Rrëfimi i plotë i Fatos Nanos: Si është jeta pa fuqinë e dikurshme politike...

8 Shtator 2017, 10:45Politika TEMA

Ish-kryeministri Fatos Nano ka rrëfyer në një bisedë me gazetarin Blendi Fevziu ndjeshmëritë e një politikani, i cili pas një kohe të gjatë në pushtet, përballet me mosmirënjohjen e atyre që vetë ka promovuar.

Nano tregoi edhe një herë ndjeshmëritë e largimit nga politika dhe raportet me bashkëpunëtorët dhe miqësitë e ruajtura.

Është e vështirë të jesh i pari?

Pyetja doli me shumë kuptim. Është e vështirë të jesh i pari? Për të mos folur për një filozofi popullore që fshatarët e periudhës së luftës në zonën e Pezës, kur i përcillnin djemtë partizanë, u thoshin djemve: Bir mos rri në krye, se ha ndonjë plumb qorr, por edhe në fund mos rri, se të kapin rob.

Kështu që duhet të jesh gjithmonë diku nga mesi?

I pari në të gjithë spektrin që ju e përmendët nuk ka të bëjë vetëm me radhën e shfaqjes, por ndoshta edhe me fenomenet dhe problemet që janë shtuar. Është e vështirë të jesh i pari, sidomos në Shqipëri, sepse politikanët shqiptarë dolën nga një periudhë e gjatë komunizmi dhe, mesa duket, në mendjet dominante, edhe të klasës politike, vazhdonin të ishin të pranishme konceptet e Luftës së Ftohtë. Bardhezi. Cilido që është përballë dhe kërkon pushtetin për të cilin po luftoj vetë, është armik. Nga kjo pikëpamje, pjesa dominante e politikës dhe e politikanëve shqiptarë e 20 viteve që po flasin, kanë qenë shumë konvencionalë. Ju falënderoj që ju e keni shënuar faktin që unë nuk isha përgjithë- sisht konvencional dhe, mesa duket, mënyra e veçantë me të cilën i kam ushtruar gjërat, kam kërkuar partneritet, nuk është gëlltitur dot nga mjedisi i madh i politikës postkomuniste. Prandaj edhe i pari shpesh ngelet edhe vetëm (qesh).

Ngelet vetëm, por qëllon të ngelet në fund?

Në kuptimin kur në fund vjen ëmbëlsira, pse jo.

Prej 20 vjetësh ke qenë në “Opinion”. Kë mendoni si emisionin më të vështirë dhe deklaratën më të sikletshme? Të gjithë do mendonin debatin me Berishën. Kam përshtypjen që nuk do të jetë ai?

Ai meriton të gjithë vlerësimin, sepse është një emision që jo thjesht nga emocionet që takoheshin dy njerëz që i kishte ndarë burgu, por që ndodhte për herë të parë një takim publik i dy drejtuesve të kampeve politike në Shqipëri. Po vazhdojmë të flasim me logjikën e Luftës së Ftohtë. Por ndoshta nuk gabohem të them që intervista më e vështirë, por edhe më e arrirë, ka qenë ajo e 2001-shit në prag të katarsisit.

Ishte një gjest në atë kohë që mori shumë vëmendje, të ndaheshe nga gruaja dhe të deklaroje një lidhje tjetër live në TV, ishte njëlloj risie. Si e more vendimin?

Nuk më mbetet vetëm të përsëris ato që thashë atëherë. Mora një vendim që erdhi natyrshëm nga, për fat të keq, i konsumimit të martesës së parë, shumë i vështirë për shkak të një familjeje shumë të shëndetshme që kishim krijuar bashkë me bashkëshorten, Rexhina. Dhe që për fat të mirë më në fund, pavarësisht nga një zgjidhje me sëpatën e dardarit, siç ndodhin fundet e bashkëjetesës në Shqipëri, e kemi menaxhuar me shumë kujdes dhe sot kemi një gjendje me dy familje sigurisht, të cilat edhe janë shtuar, krejtësisht normale, dhe që na lejon të marrim frymë shumë më lirisht.

Je penduar që je marrë me politikë?

Jo, nuk mund ta them këtë gjë, sepse është vonë për të pyetur veten çfarë mund të bëja tjetër dhe herë pas here i kthehem arkivit dhe më del se nuk e kam bërë keq punën. E kam bërë me shumë dashuri.

Ka qenë një kohë që politika ka pasur pasion më të madh, jo vetëm nga ju, por edhe nga kundërshtarët tuaj, pra të gjithë ata që angazhoheshin në politikë…

Me keqardhje më duhet ta pranoj këtë gjë. Sot jemi larg parametrave të përjetimit jetim të ngjarjeve dhe ballafaqimeve politike.

Në atë kohë ishte pasion, sot është edhe pak biznes kam përshtypjen politika?

Nëse e bëjmë kompromisin që biznesi s’ka pasione fare, atëherë është krejtësisht biznes.

Keni qenë 4 vite në burg, ndërkohë keni qenë disa herë Kryeministër i Shqipërisë. Po ta marrësh nga kohëzgjatja, ndoshta jeni më jetëgjatët në Shqipëri. Keni humbur apo fituar më shumë nga ky angazhim?

Kam fituar formim. Kam fituar në rreth shoqëror. Kam fituar në marrëdhëniet reciproke, vlerësimin e madh që më japin njerëzit kudo, jo vetëm në Shqipëri. Dhe sigurisht kam humbur disa nga vitet më të mëdha të jetës, që mund të kishin kaluar ndryshe, por nuk jam i përgatitur të arsyetoj se çfarë lloj fitimi do të kishin pa politikën.

Ju keni qenë nga njerëzit më të fuqishëm të këtij vendi. Keni marrë njerëz që i keni ngritur menjëherë në pozita të larta, u keni dhënë pushtet. Në momentin që nuk e ke fuqinë e parë dhe shkëputesh, jep dorëheqjen, sipas një deklarate që kishe bërë që do të largohesh. Pasi je larguar, në jetën tënde, njerëzit që ke ndihmuar të braktisin kur nuk e ke më fuqinë?

Është një sjellje ciklike në Shqipëri. Unë që kam avancuar jo vetëm në moshë, por edhe në distancë nga politika aktive. U bënë 10 vjet, edhe më shumë, jam në gjendje të dalloj këtë lloj zhvillimi ciklik. Shfaqja e parë e këtij raporti është mungesa e mirënjohjes. Kthimi i kokës në anën tjetër.

Është evidente? Ndihet?

Ndjeshëm. Ndjehet në mënyrë të tillë që duhet të kesh përgatitjen për ta përballuar. Më pas kur davariten edhe emocionet e atyre që adoptojnë këtë sjellje, sepse sigurisht reagimi i parë bëhet në funksion të një karriere që duhet të vazhdojë në parti. Kur pastaj davariten edhe tymnajat që kanë errësuar gjykimin mbi figurën time në këtë rast, njerëzit kthehen. Dhe kthehen jo thjesht duke kërkuar ndjesë, qoftë edhe nëpërmjet mënyrës së reagimit dhe sjelljes, por edhe duke rivlerësuar se përse vallë janë bjerrë një numër vlerash dhe arritjesh që i bëmë së bashku atëherë. Ky është një kompensim shumë i madh.

Po njerëz mirënjohës, ka?

Ka, por janë specie e rrallë dhe natyrisht janë nga miqtë e mi më të patundur.

Është e vështirë për një njeri shumë të fuqishëm, që befas një ditë mos ta ketë këtë fuqi, të paktën vizivisht, pra përmes postit, se fuqia e njeriut jo gjithmonë njihet nga posti? A të mungon pushteti?

Nëse pushtetin do ta quajmë fuqinë për të vendosur për fatet e të tjerëve, jo. Nuk më mungon, sepse ka qenë një përjetim shpesh në zgrip. Duhet të kishe përgjegjësinë dhe kthjellësinë maksimale që çdo vendim të merrej të paktën në dobi të shumicës së qytetarëve dhe pastaj të kishe një mekanizëm për të rikuperuar dëmet që mund t’i bëje pakicës. Në këtë pikëpamje, jo. Por, nëse pranojmë se pushtet do të thotë edhe emër i mirë, edhe vazhdim i shfaqjes së admirimit. Sepse shumë të rinj nuk kishin lindur në atë kohë dhe që vijnë natyrshëm edhe kërkojnë një foto, unë prej tyre po mësoj edhe “selfie”-n, sepse duan provë që dëshmitë familjare kanë qenë të vërteta.

Çfarë nuk e duron fare në emisionin tim?

Po shikoja një pjesë të intervistave tona. Duhet ta them, jemi bërë të dy vitalë. Kemi qenë të dy më të bukur, më të vërtetë dhe më të thellë. Kemi qenë edhe shumë më seriozë. Por ndoshta, sepse profesioni juaj ka shumë ritëm, ndoshta për të mbajtur këtë ritëm, sepse nuk e ke fajin vetëm ti, nuk të lë të mendohesh thellë për të reaguar. Një këshillë do ta jepja si partner, gjej kohë dhe shikoje veten tënde në intervistat më të mira që ke bërë.

17 komente në “Rrëfimi i plotë i Fatos Nanos: Si është jeta pa fuqinë e dikurshme politike…”

  1. Lisi says:

    Alabak e pordhac .
    I padenjë për punë shteti .
    Berisha dhe Nano -fatkeqësia e Shqipërisë !

  2. Skënderbeu u mbulua që të mos shihte pasojat e pushtimit turk says:

    Kur e kishe fuqinë politike e përdore për të vjedhur. Jetën e ke rregulluar e jeton si pasha, sa këtu dhe në Vienë, po do mbahesh mend gjithmonë si hajdut, kumarxhi, pijanec e kurvar.

  3. soni says:

    Dakord me lisin i ka ren pikes.

  4. Janullatos arxidoglyftoi says:

    Plehrë me plendsin plot me mut

    1. PidhiISateme says:

      Po pse mer ti kadosh cfare ke ne plenc, mjalte? Edhe ti si gjithe te tjeret mutin e merr me vehte ngado qe vete.

  5. Berti says:

    Lisi…
    Fakeqesia numur nje eshte ky.
    Pavarsisht se kam te njetin mendim ne diskutimet e perditshme…por po te vesh ne peshore qe te dy…fatekeqesia anon nga nonua 90%.
    Kishte ne dore ky kurve burre,qe sot e mot saliu te ishte vetem ne libra histore.
    Aq i degjeneruar ishte sa kur mblidhte ministrat u thoshte: vidhni sa mundni por mos u ngaterroni me prokurorine.
    Edhe ” islamiket” kane bere me pak keq se ky.

    Per popullin:
    Kur degjoni nje njeri qe nuk permend kurre prej-ardhjen(prej- nga- ke- ardhur) vijini vizen.

  6. Nje nga populli says:

    Maskara qe nese Berisha po e priste me thike Shqiperine,ky
    palo kryeminister e preu me hanxhar. Mos i hengersh ato qe
    ke vjedhur o palo palo njeri. Ti medemek liberali, ia vure flaken me
    keq se c’ia ishte kallur Saliu i Pare.
    Ju zencin hakat e femjeve te ketij populli qe jo vetem e varferuat por dhe e vrate dhe sakatuat !….
    Ptyy fare e keqe,pledes lope…

  7. shoku " Shpati " says:

    O Nano , kur flet edhe ti per mosmirenjohes ! Besoj te kujtohet kur te shpetoi rrezimin e qeverise nje ish deputet i minoritetit …, , dhe ne nje pritje mondane qe organizove per nder te mosthyerjes se kembeve te karriges i the ish shpetuesit te qeveriese pasi ai erdhi te te takonte – ku shkon ti ??? nuk e shikon sa ka shkuar rradha ??? Prandaj rri rehat se po te ze edhe ty vetingu !!!

  8. spartaku says:

    Ti Fatos Nano je fajtor per ardhjen ne pushtet te kriminelit Sali Berisha.Ti e dinje kushe ishte Berisha,dhe i hape rrugee drejte pushtetit,qe nuk e meritonte.I dhe edhe njehere Berishes te sundonte e skllaveronet shqipetaret,duke i vjedhur e grabitur aq sa i katandisen ne fukarenje te pakrahasueshem.Ai beri te pasur familjen e tij dhe njerzit qe e rrethoni e qe i shebenin, dhe mori ne qafe popullin qe nuk kishte buke te hante.Ai te burgosi,dhe ti me friken e servilizmin tende tradhetove besimin qe te dhane socialistet,duke ja lene pushtetin kryerkriminelit Berisha.Jo vetem kaq,por shkove dhe u perule para tij,per t’u bere ti president. Ai nuk ta vari,perkundrazzi u tall me ty.Mire ta beri.

  9. xhani says:

    jo 7, por 70 ose 700 komente te behen, asnje nuk do flase mire per shokun nano.
    do mbahet mend per shancin qe pati , por bixhosciu nuk bon hajer ne bixhos e jo me ne shtet
    ju do thoni dhe dako eshte bixhosci dhe ka bere hajer ne durres
    epo dako eshte perjashtim fizik dhe virtual.

  10. Bardhi Tolabi says:

    Shikoni si eshte katandisur fizikisht dhe prej aty nxirni konkluzionin:
    Per ke mendoj dhe punoj ky palaco?
    Nuk punoj per popullin dhe Shqiperine,por per bythen e tij.
    E kam pare para nje muaj e gjysem,burre me te shemtuar e me te disproporcionuar nuk kam pare.Aq te shemtuar sa ky,nuk kam pare ne Amerike e ne Kanada,ku ka shume obeze,por asnje si ky.Njeriu me mend ne koke,tregon kujdes edhe per paraqitjen e jashtme,ndersa ky,me ka lene pa fjale…

  11. Do ishte mire -te mos ia hiqnin PETEN LAKRORIT- sa Nano dhe kameleoni intervistues.
    “xhani”para komentuesi,mire e ka. Ne ia respektojme Babane,sa ate Grua te pare, qe ka lene. Mire qe tha fjale te mira per te..
    Si para tij(Nanos),pare diellin, i them:-kalo jeten qe ke para,”Koha” ta ka fal. Leri te shumevuajturit rehat..
    Atyre,prej te cileve duhet te na shpetoje ,ju dhe pushtet,(falenderim per burgun qe bere…?!)Kete sta fal NENA.
    Pac pleqeri te mire ,zevendesoje pijen me “miresine”.
    Nene Pashako -bije shqiptare..

  12. papi says:

    E ka thirre Edi Rama si te ftuar të posaçem Rama ja futi gishtin e tashti ka ardhe koha me ja nxjerre.

  13. Dan says:

    Njeri me vese te keqija: Pijanec, Bixhozci, immoral/kurvar, hajdut, mashtrues, frikacak dhe I perulur ndaj te huajve sidomos ndaj Grekut dhe Serbit.
    Nese Shqiptaret e quajne keto vese vlera vazhdoni ti thurni lavdi nje njeriu qe e solli feudalizmin e moderuar ne Shqiperine post komuniste……
    Ky njeri duhet harruar nga te gjithe dhe jo ta kujtosh……
    Blendi qerosi ka bere karriere dhe shume para nga vemje te tilla si Tosi dhe Saliu, per rezultat ai eshte njelloj ose me I keq nga keta te dy produktet e Ramizit…..

  14. papi says:

    Artikulli më skërdhate qe kam lexuar ndonjihere, s’ka se si te jete ndryshe! Veç veting per keto skerdhate!

    1. palla says:

      sal ram sheqere birisha e futi ne burg, i shkatrroi familjen, vajti per ta vrare me arkivolin e azem hajdarit, dhe perseri ky njeri u be ortak me sal ram sheqere birishen. F. Nano e njoh qe nga shkolla e mesme, hipokrit, mashtues dhe mendjemadhe. Fatkeqesisht i ngjahu nga i jati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje