Dy britanikë, një amerikan, një slloven dhe një izraelit ishin angazhuar si këshilltarë të dy ish-kryeministrave të fundit të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit dhe Emil Dimitriev.
Ata i kanë këshilluar kryeministrat për ekonomi, turizëm, politikë të jashtme dhe për tërheqjen e investimeve të huaja.
TV Telma njofton se këshilltarët e huaj janë paguar nga 2 mijë deri 7 mijë dollarë në muaj.
Në këtë shumë nuk përfshihen biletat e udhëtimeve dhe akomodimeve.
Izraeliti Jehoshua Shuki Glajtman është këshilltar për ndërmarrësisë dhe inovacione.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në nëntor 2012, ai ka fituar 26 mijë dollarë për shërbimin një vjeçar.
Sipas llogarive të biletave të avionëve të cilat i ka paguar qeveria, ai ka qenë i angazhuar edhe në tre vitet e ardhshme.
Britanezo Colin Geffrey, për herë të parë në Maqedoni erdhi në vitin 2008 si përfaqësues i Jonson Meti, ndërsa për shërbimet e tij Gruevski e ka paguar 4 mijë euro në muaj.
Për sllovenin Marjan Hribar mund të gjenden informacione se është drejtor i filialës austriake të kompanisë turistike “Kompas”.
Ai për shumën e 2500 eurove në muaj, ka këshilluar Gruevskin në fushën e turizmit në Maqedoni.
Amerikani George Pery sipas marrëveshjes me qeverinë të nënshkruar në 2013 është angazhuar për tërheqjen e investuesve të huaj nga industria e automobilistikës dhe për këtë është paguar 5 mijë dollarë në muaj.
Mes këshilltarëve të Gruevskit dhe Dimitrievit është edhe Aleksandar Nikovski, djali i ish-diplomatit Risto Nikovski, i cili është paguar 3 mijë euro në muaj. Nikovski ka pasur detyrë të promovojë mundësitë për investim në Maqedoni.
ehe, mo Mero…ai kerkoi 700,000 me bllok ne dore dhe ti se permende fare…..ne Tema