Rama nuk humbet kohë, votim me urgjencë i Qeverisë së re

8 Shtator 2017, 14:44Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të humbasë kohë pas nisjes së punimeve të Kuvendit ditën e nesërme.

Siç bën të ditur News 24, stafi i ri në Kuvend dhe grupi parlamentar socialist po përgatiten që të përfundojnë sa më shpejt të gjithë procesin e miratimit të qeverisë së re.

Burimet bëjnë të ditur se për të hënën janë përcaktuar dy seanca.

Në të parën, paradite, do të prezantohet Qeveria e re dhe programi për katër vitet e ardhshme.

Ndërsa në të dytën, pasdite, do të bëhet votimi i Qeverisë.

Nëse gjithçka në raport me Presidentin Meta do të shkojë mirë, të mërkurën mund të bëhet betimi i ministrave të rinj, të cilët pas këtij akti do të marrin zyrtarisht detyrën.

1 komente në “Rama nuk humbet kohë, votim me urgjencë i Qeverisë së re”

  1. Sotiri says:

    kjo eshte skandaloze. U bene zgjedhjet dhe akoma vendimi i popullit nuk eshte zbardhur. Tash e 3 muaj jemi pa qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje