Kompanitë e sigurimit “ngriva-shkriva” me çmimet, i rrisin sërish. Lëvizja e katërt në 20 ditë

12 Shtator 2017, 09:11Ekonomia TEMA

Kompanitë e sigurimit duket se kanë hyrë në një lojë “ngriva-shkriva” duke rritur dje (11 shtator) primin për sigurimin e detyrueshëm motorik (TPL) me të paktën 30%.

Kjo vjen vetëm një javë pas uljes së tyre.

Në harkun e 20 ditëve kjo është hera e katërt që kompanitë bëjnë lëvizje në bllok të çmimeve, raporton Monitor.

Aktualisht tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik është i liberalizuar duke iu dhënë dorë të lirë kompanive të aplikojnë çmimet sipas vlerësimeve të tyre thjesht me detyrimin e raportimit një ditë më parë pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Gjithsesi ajo që vihet re vazhdimisht është lëvizja në mënyrë të unifikuar e çmimeve nga ana e kompanive në të njëjtën ditë dhe në të njëjtat nivele.

Sa shitet sot një policë sigurimi

Sot një policë për mjetet me kubikazh deri në 1600 cm3 dhe më e re se 10 vite shitet17.600   lekë ndërkohë që më herët ky çmim mesatarisht në treg ishte11 700 lekë.

Për një mjet me të njëjtën fuqi motorike por që është e barabartë ose më e vjetër se 10 vite  primi sot është rreth 18 000 lekë ndërkohe që më herët ishte rreth 12 000  lekë.

Për mjetet me kubikazh 1600-2500 cm3 dhe me vjetërsi më të vogël se 10 vite primi i sigurimit ishte rreth 12 000  lekë ndërkohe që sot i njëjti prim shitet rreth 18 300 lekë.

Për një mjet me vjetërsi të barabartë ose më të madhe se 10 vite primi që shkruhet nga kompanitë është rreth18 900 lekë ndërkohë që më herët ky prim kishte një mesatare prej 12 500  lekë.

Për mjetet që kanë një kapacitet motorik mbi 2500 cm3 dhe janë më të reja se 10 vite, pra pas 2007, primi i ri është 19 000 lekë ndërkohe që më herët ishte 12 500  lekë.

Për mjetet me të njëjtin kapacitet por me vjetërsi më të madhe se 2007 primi i sotshëm është 19 500 lekë ndërkohë që më herët ishte rreth 13 000 lekë.

5 komente në “Kompanitë e sigurimit “ngriva-shkriva” me çmimet, i rrisin sërish. Lëvizja e katërt në 20 ditë”

  1. leila says:

    ore per mjetet e vjeta shum mir e bejne se ato demtojne mjedisin pastaj per sa i perket mjeteve te lluksit edhe kjo eshte mese normale pasi perderisa ke lek qe te paguash nje makin te mir atehere detyrimisht do paguash dhe nje cmim te madh

    1. Thanasi qe ta plasi says:

      O budall si mund te sigurohen me shtrenjte mjetet e vjetra sesa te rejat? Ndotja e mjedisit nuk ka te beje me siguracionin e makinave por me taksen e qarkullimit te cilen ti e paguan ne cdo liter karburant qe blen. Makinat e vjetra harxhojne me shume karburant keshtu qe ti paguan me teper per ndotjen e mjedisit

  2. soni says:

    nevojitet nje mbikqyrje me e rrepe mbi keto kompani per te frenuar abuzimin e ndryshme qe keto te fundit bejne me cmimet

  3. Sigalisti kunder says:

    Kanceri i atij tregu quhet Avni Kapter Ponari nga Trapoja

  4. Denis says:

    Ndoshta qeveria e dyte e rames do ta perparoje dhe me teper funksionin e praktikave te reformes ne sigurime dhe kjo ta bej dhe me mire punen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje