Gjatë mbledhjes së sotme, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar për kryetar grupi, deputetin socialist, Taulant Balla, i cili ishte i vetëm në këtë garë.
Ai u zgjodh ne krye të grupit parlamentarë të PS me 69 vota pro dhe 1 kundër.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, deputeti Balla ka falenderuar të gjithë kolegët e tij socialistë për besimin e madh që i kanë dhanë për të drejtuar grupin parlamentarë.
“Faleminderit kolegëve të Grupit Parlamentar për besimin e madh. PS e vetmja forcë në Shqipëri me standarde demokratike në vendim-marrje. Bashkëqeverisja dhe angazhimi me njerëzit në çdo cep të Shqipërisë i çdo deputeti socialist do të ketë rëndësi primare”, – shkruan Balla.