Historia e Dash Kovaçit, njeriut që u stërvit 3 vite për vrasjen e Enverit dhe si ja zbuloi planin Sigurimi i Shtetit

7 Shtator 2017, 18:16Politika TEMA

Nga Silvi Bardhi

Dashamir Hysen Kovaçi rikthehet në Shqipëri pas 27 vitesh. Pas më pak se tre dekadash takohemi sërish. Takimi ynë i parë ishte pak ditë pas lirimit të tij nga burgu në vitin 1991. Isha 9 vjeçe. Ai hyri në familjen tonë, i buzëqeshur, i pashëm, me plot mall e krenari. Dashi, në saj të afërsisë së gjakut me nënën time, gjeti ngrohtësinë e munguar të njerëzve me të cilët u rrit e thuri ëndrra, por që regjimi komunist ua shoi si dritën e diellit pas eklipsit, me persekutimin, burgosjen dhe varfërinë.

Dashamiri është djali i poetit Bajram Hysen Kovaçit, antikomunist nga Dibra i dënuar nga regjimi me 25 vjet heqje lirie, për agjitacion e propagandë. Djali i Ifete Kovaçit dhe vëlla i Teuta dhe Arben Kovaçit të cilët u internuan në fshatin e thellë dhe të izoluar të Tiranës, Vrap.

Një familje e shkatërruar psikologjikisht, fizikisht dhe moralisht për shkak të bindjeve kundër regjimit. Dashi ishte talent në pikturë, ëndërr e cila nuk u realizuar kurrë. Talent i shkëlyqer në pikturë, më i miri, por që sot për të mbetet vetëm kujtim i një të shkuare të trishtë.

Plani për vrasjen e Enver Hoxhës

Dashi, siç e quajmë ne në familje, vuajti 16 vite në burgun e Spaçit, i dënuar pak vite më vonë, pas arrestimit dhe burgosjes së të atit Bajram Kovaçi, poet dhe personalitet i respektuar.

Dashi, djali i madh i familjes Kovaçi, kuptoi në vegjëlinë e tij se sistemi komunist po vriste me vetëdije familjen, ekonominë dhe të ardhmen e tij.

Ndaj më rrëfen sot pas 27 vitesh, arsyen e arrestimit.

Planifikoi të vriste Enver Hoxhën, në 29 Nëntor të vitit 1973. U përgatit fizikisht, ka ushtruar për rreth tre vjet rresht duke menduar gjithçka, me të vetmin synim, eleminimin e diktatorit. Planin nuk e ndau me askënd, pasi si një familje e persekutuar me babanë të dënuar nga regjimi, ishte i rrethuar nga informatorë të regjimit.

Do të vendoste dinamit në blloqet e betonit ku do të qëndronte dikatori gjatë paradave. Madje edhe një plan B. Do të tentonte të vetëvritej bashkë me diktatorin. Por fatkeqësisht plani i tij dështoi në çastet e fundit nga agjentët e sigurimit.

Në 22 Shkurt të vitit 1974, Dashi u arrestua me akuzën e tentimit të vrasjes së Enver Hoxhës.

Vuajti 16 vite me rradhë, dhunën fizike, rrahjet, tërturat në ngrica e temperatura të larta, tentim-vrasjet në galeritë e minierave, kurthet e “miqve” spiunë brenda burgut, mohimin me detyrim të familjes, arsimimit dhe përbuzjes së rrethit të njerëzve.

Torturat

“Një prej torturave ishte prehja e një shkopi të cilën na e vendosnin në fyt”-tregon Dashi, “e prehnin aq fort sa me të mund të vdisje në vend. E vendosnin në kraharor dhe e lidhnin shtrënguar me majën drejtuar drejt fytit, sa nuk kishe mundësi të ulje kokën, pasi vdekjen e kishe të sigurt. Na drejtonin kokën nga dielli përvëlues i verës. Shumë tortura. Një tjetër rast, më kërkonin që të arratisesha. Shoku im i burgut e kërkonte me ngulm. Unë i thoja, nuk arratisem, sepse kam nënën, motrën, vëllain në internim. Çfarë do të ndodhë me ta?? Nuk mund të largohesha. Më pas nuk e di si më bindi, dhe përballë meje kisha një kodrinë. Mendova se zona ishte e pastër. Nuk shihja njeri. Pasi eca pak drejt kodrinës, pash një shkëlqim helmete dhe aty kuptova se ishte kurth për të më vrarë. Shkëlqimi i diellit mbi helmetë më shpëtoi jetën për të disatën herë brenda burgut”, më rrëfen me qetësi.

“Kam vizituar Shtëpinë e Gjetheve, më thotë. Kam parë emrin tim dhe të babait tim në shumë emra të përnjekurve politikë. Kam vënë re edhe një Piramidë e cila ilustronte qeverinë e asaj kohe. Vura re se piramida në majë të saj kishte Enver Hoxhën, si drejtues i shtetit në atë kohë. Enver Hoxha nuk duhej të ilustrohet edhe sot në majë të asaj piramide, atje në Shtëpinë e Gjetheve, Piramida e tij duhet të jetë e përmbysur”, rrëfen i indinjuar.

Kujtimet në vegjëli me Dashin

Mbaj mend takimin tonë të parë. Isha 9 vjeç dhe ende nuk kisha kuptuar se ç’po ndodhte me sistemin komunist. Në familjen tonë nuk u mbajt kurrë busti i bardhë prej gëlqere e diktatorit, asnjë foto e tij, asnjë libër me kopertinë të kuqe, asnjë shenjë që identifikonte politikën e kohës, përveç orendive shtëpiake të cilat ngjasonin në çdo familje, me kurime modeste nga duart e arta të babait tim.

Kjo derë ishte e hapur për njeriun i cili simbolizoi në sytë e mi, si fëmi, sakrificën, durimin, vuajtjen, dhe mënçurinë.

Dashi doli nga ajo derë e burgut që i mori jetën, rininë, familjen dhe të ardhmen, me njohuri të shkëlyqera në 9 gjuhë të huaja.

U rikthye i buzëqeshur, madje edhe sot buzëqeshja e tij nuk ka humbur.

E habitshme, por e vërteta është kjo. Sot Dashi është rikthyer në Shqipëri, pas një qëndrimi të gjatë mbi dy dekada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me dëshirën për të jetuar dhe kontribuuar në atdhe më rrefeu një tjetër pasion të fshehur të tij, natyrën. Dhe mbi këtë rrëfim unë e përlotur pata kënaqësi të bisedonim gjatë…

81 komente në “Historia e Dash Kovaçit, njeriut që u stërvit 3 vite për vrasjen e Enverit dhe si ja zbuloi planin Sigurimi i Shtetit”

  1. pedro i ri says:

    Po cfare duhet ti benin Dashit per tentativen e vrasjes ?

    1. kujtesa says:

      Edhe Trump;Merkel;Macron apo ku di une tjeter nuk e duan te gjithe ne vendin e tyre.
      Por nuk e di cdo te ndodhte me dike qe do tentonte te vriste ndonje nga keta.
      Po jetojme ne demokraci por ligj te bute per te vrare nuk kam pare.

      1. perseku says:

        Me trimi,me guximtari,me profesionisti dhe me antikomunisti ,nga ata qe donin te vrisnin jo vetem Enver Hoxhen,por te gjithe Byrone Politike te asaj kohe,kam qene une,Qatip Frengjia!
        Per t’ia arritur qellimit tim final,studiova te gjithe cilesite e antareve te Byrose,familjet e tyre,organizimin e ruajtjes se tyre,itineraret dhe makinat e levisjes se tyre neper rrethe dhe veset e atyre qe merreshin direkt me ruajtjen e udhejheqesve te asaj kohe!
        Ky Dashi mburret se ka bere 3 vjet stervitje per t’u pergatitur fizikisht!
        Kaq gomar te jete tjetri sa te mos kuptoje qe ketu fillon e mbaron rrena e tij?
        Per cfare i duhej pergatitja fizike,sikur do hapte galerite e minierave?
        Po dinamitin si do ta vinte ne shtyllat e tribunes,kur dihej qe tribuna qysh kur fillonte ndertimi e deri sa mbaronte parada,ruhej nga nje mori gardistesh e agjentesh te sigurimit qe nuk linin as mizen te kalonte?
        Pra ky Dashi tregon vete se nuk ishte pergatitur me mend por me bythe per te vrare Enver Hoxhen!
        Ndersa une,pavaresisht se nuk me eci,si gjithe te tjereve,i zura prite kolones me makinat shoqeruese te Enverit qe shkonte ne Vlore per 28 nentorin duke hipur tek shkembi i Kavajes me qellim qe te hidhja guret qe andej ne rruge!
        Por kur hodha gurin e pare,ai as qe u afrua rruges,por ra ne shinat e hekurudhes!
        Me pane sigurimsat e fshatit dhe me kapen perfundimisht!
        Shkurt muhabeti,te gjithe ne armiqte e Enver Hoxhes,tani hame mut kot se paskemi dashur te vrasim Enverin!
        Po keshtu si ne mund te mburren te gjithe shqiptaret e cfare u kuptua ketu?
        Lereni Enverin,se i hengrem mune,por te shohim keta kriminelet demokrate qe ne vend te luges se florinjte na futen hune ne bithe!

        1. kulla bjeshkeve says:

          Nejse,,,mileti antikomunist vetem kur shkonte ne hale e mallkonte Enverin,por ta vriste eeeee as qe i shkonte ne mend.

    2. opa opa says:

      Dash BYTHQIRI, hero i halabakerise ? ? ?
      Sidoqofte sumen ja bene tynel
      dhe tynel ka per ti ngel!

    3. Che Guevara says:

      Po dhembet ku i ka ky dashi pa bole,apo ia kane thyer sigurimsat?

    4. atentatori says:

      Meqene keto 27 vite demokraci te vertete,jane deklaruar shume se donin te vrisnin shume lidere komuniste,une mora persiper t’i permblidhja ne nje liber,te gjitha rrefimet e tyre!
      Libri permban rrefimet e 1224 atentatoreve trima,qe kishin te perbashket vetem 3 gjera;
      1-Asnjeri nuk vrau,jo vetem Enver Hoxhen,por asnje roje qe rrinin prane tyre!
      2- Te gjithe perfunduan ne burg!
      3- Pas fitores se demokracise 90 % e tyre iken jashte shtetit,kur e pane qe udheheqjen e vendit e moren ish komunistet e bijte e tyre me ndihmen e perendimit!
      Parathenien e librit e ka shkruar filozofi antikomunist Ver Llapa dhe eshte botuar nga shtepia botuese “Enver Hoxha” ne Pekin!
      Ftoj te gjithe atentatoret dhe familjet e tyre ta blejne kete liber me vlera te jashtezakoneshme per historine e Shqiperise!
      Pas ketij libri,do te coj per botim nje liber tjeter ku rrefehet mbi diversantet e hedhur dhe kapur ne Shqiperi,gjyqet e tyre dhe roli i tyre ne rrezimin e komunizmit!
      Libri mbyllet ne fund me intervisten e vetme dhe te pa precedent te Ramiz Alise me titull :”Si e rrezova une komunizmin”!
      Akoma nuk keni pare gje ju!

    5. Jaup Badulla says:

      Me vjen keq po qenke komplet IDIOTE. Gjynah per ty Silvi. Me mire ik e futi ndonje loqe gjekundi,

    6. Mikel Hima says:

      haaaaaaaaaa si thote torollakja e PD nuk mbanim asnje liber asnje bust asnje fotot te Diktatorit.. haaaaaaaa
      redhe si genjeshtare eshte idiote Selvija e PD.

  2. Komandanti pas lufte says:

    Degjo perralla me mbret…te gjithe na dolen sot atdhetare, antikomuniste dhe guximtare. Kete Dash as e kemi degjuar ndonjehere se kush ka qene e cka bere. Paska patur ndermend te vriste diktatorin e te vdiste dhe vete…pirdh se shfryhesh i thone ketej nga ne….

  3. lugati says:

    EDHE un kam bo paralele nja dy vjet rresht ne vitin 80te per te vrar ENVER HOXHEN , nje mendje e kisha me stilolaps pistolet , nje e kisha me çader pushk , por sa i afrohesha un per autograf me stilolapsin tim pistolet ENVERIT ai hipte ne makin e largoej , sa her qe dilte ne tribun per festa bente vetem koh me diell dhe çadren pushk nuk e merja dot se bija ne sy , pastaj kur dola nje dit me shi u ngaterrova dhe ne vend qe te merja çadren time , mora çadren pushk qe e kisha enkas per te vrar ENVERIN dhe me plasi pa dashje ne autbuz pushka direkt me arrestoj sugurimi shtetit , kam qen talent ne poezi , ne piktur dhe ne numra cirku , kam qen dhe i bukur, me futen ne burg dhe dola ne vitin 91 , sigurimi shtetit nja dhjet her beri tentativa qe te me vriste ne burg dhe nuk ja arriti dot se kam qen shuuum i zgjut , po nuk kemi qen vetem un edhe ky ke artikulli qe kemi dash me i bo atentat ENVERIT po kan qen dhe nja 1000j te tjer , ja do komentojn ktu per historit e veta dhe ata.

    1. Alban says:

      Kam qesh me lot! Bravo per ironin dhe ridukulizimin qe i bene ketyre sharlataneve.

    2. qafir says:

      o lugat ahahahahaha po t’ja kishe thon kte kte Sylvester Stalones qy at’here kishte per tmor direkt per me lujt Rambo …

      Bravo komenti ahahahahah

    3. Vertino says:

      Sa i madh dhe i zgjuar me nje intuite te vecante Lugat,te uroj shendet dhe lumturi bashke me family.
      Vertino,USA.

    4. maximus says:

      hahahah e forte kjo , bravoooooo lugati, e ke qare , c’na gjeti me keta antikomunistet e rregjimit, u bene te gjithe si te perndjekur politik. nuk e kuptoj se ç’duhet ti benin ketij dashit kur e kuptuan planin e tij per te eleminuar diktatorin.(qe ishte zgjedhur nga me shume se 90% e shqiptareve,) edhe sot nqs dikush ben plan per te vrare TRUMPIN ( qe eshte votuar jo me shume se gjysma e amerikaneve), shkon direkt ne burg pa nje pa dy

    5. Eta says:

      O lugat tu befte dita njemije, kam vdek duke qeshur. Hallall per tregimin qe ke bere. Nuk di do e kete lexuar kjo silvi kete. Lane nam me keto trimerira. Nuk i kishte tregu askujt dashi, por sigurimi e zbuloi se nga stervitja i ishin bere muskujt sh te medhenj, hajde gallate hajde

    6. Flamur says:

      Hahahahaa Lugato të lumtë.

    7. sokol says:

      hik re pall kari

    8. Lugati says:

      o lugat fallco…pranej shkruj si tironc perhere..qe moca te hudhme mos me kopjojne…ve i emer tatin o kollovari mero bazes..o ushtar me pagese

      1. tralala zura nje gale says:

        Ho mre katnaro, ta vodhen brimn e sumes e!? Ik ere manall anej, t’kom thon 100 here, shko futja i dopje ene nje tas me gjiz ate boj tina. Ene 2 kokrra caraca n’fun per omelsine, qi kur t’shkosh ke shpia tate, aty m’kopsht zoologjik, t’dukesh icik si katnar qi ke ardh pri qyteti. A mure vesht manallo ? ? ?

    9. dyl patllakja says:

      ti dukesh 1ore larg .qe nuk je lugati orgjinal

      1. eeeeej says:

        Lugatin origjinal e kane mbyll te kopshti zoologjik, se ka kaluar krize nervore. Po mjekohet me bar miu ?

        1. Lugati says:

          ene momat e juja ktu ke kafazi i kom..ejjjjjjjj tralala zura nje gale

          1. tralala zura nje gale says:

            Me ato ilace qi ke pi zotnia tate, prit kur t’duket derkuci Cufo si Angelin Jolie ? ? ?

    10. pilo says:

      Te gjith thon sot do ta vrisni por sigurimi i pergatite
      vrt dhe me pas i arrrstonte akuz jua dinte djr dtejt ne spac

  4. tropojani c100 says:

    dashi pa brire

  5. jo “deshrit”, por dhe delet dhe lepurushet, mud te kene dash te vrisnin enverin . ne ç’do kohe, ka psikopate, kriminel, heronj,manjake, qe sipas rastit ndermarin inisiativa nga me te çudiçmet ne jete, rekord worl, psh ne “records guenness” mund te shohesh manjake, qe rrisin thonjte disa decimetra, o metra . problem eshte, si e fshijn bythen e qelbur .

    1. Kapedani says:

      O zot me lot.Fraza e fundit sidomos.Edhe dashi prandaj i hoqi briret se e pengonin per te realizuar endrren
      Lugato mbase njihemi se edhe une kam bo dikur paralele ,beja perdite dhe se dija pse ,tani qe ma kujtoj ky dashi dhe ti e di pse: per te vrare Enverin dhe Hekuran Isain sepse goca e vet sma linte nje here.

  6. se ha une rrenen (megjithese i ka kembet e shkurtera po prap ecen ... says:

    Ene “dulla” e la gjalle heeee…….. ky deshti ta vriste kurse “katili” qe kishte vra 6000 shqipetare (sipas te dhenave te Dervishit) e kurseu dhe e denoi me 16 vjet burg …. tralalala….. zura nje gale …. i thone kesaj !!!!!!! Femije ora e perralles ne TV nga teta Kallamata … shpejt mos e humbisni !!!!!

    1. Sanço Panço says:

      Dash Kishoti i Mançes !!!!!!! He mor te mjere sa imagjinate kini mer jahu ……!!!!! Po nuk e dinit ju or te mjere qe Veri kishte shpikur aparatin e vetem dhe unik ne bote ….. aparat qe te lexonte mendimet qe kishe ne koke…. biles edhe kur flinje gjume !!!!!!!! Prandaj ta zbuloi planin e vrasjes megjithese nuk e kishe ndare me njeri ,prendaj heres tjeter as mos e mendo fare se çfar do te beshe por beje direkt pa e menduar ….. siç ke bere kete fejtonin me siper !!!!

  7. mos u mburrni me si antienverist ose te persekutuar, se dilni te mjere e te urryer, o ndyresira . ishit ose fatkeq, ose humbetira, qe s’u kishte njeri ne evidence . bemat tuaja, as ja rruanin vemendjen miliona shqiptareve . po erdhi nje dite, qe vete miliona shqiptare, ju nxoren nga burgjet dhe ju keni, gati 30 vjet, qe po u mburreni atyre, qe ju shpetuan per meshire !!

  8. zaho says:

    Po si te genjeu mendja mo? Po kish p…. seme ti kalonte nen hunde besnikut nga Skrapari

  9. shigjeta says:

    Nje fjale e urte popullore thote : mbas krishtit te gjithe u bene profet ……… dhe keta , filluan gam gam gam , kush e kush te trilloj sa me shume historira , me siguri mund te thuash qe per fantazi nuk ua kalon asnje …………..tentoi te vriste Enver Hoxhen dhe e denuan 16 vjet ????? po aneteret e byrose politike qe ishin shok dhe bashkeluftetarme te pse i pushkatoi per te njejten gje ??? (K. Hazbiu , M. Shehu) e tje e tje dhe Dashit i beri favor . Ma siguri do te kete shitur ne treg te zi qep te njoma dhe sallate jeshile , i zune , i rasen brenda , dhe kur dolen dhe Enver Hoxha nuk jetonte , sistemi qe rezuar perfundimisht , filluan te gjithe te perndjekurit , kacaket dhe zabrahanet hajdute te trillonin histori fantasie , une desha ta vrisja , une desha ta helmoja , erdhen apostafat banda te tera me armatim te sofistikuar dhe te rende dhe nuk i bene gje , do ti bente Dashi .E cdo na degjojne veshet akoma , durim te kemi dhe kohe , dhe do degjojme e shikojme telenovela qe do ti kete zili hollyvoodi…………………

  10. O BO SHUME VONE “DASH” KY
    NE KOHEN E VERIT KA PAS QEN DELE KOPERATIVE SI DHE PRONARI KAZANIT

    NGA KAZANI MERO BOZIT
    DALIN TE GJITHA LLOJT E PLEHRAVE

  11. fevzo allati says:

    Nuk kishte bindje3more kafshe po ishte terrorist. Shko3bei atentat nje3presidenti ne3 bote.
    Qener. Edhe kriminelet I nflgjyrosni me boje

  12. sigurimi says:

    “Planin nuk e ndau me askend…” por sigurimi e zbuloi !
    Hajde mere vesh !

  13. bregdetari says:

    THUA SE PLANIN NUK JA TREGOI ASKUJ!
    PO SI U MORR VESH KY PLAN ???

  14. Ylli says:

    Zonja Bardhi ,u ka ngel hatri pse Dashi donte te vriste Enverin ,por jane krenare qe Enveri vrau miq shoke armiq gra femije nena vajza dhe zhduku nje klase te tere te arsimuar dhe edukuar jashte Atdheut.
    Keta jane ata ….vemjet plehrat llumi dhe pislliku i monstres Enver.Keta jane te vetekenaqurit qe ne emer te Enverit dhe per bolet e Enverit spiunonin djalin motren kunatin vellain gruan e cfare tu permbante pragu.
    Nese do te kuptosh pse jane keshtu ,kjo race bastarde antinjerezore ,uroj te hapen proces verbalet e mbledhjeve te organizatave baze te PPSH.Aty do gjeni kulmin w poshterimit te njeriut komunust.Per Partine ,ne emer te Partise ,per ideal te Partise ,Partise i kam falur gjakun e djalit ,per Partine jap jeten et erj.
    Ah kera ,keta qe me keta je i detyruar te ndash kete vend qe quhet Shqiperi dhe 45 vjet e bene BURGQI

  15. vera e nxehte says:

    Aman, Silva Bardhi, o je ti nje cope idiote, ose ka mbaruar gazetaria fare. Dashi yt, jo ai qe nderzen, paska dashur te vriste Enver Hoxhen ne vitin 1973! A ka gjallese mbi toke ta besoje? Te tentoje te vrisje Enver Hoxhen, jo kockat qe nuk do te gjendeshin sot, por edhe emri do te ish veshtire te te thirrej. Dhe ty Dashi te paska dale perpara. Mendje te marra, po Merua mire ben qe i boton keshtu si e ke pare endrren ti se klikimet dhe humori eshte me i madh, ndersa vlera jote nuk eshte as sa nje koqe domate qe ben Dashi ne kopshtin tend. Krijoni heronj te rinj, por jo sot, te pakten te kene kaluar dhe 25 vjet te tjera qe ata qe e kane jetuar dhe vuajtur ate kohe, te kene vdekur dhe keshtu behet e besueshme enderra jote dhe e Dashit.

  16. qef o qef qe ben dervishi says:

    Moj merieme, kusherira dashit.
    Pse u kthye dashi nga vendi me demokratiqik. Apo se I shkuan kakerdhite.
    Te rrezikshemve enveri u fuste plumbin, budallenjte I rrasnin te nxirnin krom

  17. Gaetano says:

    I vetmi qe dilte qe pa gdhir se sdonte me votu ,ka qene ver llapa.jo se ishte kunder regjimit po se u ndiente ver per ver me dullen.kjo e faktume.sic dhe habija ishte se as qamushi e asnje tjeter ne tr kurre nuk ishin kunder te tjereve ne kete pike.pijaneceve nuk shkonte ne men sado tape te mendonin gjera te tilla.ne dy krahet e fisit foto enverit kurre ska qene ne shtepit tona,por ishte e gdhendur ne tru,me qeverin ,ujin,zjarrin,korentin mos e kruj.kjo funksionon kudo dhe sot,imagjino veri nr 1 i zoteronte keto kur mjekohej ne france per qef,jo me ne shqiperi.por shqiptaret po behen ,io sono spartakus

  18. Toni. says:

    Qenka fycke fare ti mij Silvi, po dhe te sajoni perrallat nuk dini….cfare turpi….
    o pika qe si bie ne koke moj turko leshe…
    Ai plani b s’qenka treguar i zgjuar ai Dashi-delja mqs na paska ditur nente gjuhe te huaja…..
    Po pse se futi kallupin e dinamitit ne [email protected]@e ai Dashi- delja kur ndodhej prane diktatorit….. dhe ti vente flaken me cigare partizioni….. kamikaze pra …

  19. x says:

    Ketij “Dashit” ate shkopin me maje te mprehte patjeter do t’ja kene futur ne bythe atje ne Spaç dhe besoj qe ka dale “Dele” prej andej!! Ky morr do vriste Enverin??

  20. Kamqeshmelot says:

    Tentative vrasje ndaj Enver Hoxhës dhe u denua vetëm me burg me 1974 ??? Gënjeni, po jepini pak lezet, jo kaq trashe…

  21. ALI ABDULLAI says:

    E NDERUAR SILVI.

    NE SHKRIMIN TUAJ JU I THURNI LAVDE NJE KAMIKAZI I CILI NE GJUHEN E PERDITSHME NE VENDET PERENDIMORE QUHET TERRORIST.
    KY PERSON ESHTE NISUR NGA HAKMARRJA PER REGJIMIN, SEPSE I BURGOSEN TE JATIN PER AGJITACION QE ISHE I KUNDRALIGJSHEM, DHE JO NGA IDEOLOGJIA E TIJ ANTIKOMUNISTE.
    SIPAS JUSH EDHE ATA PERSONA QE NUK E PELQEJNE “DEMOCRACINE”, QE NE FUND TE FUNDIT PERMBAN DHUNE NEPERMJET TE NJEJTAVE INSTITUCIONE SI DHE KOMUNIZMI DUHET TE NDEROHET PER AKTE TERRORIZMI.
    ME DUKET ME E UDHES QE TE STUDJOSH ME SHUME DHE TJU JAPESH PERKUFIZIMIN E DUHUR AKTEVE QE KRYEJNE NJEREZ TE CAKTUAR. SHKELJA E LIGJEVE NE FUQI DUHET TE DENOHET SIPAS LIGJEVE QE DREJTOJNE JETEN SOT DHE JO NGA IDEOLOGJI TE PERVETESUARA NGA PERSONI.
    “DEMOKRACIA” DHE “TOLITARIZMI” LUFTOHET ME MJETE PAQSORE DHE ME FAKTE. CDO VEPRIM TJETER ESHTE I DEUESHEM.
    CDO REGJIM VJEN NE FUQI ME FORCEN E VOTES, E CILA TREGON EMANCIPIMIN E POPULLIT. KURE MOS BJERE PRE E PERKUFIZIME TE GABUARA PER REGJIMEVE SEPSE POPULLIN, MUND TA GENJESH NJE HERE POR JO PER GJITHE JETE.

    URIME SILVI DHE HAP MENDJEN

  22. Edhe saliu donte ta vriste enverin ,por se lane djemt e tij te zbriste nga varka

  23. Gjini says:

    Në fakt asokohe (rreth vitit që përmend artikullshkruesja) qarkulloi një legjendë me tribunë, të cilën e ribënë nga e para natën për gjithë natën, por autori-torët nuk dolën kurrë, vetëm jehona gojë më gojë e vesh më vesh. Mua ma kujtoi ky shkrim, por nuk kam hollësira të tjera. Mundet të ketë qenë ky rast, por tashti këto dëshmi tingëllojnë tamam si legjenda me mbret.

  24. tomsojeri says:

    mos shkruni pralla pa fillim e mbarim !! Si pra ja zbuloi planin sigurimi shtetit ?????? Mos e kishte mren aty ne shpi e spo don te na e thot ??? Apo e ka Saliu iformatorin me ndonje dosje ne kasaforten e tij bashk me te tjerat, e kushedi ska per ti ardh radha te hapet !Shkrime tallavaje te terheqin lexues kureshtar i tregimet e Sherlok Holmsit ,por ato kan fillim dhe fund e jo si ky palla i vetem trim ne luft, pasi u stervit tre vjet ra ne dor te sigurimit e spo na e thot si !!!!!

  25. Gezimi nga cepani says:

    O YLLI qe nuk ben drite keto prrallat e Dashit pa kembore jane si ato perrallat me mbret .Emmarrim te qene ate qe ai thote ,se planin nuk ja kishte treguar askujt dhe u zbulua .Thote qe do ta hithte ne ere me dinamit po dinamition ku do ta gjente . apo mendon si sotqe dinamitin ta jep vete SALAper te vrare kundershtaret.Hajt suksese bashke me Dashin pa kembore.

  26. tarasi 2 says:

    o YLLI dhe ky emri tend se cka nje lidhie me me ENVERIN , me partine me kete vend??tani e leme kete yll me yll ne bythe, dhe kalojme ne LUGATI ,PERGEZIME PER KOMENTIN , ME KE BERE TE QESH ME LOT, pasi isha merzitur me ca hoxhe dhe imame , qe jane bere politikane ,shkrimtare ,historiane dhe kane aritur gjer aty ku kane qene bashke me skenderbeun dhe jua ka thene vet skenderbeu pse luftonte dhe car deshte te bente me floririn qe e paguanin qafiret,prandaj do desha dhe nje komen tendin per kete teme.

  27. tarasi 2 says:

    po mire moj silvi kur eshte i stervitur ky demi me fal dashi pse nuk vret saliun qe e syrgjinosi 27 vjet ,dhe desh te vriste enverir vetem per 16 vjet??

  28. Diversanti says:

    Ik ere psikopat. Tani u kujtove ti

  29. Shkore mer pijanec bo nje zhiro te Odontoiatria se t’mungokan dhembet
    .

  30. Epo kjo pune! says:

    ore se u teprua pak kjko puna e te persekutuarve, te hapen tamam dosjet e tyre se jo te gjithe kanw qene disidente. Ka pat plot “antikomunista” pas berrihajt qe u rrasen brenda per pislleqe apo se u vlonte ne gjak hakmarrja si pinjoll kolaboracionisti, apo se ishn qener te grekut e serbit, apo se rane nga fiku ne monizem etj. eshte fyerje per disidentet e vertete, perzjerja me keta lloje pseudodisidentesh.

  31. www says:

    I ati i këtij heroi pa dhëmbë, ka qenë oficer në Ministrinë e Brendëshme, dhe u dënua si shokët e tij të asj periudhe. Deri para dënimit, e ëma e heroit, ishte punonjëse e thjeshtë e NTUS-it, që vriste e priste me shpatën e të shoqit, dhe që nuk e donte askush nga kolegët. Dhe sa për trimëritë e heronjve të tillë, mjaft na treguat. Aq trima ishin, sa edhe pas burgut, mbetën spiuna të gardianëve të tyre.

  32. a says:

    ALPINI.
    Dy fjale per gazetaren. E para ne ate kohe vepra penale per agjitacion e propogand ka qene deri ne 10 vjet heqie lirie dhe jo deri ne 25 vjetE dyta sa qef keni me i zmadhuar gjerat.mos kujtoni se i vjen njeriukeq per ketoe sidomos mbas gati 30 vjeteve.Cdo njeri ne te gjithe boten po veprove kunder kushtetutes dhe kodit te procedures penale do te denohesh.

    1. INFORMACIONI says:

      Gabim! Denimi me i rende per agjitacion e propagande,sipas kodit penal, shkonte deri ne 5 vjet maksimumi!!!

  33. DALLTON says:

    O Dash-Merinos ,meqe s’e vrave dot Laverin,shko vrit Saliun ,se ai e ka z/vendesu Enverin ,ka 27-vjet “demokraci”dhe asht tuj I nxjerr uje te zi SHqipenise or taj.

  34. harillaqi says:

    Kolloqifte me rigon.Paska dash ky Dash te na vriste Enverin.Marrina.

  35. arben says:

    Me sa po shikoj keto kohet e fundit gazeta Tema paska pjerdhur fare dhe po katandise si RD qe shqiptaret as ne hale nuk po e perdorin.Nga nje gazete serioze dhe me gazetare qe me shkrimet e tyre mbajten ndezur tek ne frymen e drejtesise qe vonon por nuk mungon sot eshte kthyer ne nje shkaravine ku pseudo gazetare po na heqin trute e kokes me injorancen e tyre.Te botosh pas 27 viteve te tilla brockulla kur shqiptaret as ne 1990 nuk i hanin do te thote se ne Shqiperi akoma ekzistojne kooperativat malore ku pioneret e Enverit betohen para busti te tij se do japin edhe jeten per Partine.Mblidhni mendjen e behuni serioze e beni gazetari te vertete ku vertet te vini gishtin ne plaget qe po vrasin shoqerine tone e mos u merni me te tilla peralla qe as ne diktature nuk i besonte njeri.

  36. futja kot says:

    Paske ardh me mor lekët e burgut. Edhe ti si puna colit që luftoi fashizmin me llastik, paske pjerdh si puna lubonjës, trroni vet,se menja tpaska lon.

  37. Albo4Life says:

    Po te planifikoje per vrasjen e Enverit ishte denim me vdekje me ligj. Sja tregoi njeriu po sigurimi e kapi edhe e akuzoi per nje gje qe se dinte asnje. Dalin si kerpudhat heronjte e heshtur te diktatures. Ku kishte njeri ti afrohej atit. Vetem njerezit e besuar mund te kryenin puc. Nga jashte skishte shanse se ishte i blinduar gjithandej.

  38. shvejku says:

    Po pse priti 27 vjet ky koqja qe do i hante mutin Enver Hoxhes,qe ta tregonte cubllikun e tij?
    Sa trima paska patur Shqiperia atehere,por qe nuk dilnin dot se ishin futur ne shalet e grave!
    Dhe do presim edhe 27 vjet te tjere,qe te mbarojne keta cubat qe donin t’i hanin mune Enverit,qe te fillojne te merren me Mehmetin apo Hysniun!
    Po me krimin,vjedhjet,korrupsionin,padrejtesine e te gjitha poshtersite e kesaj kohe,KUR DO MERREN KETA PLEHRA?

  39. klara says:

    Spo i hyj evidentimit historik te vertetesise se Dashit dhe historise se tij, por kete shkrim si hartim te klases se 6 e ke shkrujt. Fjalor i varfer, mendime te palidhura, copeza te paperfunduara. Silvi shko merr ca klasa shkrimi motra, ose mos shkruaj me, se je rende.

  40. Flamur says:

    Në kohen e xhaxhit vetem te thoje se nuk ka qumesht te fusnin ne burg per 25 vjet per agjitacion dhe propagande, dhe gjith familja të internohej. Dhe ky thote qe është denuar 16 vjet sepse ka dashur te bras xhaxhin. Aman more a mund të më tregosh si e zbuloj sigurimi, kur nuk ja kishe treguar kujt. Jam shumë kurioz ta di.

  41. petri says:

    Ky Dashi ja paska futur vetes qe del dhe na thote kam bere stervitje qe te vrisja Enverin ,Po perse i duhej stervitja fizike ketij laro,po perse sperdori librat qe te behej i zgjuar ,por donte te dilte te tregonte se une dal tek e tek ne perleshje me Enverin ,,,o trap ke pjerdhur si perpara dhe pas Burgut,,,
    Po shikojeni se cfytyre ka dhe per 27 vite ne Gjermani a ku di une ku ka qene as dhembet si ka rregulluar ,,,por sic duket do ti japin ndihme per dhembet keta te TemA.

  42. fieraku NGA ferrasi says:

    @ bregdetari
    Ai si ka thene askujt
    Po’ ka Marre dinamitin
    Ke babà i ketij lugatit me lart
    Ky e ka pyt per ca e do
    Per te gjujte peshk-ka thene Dashi
    Mua do ma fusi ky thote me vete
    Babai lugatit.
    Dhe tu pi kafe me “Albanin” ithote:
    Ore ai Dashi me kerkoi nje cope dinamiti
    Albano shkon ke” komandant mbas lufte
    Qe shkon ke “Zaho” PA humbur kohe
    “Zaho”Shkon ke besniku nga skrapari dhe e lajmerosh per nje sulm
    Besniku nga skrapari lajmeron menjehere
    “Sigurimi”
    Ky i fundit “veren e nxehte” e cila do ta ndiqte dashin hap pas hapi
    Do behej edhe dashnore e tij
    Vetem te zbulonte planin e dashit.mbas zbulimit e arresto “fevzo allati”
    Te cilin ky Dashi e takon ne florida ku kishte hy me gjith xhip ne rere dhe po’ peshkonte
    Po’ ti c’ do ketu e pyt Dashi
    Pse SDI gjo ti ?
    Ne ketu kemi ardhe te gjithe
    Edhe
    “Qef o qef qe ben dervishi “ketu eshte
    Ca thu o daku?
    Po’ shkoj te pres bileten te hikii neser nga
    Amerika thote Dashi se ju do ta dhisni edhe ket vend.
    Dhe erdhi Dashi takoi Silven qe shkruajti kete shkrim
    Por Silva nuk i tha qe komunizmi vazhdon por Tani si plas per armiqte e kllases
    e vetem i eshte fut hajdutllikut me te madhe
    Mero te lutem ma boto kete koment.

    .mbas lufte

    1. vera e nxehte says:

      Nuk e besoj se je nga Ferrasi, duhet te jeshe nga Hajdaraj ose Shtyllasi me kete mendje kaq te stervitur.

    2. qyqa mi Xhevrije says:

      Katnar nga ferra, shko ruaj tet’eme se po bo gili-vili me Dashin, po leni shkrimet se je inferior ?

  43. Perse cuditeni popll shqkyptar !
    s’kan qen te gjith frykacak ate kohe.
    ka pas ene nga ata ,te cilet enderonin naten ne gjume ,ti bonin atentate Diktatorit .
    salia psh . kishte bo plan me rrexue varken e me u arratis vet
    me not Qeni !
    mirpo zgjohej ,i trembur
    kur ja merrte ne dore rro.ken Diktatorit mi bo analizat e urines ,
    pasi shurra i plasej ne surrat ,nga emocionet ,
    e ate cast ,kuptonte se nuk dinte note .
    pas vdekjes se Diktatorit filloj kursin e notit te Qenit .

  44. shoku says:

    Ore po shtoj dhe une ca rriga se helbete u pa kjo pune;
    Ne rreshtat e fundit shkruhet se Dashi eshte kthyer nga Amerika me deshire per te kontribuar per atdhun.
    Do te propozoja:
    1. Ti jepet nje dekorate ( mbase Meta eshte si Nishani, doreleshuar). Gjeni aty ne presidence dicka per Dashin.
    2. Te kandidoje si deputet i P.D ne 2021 ose ( pasi me duket shume large ky si propozim, se mund te merzitet Dashi ne Shqiperi) si kandidat per Kryetar bashike ne Tirane, por kujdes te mos behet kurban sic u be me dashin e Bashes.
    3. Te hape kurse trajnimi dhe kualifikimi per planifikime per asgjesimin e pushtetareve dhe te kundershtareve sepse keta qe merren me kete pune jane amatore.
    Dhe e fundit nje keshille; kush i rri prane ti shpjegoje qe kohet kane ndryshuar, Berisha si komuniste eshte bere demokrate, Rames nese mendon ti beje antentat ( se ndoshta i esht ba ves) te kete kujdes se atij para si del kush, mbrapa ka bodyguard, lart Dashi nuk ngjitet dot, posht ai te shtyp su mize.

  45. fieraku NGA ferrasi says:

    Lugati vertete miku im lexoje icik komentin Tim
    Respekte.

    1. Lugati says:

      firak e kom lexu..por je shume perpare per ca plera komuniste qe shkrujne ke ky blog..vetem respekt ke nga lugati..x firakun nga ferrasi…

  46. ela says:

    jane thjesht fantazite e njerezve per tu shit gazetareve marina,per tu bere dicka i rendesishem,o mjer gazetaret perpara se ti publikoni keto ju lutem verifikohini me mire gjerat dhe pastaj publikoheni .turp per gazetaret.te gjith na dolen te persekutuar,pavaresisht se kane qene ne burk per vjedhje apo kush e di

  47. mohikani says:

    xhevdet mustapha for exemple ………

  48. Nastradini says:

    Nastradini;
    Pse nuk i besonit mor jahut??
    E mbaj mend shume mire kur beri tentaven e pare per ta vrare Enverin; Ai mbasi qelloj drejt per drejt,sigurimi i shtetit qelloj me mitraloz ne drejtim te Dashit por plumbat benin rigoshet!!

  49. Demostrim te “lirise fjales”…po, te peshohet ajo!

    Me “elwn” komentuese per problemin dhe pike.
    Sa per gazeten mos fole. A jemi ne demokraci?!…
    . Ato ata pune kane;demostrim te “lirise fjales”,po ta “peshojne” ate..
    Dashamiresi D

  50. Nardi.l says:

    Dokra!Po te ishte e vertete kete do ta kishin varur publikisht sic bene me hamit matjanin apo xhevdet mustafen.Me duket teper I bute per nje mision te tille.

    1. eeeeej says:

      Ci jepni kaq rendesi. Ka qene nje idiot dhe debil nga trute dhe kaq. Prandaj e denuan kaq pak! Une kam patur nje komshi, qe e denuan ca vjet sepse e kishte shpallur veten “kryeminister” ne ilegalitet. Ishte thjesht nje idiot i lindur me delire dhe probleme mendore ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje