Programi i "Rama 2": Plani i ri për taksat, të gjithë ata që përfitojnë

11 Shtator 2017, 11:23Ekonomia TEMA

Pas zerimit të taksës për fitimin për biznesin e vogël dhe përgjysmimit të taksës për biznesin e mesëm, në mandatin e ri, qeveria “Rama 2” pritet që të sjellë një reduktim të mëtejshëm të taksave në vend.

Katër vjet më parë, me aplikimin e taksës progresive u reduktuan tatimet për të gjithë qytetarët me të ardhura të ulta, por në programin e ri, tashmë do të përfitojnë edhe qytetarët me të ardhura të mesme e të larta.

Një prej zotimeve kryesore të programit është reduktimi i taksës së të ardhurave personale nga 23%, në 18%.

Gjithashtu, shtresa me të ardhura të mesme dhe të larta do të përfitojë nga reduktimi i taksës mbi dividentin, që do të ulet në 6%.

Pas reduktimit në 6% të taksës së turizmit, në muajin prill, tashmë do të aplikohet një taksë tejet e ulët, prej vetëm 5% edhe për të gjithë sektorin e teknologjisë së informacionit, një prej sektorëve me potencialin më të lartë të punësimit dhe të zhvillimit në vend.

Në paketën e ardhshme fiskale, gjithashtu është parashikuar që të shtohen masat për lehtësimin dhe thjeshtësimin e procedurave, shumë prej të cilave do të unifikohen apo do të dixhitalizohen.

Një rëndësi e shtuar do t’i kushtohet gjatë mandatit të ardhshëm edhe familjeve në nevojë, sidomos përsa i përket politikave të strehimit dhe ndihmës për blerjen e shtëpisë së parë.

4 komente në “Programi i “Rama 2”: Plani i ri për taksat, të gjithë ata që përfitojnë”

  1. Eriola says:

    Taksat me te ulta do i japin nje shtyse bizneseve. bravo

  2. Gerta says:

    Ky program permban ate cfare vertet i duhet shqiptareve, taksa me te ulta dhe nje perkujdesje me te madhe per familjet ne nevoje. suksesee

  3. adi says:

    Ky eshte nje program qe lehteson dhe i lejon te marrin frym te gjitha shtresat gje qe nuk ka qene. Bravo qeverise qe vazhdon tja mbylli gojen ata qe na shiten sikur interesohen per popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje