-shplanin, gatuanin buke ne magje, prisnin e percillnin , mbushnin dhe mbanin uje me gjyma, firmosnin me gisht se nuk dini as nje kerrabe te shkruanin ne leter, (vete thua se nuk kishte as 8 klase shkolle) me pak fjale nuk dinin se nga lidhej gamori, por ama kishin edhe virtyte te tjera, qe respektonin shume te parin e shpise (ashtu ishte zakoni dhe koha), ishin shume punetore dhe te ndershme, etj etj gjera qe ua impononte koha, zakoni, tradita, religjoni, shoqeria, etj etj…
Mos kerkon zotrote qe te kthehet prap ajo kohe?
Shpesh here na thuhet qe krimi ne familje vjen si pasoje e gjendjes se mjerueshme ekonomike?!
Kjo nuk eshte aspak e sakte dhe rasti i fundit ne fjale, (por edhe shume te tjere) e hedhin poshte kete teori.
Edhe rastet e “gjysheve” qe permendni ju zonje, pra me shume veshtiresi te medha ekonomike nuk gjeneronin kurre dhune dhe vrasje ne familje! Arsyeja PSE-se eshte shume e thjeshte: Dikur burrat ishin buRRa, dhe luanin rolin e burrave, ndersa grate ishin Gra, dhe luanin rolin e gruas. Nqs gjithsecili luan rolin e tij ne familje, veshtire se ndodhin ngjarje te tilla! Sot ne emer te shkerdhatokracise, buRat po behen si grate, por edhe grate po behen si burrat. Arsyeja kryesore pse kemi fenomene gjithnje e me te shpeshta te ketij lloji, eshte edhe mungesa e emancipimit te shoqerise , qe vlen per te dyja palet pa perjashtim, por fatkeqsisht rruga qe u ndoq vitet e fundit per emancipimin dhe civilizimin e shoqerise (gjithnje te te dyja paleve pra burre/grua) nuk kaloi nepermjet punes dhe shkollimit, djerses dhe merites, zotesise dhe perkushtimit, por kaloi nepermjet dallavereve dhe poshtersive, arrogances dhe injorances, egos individuale dhe paligjshmerise, shpesh here ne border-line te imoralitetit dhe legalitetit, etj etj etj…dhe nga emancipim i mirefillte u shnderrua ne revanshizem gjinor, supremaci gjinore, humbje te identitetit gjinor (pra kemi gjithnje e me pak buRRa, dhe gjithnje e me pak Gra) deri sa arritem ne shembje te ekulibrave natyrale, shembje te vlerave dhe traditave te mira qe kishim si popull, dhe restaurimin e kesaj bordelloje qe kemi sot!
Konkluzioni eshte qe fajin nuk e kane individet ne vetvete, pra populli por ata qe e “qeverisen” gjithe keto vite dhe e katandisen kete popull ne kete gjendje te mjerueshme, duke e ushqyer me iluzione false dhe idiotizma apo banalitete, duke kultivuar “vlera” te kota dhe te zbrazeta, te tipit : pasurim te shpejte dhe me dallavere apo imoralitete, komoditete te pa merituara, e shume e shume derivate te tjera ,gjithnje te paligjshmerise apo imoralitetit !
Ja pra pse nuk hyjne shume ne pune shembujt e gjysheve ketu e dashur, sepse merita ne rastin e tyre nuk eshte vetem e gjysheve , por edhe e dikujt tjeter, pra atyre qe drejtonin shtetin dhe shoqerine!
Le ta fillojme emancipimin nga arsimi i mire dhe i shendetshem (jo nga ai i diplomave false apo i kafeneve), le ta fillojme nga punesimi per te gjithe (burra&gra) dhe pa diskriminime ne pagese, le ta fillojme nga rivleresimi dhe promovimi i traditave me te mira qe kemi si popull, (pa abuzuar me lirine individuale) dhe do te shohim qe rezultatet do ti kemi shume shpejt, keto fenomene do te ulen ndjeshem dhe do te futen ne parametrat normale (eshte e pamundur te zhduken krejt) dhe do kemi nje shoqeri me te mire, me te drejte, dhe me te barabarte. Respekte.
Tregimi mesiperm i referohet periudhes komuniste, te nje familje qe jetonte ne maje te maleve, ne fshat, pra ne fu d te botes. Provlemi eshte se autorja qe sjell kete tregim familjar, harron qe shoqeria shqiptare, ashtu si dhe shume shoqeri europiane perendimore jetonin ne nje shoqeri patriarkale, pra kishte nje shtylle ne krye te çdo familje. Harron te thote se nese kesaj familje i cenohej siguria, ishte kjo shtylla e familjes qe i dilte per zot, mire apo keq, keto ishin ttefullat e fuksionimit. Na thote se gjyshja votonte PD se emancipoi gruna dhe gjyshi PS… Pfff sistemi komunist dhe pse me dhjetra te meta, horrlliqe qe mbarti, kishte meriten se emancipoi gruan, e nxorri nga injoranca, e lejoi te shkollohet, te meret me sport, te edukohet, te kapi postet me te larta,derî ministre!! Kurse pseudo demokracia qe votonte gjyshja e kesa, solli kurvellikun, femrat qe pinin kafe, fshataret qe i ftonin burrat e martuar per paçe me red bull…
Keshtu qe kjo pseudo gazetare, me mire mos shkruaj dje se na mbush gazeten me plehra per konsum fshataresh.
Cka eshte dhuna?
Dhuna eshte fisike,ose me grushta
Po dhuna eshte edhe psishike kur nje i arsimuar fyen nje te paarsimuar vetem nga fakti i fatit qe i ka dhane mundesi me u shkolluar. Edhe bile kjo e dyta eshte ma shkaterimtare se te gryhen vetbesimin e te prek ne shpirt.
Pra kur perdorim gjyqtarja edhe katundari jemi te dhunshme,sepse kemi percaktuar fajtoret sipas dijes se pretenduar te tyre…edhe kjo dhune psishike cdo dite shfaqet ne mediat shqiptare ku maloket,fshataret ,katundaret fyen edhe pse jane ndoshta nje qind here ma fisnike se ´qytetaret’ …
Cka eshte dialogu e si behet dialogu eshte pyetja kur duam me shmang dhunen.
Dialogu eshte kur shohish edhe anen e tjetrit, e vihesh ne vend te tij qofte 5 mn e jo vetem anen tende. Atehere pranojme edhe kuptojme edhe dhimbjen e tjetrit.
Edhe vetem pastaj mundemi me kerkuar nje zgedhje te pranueshme per te dy,
Po Shoqeria shqiptare eshte mesuar vetem me mik e armik,dmth,vetem bardh e zi. Edhe armikun duhet me vra,me zduk etj. Gjithe jeta e moshen mbi 30 vjete eshte nje indoktrinin antiarmik,me nje barbari te papare e te pranuar nga kjo shoqeri.
Pra duhet shume,shume ma shume pune ne shoqerine shqiptare qe dhuna te largohet,qofte n’aspektin familjar,qofte n’aspektin shoqeror.
Ekselente si gjithmone Mira Kazhani!Mos e vri mendjen per ndonje driteshkurter nga ata te cilet do kene patjeter ndonje ndrydhje te brendshme dhe egon mashkullore e nxjerin duke share ndonje gazetare!Vlerat tregohen nepermjet edukimit,arritjeve dhe formimit intelektual!Je padyshim vlere e shtuar ne fushen e gazetarise,por pena jote e mprehte shpon ndonje dallkauk qe duhet te kete lindur ne shtepi me carac ne oborr!
o Goca ti mirë bën qe shkrun , po mos i q…..i robt si puna e Manes qe i vodhen lopën..që i thonin të gjithë ke faj o Mane…. se dhe ju grate sjeni pa faj….
Çfarë trashëgoj ajo nga sistemi i kaluar , në çfarë pozitash ndodhet ajo sot , dhe sa dhe si është përshtatur ajo sot në “botën moderne”
Në ç’do libër fetar , të ç’do lloj feje , po të lexosh do kuptosh se në to thuhet se burri respekton dhe mbron gruan, por gruaja është ajo qe duhet të degjoj e respektoj burrin ,të kujdeset për femijet e familjen ? ( jo se kjo nuk është dhe detyre e burrave )
Por çfarë ka ngjarë gjatë këtyre 26 vjetve në shoqërinë tonë !
Sipas statistikave del se numri i divorceve është shum më i madh se ai i martesave , numri i aborteve është skandaloz, si dhe numri i atyre qe deklarojnë se jane gjini ( x) sa vjen e rritet !
Mosha mesatare e popullsise ne shqiperi dikure ishte tek 26 vjec , nga dita ne dite ky raport po ndryshon duke u përkeqsuar e rritur.
Duke u ndikuar negativisht nga kushtet ekonomike , çiftet e reja e kanë shumë të vështirë ti përballojnë jetës famljare.
Por ajo që do donim të diskutojmë sot është psikologjia e femrës shqiptare ne keto rrethana
Duke parë botën e zhvilluar , pretendimet e sajë ne rritje , duke i mëshuar dhe duke shfrytëzuar seksin femër , janë bërë ndaj bashkë shortit nje fryme mbytëse, deri atje sa presioni psikologjik ndaj meshkujve i detyron ata , për të plotësuar kërkesat e të dashurave ose grave , të ndërrmarrin veprime të cilat janë jasht çdo mundësie për ta, duke i shtyrë në ( vjedhje , narkotikë, bixhoz etj etj).
Pra kjo është një anë negative në psikologjinë se femrës shqiptare sot , Psikologji e bazuar te kërkesa absurde ,të cilat e kanë zanafillën te mentaliteti i dobët, ai shkollor dhe ai familjar që ju ka kushtezuar atë mënyrë jetese, d.m.th. të keshë gjithsha ,pa bërë asgjë.
Sipas një raporti të kohëve të fundit shumë femra shqiptare të moshave të reja, pa pasur asnjë ditë pune, disponojnë miljona në llogaritë e tyre bankare. E c’fare ta doje pastaj ajo burrin ? Te behet sherbetorja e burrit dhe e femjve ? Po te hapesh FB do gjeshe qindra e qindra femra shqiptare duke transmetuar on line bukurite trupore apo foto nudo…se perse ? Sepse Like ne FB sipse psikologjise se dobet qe kane, mendojne se do ju hapi rrugen e njohjes ne jete ,duke ju sjelle perfitime ekonomike.
Shikon femra te ngulura perpara ekraneve te televizionit duke ndjekur seriale Turq, dhe harrojne te gatuajn apo te ushqejne femijet, ti vene ata te mesojne apo tju qendrojn prane.Dhe kjo nje mode e re e shoqeriase moderne.
Po ti pyesesh cfare dine te gatuajn : veze te skuqura dhe makarona , do thote dikush nga Ju, ore si shum dashke ti,dhe aq shume jane…po po keni te drejte ketu ku kemi arritur dhe ato shume konsiderohen, ndaj sot femijet jane super te shendoshe ,sepse hane gjera te gatshme te blera ne treg..
NJE PYETJE : Ato nenat tona dikure si na rriten , kur benin dhe rrisnin nga 3 femije, qe nuk kishin as lavatrice e as frigorifere, qe punonin me tre turne, ndersa zonjat e sotme s’bejn dot nje femije, dhe s’mbajn dot nje burre e familje !
Sot kaq shume ka hecur perpara shoqeria jone sa femrat deklarojne se jane super femra dhe dashurohen vetem me femra!
Dhe smjafton kjo po dalin ne rruge duke uleritur se kerkojne te drejtat e tyre.
Ndja pa dashur te devijome nga DENIMI qe i bejm veprave kriminale te disa burrave, qe abuzojne duke perdorur dhunen ne familje, nderkohe qe: nese nuk meresh vesh me nje njeri te seksit tjeter, i drejtohesh drejtesise dhe shkeput mardheniet me ate njeri pa kaluar ne faza te tjera abuzive, per kedo qofte, sepse kemi degjuar dhune ne familje ,ku gruaja rreh burrin…
Por duke alalizuar shume raste, vume re se jo vetem burrat jane zanafilla e se keqes, ne dhjetra raste dhe jo ne disa, femrat jane shkaku kryesore i shkaterrimit te berthames familjare.
GJYSHJA IME NGA BABAI ME ZGJUARESINE E SAJ DO ISH JO VETEM DEPUTETE POR EDHE MINISTRE E BRENDSHME .
KA NJE HISTORI PER KETE GJATE LUFTES ITALO GREKE POR SE RREFEJ SE NUK DUA T’MA MARRE PER KONKURIM ZONJA.SA TE ZONJA I KEMI PATUR GJYSHET SHYQYR QE S’NA LEXOJNE…!
Po te lexosh mire paralelizmin,i bjen qe shteti eshte i zgjuar si Bia,qe kap ata qe ja vlen …po nga Burgajeti ca do presesh
Jepini burra, shfryni gjithe urrejtjen dhe injorancen tuaj ndaj kesaj vajze qe me shume ciltersi shkruan dicka sic e ndjen me qellimin e mire te beje dicka per kete problem te madh e te turpshem te shoqerise shqiptare. Beni gjyqtarin dhe perkrahni kriminelin. Turp t’ju vije per injorancen tuaj dhe shpirtin e zi. Po kur burrat e ketij vendi shkojne me motren femije te gruas, apo me vajzat a tyre, por kur burrat rrembejne e prostituojne te fejuaren, grua, vajzen, kusheriren vajzen e komshiut, bile dhe nenen e tyre, pasi I perdhunojne vete me pare si kafshe, po kur I rrahin, I fyejne para femijve, ju kerkojne te bejne gjithe punet e rend e vete te hane sufllaqe e raki e te paguajne dashnore etj etj etj pse s’e hapni gojen. Turp t’ju vije, shikoni si e keni katandisur vendin, familjet, femijet tuaj.. Mbillni kanabis, beni para te pista, bridhni me dashnore, vrisni, flisni ndyre dhe pastaj fajin jua kane grate. Mira vazhdo punen tende, mos I degjo keta te deshtuar injorante qe ne kohen e Enverit as gojen nuk hapnin nga frika.
Eshte nje fjale e urte: Burri I keq ben dhe gruan te keqe. Mira, me pelqen sinqeriteti yt. Vazhdo shkruaj dhe perpiqu te ecesh perpara ne profesionin tend duke mesuar e punuar shume. mos jua ver veshin sharesve, dhunuesve, te pa arsimuarve, te pa kulturuarve. Sa per martese, mos u nxito, mendohu mire, gjej nje njeri me educate dhe qe respekton te tjeret.
Tema me censuron shpesh,
A doni me per Belulin?
Shembulli I sjell nga autorja eshte I vertet. Ne familjet e asaj kohe rolet e prinderve ishin te percaktuara prej shekujsh. Grate mereshin kryesisht me punet e shtepise, me lindjen dhe rritjen e femikve dhe gatimin. Punet jashte shtepise, shkollimi, punet ne administrate etj ishin kryesisht te burrave. Kurse raportI mes tyre ishte; burri ka gjithmone te drejte. Tani ka ndodhur nje permbysje, kufinjte Jane thyer, gruja merret me te gjitha punet qe merren burrat, kurse morali I vetem eshte bere leku. Ketu nuk mund ti referohemi dot shembullit te gjyshes se Autores. Nenat e sotme kerkojne karier jo pune shtepie. Ato nuk bejne me lindje naturale por me operacion qe te ruajne linjat. Femrat e sotme shesin kryesisht bukurine, nxjerin hiret sa kur nje mashkull ulet perball ndihet ne siklet. Tema kryesore e tyre nuk eshte shtepia, po leku, makina dhe seksi, term qe ne kohen e gjysheve ishte turp ta degjoje e jo te flisje rreth tij. Ky arsyetim vlen edhe per burrat qe dihet te pranojne rolin e ri ne familje dhe raportin e ri me bashkeshorten dhe femijte. Keto ndryshime dhe te tjere kerkojne, kalimi nga kultura jone lindore, anadollake ne ate perendimore. Duhet shume kohe, duhet koha e nevojshme qe kultura e re te pertypet nga shoqeria jone dhe deri atehere rastet e vrasjeve nuk do te na ndahen.