Rruga e Arbrit, për të cilën puna ka nisur që prej disa muajsh, do të jetë vetëm një prej segmenteve kryesore që do të ndërtohen gjatë katër viteve të ardhshëm.
Me infrastrukturën që në programin e ri qeverisës konsiderohet si një prej prioritetet kyçe për zhvillimin e vendit, ritmi dhe shuma e investimeve në akse kryesore rrugore, por edhe hekurudhore pritet të jetë më e lartë se kurrë më parë.
Përveç Rrugës së Arbrit, në fokus të investimeve do të jetë zgjerimi i rrugës Fushë-Krujë-Shkodër, aksi Thumanë-Kashar-Vorë, bajpasët e Lezhës, Tepelenës dhe Tiranës, përfundimi i aksit Milot-Rrëshen, përfundimi i bajpasit të Fierit dhe të Vlorës, si dhe i disa dhjetëra rrugëve të tjera me rëndësi lokale.
Pa dyshim, objektivi kryesor i qeverisë në katër vitet e ardhshme do të jetë sigurimi i fondeve të mjaftueshme, nga ana e Bashkimit Europian, për nisjen e punimeve të Korridorit Blu, një autostradë që nis nga Kroacia e përfundon në Greqi, duke përshkruar mes për mes, nga veriu në jug, të gjithë vendin tonë.
Përsa i përket infrastrukturës rrugore, plani më i rëndësishëm, i financuar nga fondi i Procesit të Berlinit, do të jetë ai i hekurudhës së shpejtë Tiranë-Rinas-Durrës.
Investime pritet të ketë edhe në infrastrukturën portuale, por edhe në atë ajrore, ky prioritet mbetet ndërtimi sa më i shpejtë i aeroportit të Vlorës.
Të gjithë këto investime do të mundësohen nga rritja drastike e financimeve përmes parave të buxhetit shqiptar, përmes fondit “One Billion” të investimeve dhe përmes mbështetjes nga grante të Bashkimit Europian.
do te………
Kane 15 vjet disa qeveri nuk po mbarojne dot 15 kilometra ne Fier. Do bekan gjithe keto rruge !!!
Mua me Ankohet Gomari juve doni dhe Ferrari.
Rama rren se rrenat jane Falas dhe kur i bashkon me mashtrime besohen me kollaj.Kush Shqiptar ka pare nje te mire nga Qeveria e Rames??
per ça t´ka rrejt Rama ty moer daj?
Per te gjitha ka rrejt …
Per te gjitha ka rrejt …Edhe me teprice bile.. si Gebelsi
Po po,do te………….behen.Lum si ne.
@Bert. po pra, ajo dihet, qeshu rini qeshu …
Proritet rrugeve te Jugut se late nam… deshtim edhe kete vere trafik pafund edhe kete sezon qe iku. Prioritet hyrjeve ne Tirane, duhet te jene me te shumta pasi eshte tmerr dhe ka nje jete keshtu… premtimet e tjera jane llafe koti…
Do te doja te shkruaj dy fjale per koridorin Rrogozhine- Kombinat, qe me pagese kalimi, vetfinancohet nga gjysma e shqiptareve qe do kalojne ne te, por ….. varja, kush te degjon.
O Dingo , po fushata mori fund , apo jo..? Se t’ishte ne prag fushate te jap t”te drejte” qe Rama rren..! Po ai e mori pushtetin , e perse te genjej..?!
Une jam i bindun qe keto do behen..! Flasim pas 4 vitesh..!
Zoti Kryeminister, po autostrada Tirane – Elbasan, kur do te perfundoje, apo ne kalendat grake? U be turpi i botes, sepse kompania, nuk mori nenkontraktor mbi studimet gjeologo – inxhinierike,por, per te shpetuar ca para, e per ti futur ne xhepin e saj, vazhdoi punen, pa menduar se cfare do i dilte perpara! Nderkohe qe buxheti i shtetit i furnizoi me se nje here me fonde shtese keta matrapaze! A mban njeri pergjegjesi, apo, hajt se parate e taksapaguesve jane! Aferim!
CDO QEVERI GENJEN DHE NE FUND, DO TE JUSTIFIKOHEN QE NUK NA DHANE NDIHMA . GJITHESESI TE SHPRESOJME DICKA DO TE BEJNE . VETINGUN PO HECEN ME HAPIN E BRESHKES .