Debati në PD, reagon Majlinda Bregu: Aman mos na e nxirrni bojën. Ja lutja ime...

10 Shtator 2017, 16:09Politika TEMA

Nga Majlinda Bregu

Si anetare e Partise Demokratike, i drejtoj nje lutje publike udheheqjes se re politike te Partise se Republikes se Re!

Mire nga humbja ne humbje na udhehoqet me aq sukses sa nuk ju mposht dot njeri, por tani ju lutem ne emer te shume grave e burrave qe e kane te pamundur ta braktisin PD-ne dhe mendojne se ju qe mbani siglen, ne mos mishin, kocken do ja ruanit PD-se, mos na beni edhe paturperisht qesharake!

PD-se i humbi gjysma e grupit, ne erresiren totale ku u perpiluan listat e deputeteve dhe ju nuk u mblodhet te gjeni fajtorin!

Ose me mire,se gati harrova. U mblodhet pas ” fitores” se 25 Qershorit, per t’i vene kuroren e dafines “FITIMTARIT”, qe ai ta kishte me te lehte te vidhte brenda shtepise se tij!

PD humbi 10 vende te tjera ne parlament, ne driten e diellit te zgjedhjeve te humbura te radhes dhe ju prape, nuk u mblodhet te gjeni fajtorin!
PD ka humbur shpirtin dhe i ka mbetur vetem mishi-tul ne koke, i udheheqjes se lavdishme te Republikes se Re dhe ju prapeseprape, nuk mblidheni te gjeni fajtorin!

Tani na qenkeni mbledhur per te thene se “kush shet voten s’ do kete vend ne Grupin Parlamentar”. Ou? Po per ate qe vjedh votat e njerezve te shtepise dhe shet 240 mije vota, ku eshte vendi?!

Po pse nuk e paskan te drejten as tre njerez qe te kene nje mendim te fshehte ndryshe nga udheheqja e re politike?!
Pse keta s’paskan te drejte per mendim te fshehte sic pat Kryetari te drejten e marreveshjes se fshehte?!

Se mire per mendime te hapura u mor vesh qe te perpin erresira, po as ne erresire nuk u lejoka me te mos jesh i perpire?!

Aman mos na e nxirrni bojen fare,fare,fare, se jane vertet gjynah demokratet qe s’ju iket nga PD, edhe kur ju te udheheqjes se Partise se Republikes se Re, s’po lini gje pa bere per t’i treguar gjithe dynjase se PD e vertete, eshte vetem nje kujtim i te shkuares.

7 komente në “Debati në PD, reagon Majlinda Bregu: Aman mos na e nxirrni bojën. Ja lutja ime…”

  1. Durrsakja si tatërr says:

    Tashme ju ka dal boja dhe gjithcka. Ne ate grup esht nje super k…qe e njohin te gjith nje me emer dhe mbiemra te ndyr Ulerim Qina Suma quhet. Ajo i ban te tana.

  2. Fredi says:

    Po sa naiv qe jeni mo nuk e kuptoni qe pjesa derrmuese atyre qe ka perzgjedhur Lulka per deputete nuk kane as arsimimin dhe formimin e duhur per te qene ne ate tempull se me ate sistem arsimor qe ndertoje Berisha as te votojne nuk dine e jo me te bejne opozite mire thote ai i gjati prit se skeni pare gje akoma.Se Moni e kuptoje se me ata kalamaje qe ka bere deputet te cilet skane mbaruar as shkollen e se kane haberin si kryhet votimi Gramozi mund te kish marre edhe nja 10 vota te LSI-se.Hajde suksese brezit te ri te deputeteve ne votimet e tjera.Ha se harrove Ju te opozites mos harroni ti trajnoni para votimit keta me demek deputete dmth perfaqesues te popullitttttt.hahaha

  3. almahoxha says:

    Pse keni boj ju?

  4. hyse says:

    akoma e rren mendja kete dhe te tjera se ato e kane mbajtur dhe do ta mbanin “lart ” PD ‘???????????

    po prandaj keni shkuar ne kete derexhe se ishit te tille dhe ju udhehiqte nje i tille…..

    dhe tani ju vjen keq per PD…… MJAFT ME HIPOKRIZI

    PO e teproni edhe duke vajtua
    M J A F T

  5. pelivan says:

    Lulit te bashajve dhe nje thirrje per zonjen Bregu!

    Tashme,gjithe e njohim,
    ket’ biçim hajduti
    Qe dhe ne PD.
    nje dite pune s’e futi!…

    Sa erdh prej Kosove,
    (Madje brenda dites)
    E mori PD.ne
    dhurat prej Argites!…

    Permbi tavoline,
    ja dha babë horri
    dhe sakaq pronar
    bu be lulzim morri…

    S’po flas per bashkin
    (Ate me dhjet vota!)
    qe u pa te qeshet
    me te gjithe bota.

    Le pastaj te zezat
    qe i pruri radhe
    Kur dhe u damkos
    dhe si tradhetare.

    Se na shiti detin
    çakall i çakallit,
    qe ju befte havale
    nje plumb qorr,ballit!

    Na vodhi na vrau
    ky po prap maj plehut!
    Ndersa bijte tane
    perpeliten dheut…

    Tani siç e shihi
    na eshte zgjedhur prap!
    Lepuri vetingut
    xhëng,i mbet ne bark.

    Eshte bere si i çmendur
    e shihni si flet?
    si dhe dje i ati
    tash bere per Rahmet…

    Dhe mbeti gjithe diten
    duke lehur ham!
    diteziu lepur
    te dale,s’ja mbane.
    …………………………….
    Kush vertete e derdhi
    djersen per PD.ne
    Tash po sheh qe djersa
    i ka shkuar dem.

    S’di pse ca te mencur
    ende bejne sehir!
    Po sulmon Majlinda
    por paksa e mpire…

    S’flas dot dhe per Griden
    Qe e shoh si vlere!
    Se kjo koke e bukur
    thone, eshte zene me dere…

    Flas per ty Majlind
    se je zonje me çika..
    Nuk je si Patozi
    qe leh veç nga frika…

    Ndau zonja Bregu
    nga kjo peshtirosje
    Q e tashm’ eshte kthyer
    enë,per peshtymosje…

    Dili zot PD.se
    Sa s’je fut ne loje!
    Se dhe une i majti
    per ty do votoj.

  6. harillaqi says:

    Jo keta nuk kame boie.U ka dale fare,dhe jane bere si ajo rroba e vjetere e ç’ngjyrosur per ta veshur arixhinjet.

  7. alphade says:

    Banda pedeiste ka pushuar se qenuri nje parti e mveshur
    me atributet e PP te Europes Perendimore dhe eshte
    shndrruar ne nje cete kacakesh per te mbrojtur klanin e
    urryer te banditit te Vicidolit. Cdo dite qe kalon radhet e
    kesaj bande po firosen sepse po e kuptojne se ata nuk
    mund te sakrifikojne lekuren e tyre per te mbrojtur nje
    tradhetar te kombit shqiptar, per te siguruar pasurine e
    nje hajni qe Shqiperia nuk ka njohur deri me sot nje placki-
    tes e grabites te pasurise se popullit shqiptar, deri me sot ,
    Shqiperia nuk ka njohur nje atdhefales ,sic beri Berisha me
    Lulin me DETIN, dhe ne fund , mbi kete monster rendon nje
    mal me krime : 22 Prilli ne Shkoder, 97 -ta ,21 Janari,Gerdeci,
    emrat e pervecem e anonime jane me mijra e mijra ,etj.etj
    Kaq kisha per sot . Stafit te gazetes “TEMA” i uroj nje dite te
    kendeshme me plot lajme,analiza e kritika per ngjarjet qe
    ndodhin ne Shqiperi e neper Bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje