Koreja e Veriut paralajmëron të tjera ‘pako dhuratash’ për SHBA-në

6 Shtator 2017, 09:43Bota TEMA

Një diplomat i lartë i Koresë së Veriut të martën paralajmëroi se vendi i tij është i gatshëm t’i dërgojë SHBA-së “më shumë paketa dhuratash”, ndërsa fuqitë botërore u përpoqën të japin përgjigje ndaj testit të fundit të armëve bërthamore të Phenianit.

Han Tae Song, ambasador në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, konfirmoi se Koreja e Veriut kishte kryer me sukses testin e gjashtë dhe më të madh të bombës bërthamore të dielën.

“Masat e fundit të vetë-mbrojtjes nga vendi im, DPRK, janë një paketë dhuratë drejtuar askujt tjetër përveç SHBA-së”, tha Hanp.

“Shtetet e Bashkuara do të marrin më shumë paketa dhurata sh… përderisa mbështetet në provokime të pakujdesshme dhe përpjekje të kota për të ushtruar presion mbi DPRK-në”, shtoi ai.

1 komente në “Koreja e Veriut paralajmëron të tjera ‘pako dhuratash’ për SHBA-në”

  1. ABC says:

    Ishte njehere e nje kohe Korea e Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje