Sytë nga resortet, investimet që do të ndryshojnë bregdetin

7 Shtator 2017, 20:00Ekonomia TEMA

Turizmi po rritet çdo vit dhe qeveria thotë se tashmë i ka idetë e qarta se çfarë duhet përmirësuar vitin e ardhshëm.

“Që të gjitha hotelet dhe njësitë e shërbimeve që kryejnë shërbime në bregdet deri në maj të vendosin dekulatorin e ujërave të zeza. Do iua bëjmë shumë të qartë, sepse përndryshe nuk do të kenë mundësi të hapin dyert”, tha kryeministri Rama.

Por biznesi privat e ka nuhatur para qeverisë potecialin e zhvillimit të turizmit. Në Shqipëri janë disa fshatra turistikë të një niveli të lartë, që po ndërtohen në bregdet. Dy prej tyre kanë marrë statusin e investitorit strategjik. “Green Coast” në Palasë dhe “Neë Born” në gjirin e Lalzit kapin një vlerë investimi prej gati 80 milionë eurosh.

Një tjetër resort turistik, “Palasa Bay Resort” është projektuar në gjirin e Dhërmiut, ndërsa në Jalë do të ndërtohet një kompleks vilash dhe hotelerie. Për të vazhduar po në jug, në Ksamil, ku është projektuar një tjetër fshat i këtij tipi.

Ndërkohë, në gjirin e Lalzit po zhvillohet një ndërtim me një sipërfaqe prej 350 mijë metrash katrorë dhe investimi shkon në gati 90 milionë euro. Në fazë procedurash për leje është investimi në Divjakë i Behxhet Pacollit, një investim gjigant me vila, hoteleri dhe port jahtesh.

Luan Bregasi, kryetar i “Biznes Albania”, njëkohësisht investitor në hoteleri turistike, thotë se duhet një infrastrukturë e plotë.

“Gjithçka lidhet me ndërtimin e aeroporteve, ndërtimin e rrugëve, shtrirjen e energjisë elektrike, ujit, dezinfektimin e zonave turistike, që të mos vijë një turist i huaj dhe vendi të jetë i mbushur me mushkonja”, tha Bregasi.

Por sfidë më vete është menaxhimi profesional i resorteve turistike.

“Përpjekjet e përbashkëta me komunitetin e sipërmarrjes private për të krijuar një klasë menaxherësh, qoftë nëpërmjet formimit dhe arsimit profesional, qoftë nëpërmjet trajnimeve, për të rritur nivelin dhe cilësinë e shërbimeve”, tha më tej Bregasi.

Bregasi shprehet i kënaqur me uljen e TVSH-së, por më shumë lehtësira do të kishin më tepër impakt. Gjithsesi sipas tij, një ministri që i dedikohet turizmit tregon se qeveria e ka në vëmendje këtë sektor.(TCH)

7 komente në “Sytë nga resortet, investimet që do të ndryshojnë bregdetin”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    syte nga resortet dhe sumen nga ………..xhamija!
    mqse pritet qe vizitoret e shumte ne keto ”diamonds” ne vatan te jene arabe a do te kete bourdheloxhami apo do te qesin sumen[falen] neper lulishte…!!!???

  2. zaho says:

    Kur gazetari pyeti zonjen qe merrej me projektin ne Palas pergjigjia ishte ne po e bejme kete investim per zhvillim per turizem dhe jo per fitim gazetari e pyeti prap po ujerat e zeza ku do ti coni , ajo i thote ne bashkepunim me banken boterore ne do ti derdhim ne dei por ato do te jenne njesoj si ujet e pijshem dhe ne moj zonje ta mbeshtesim mendimin deri ne rez por me ate ujin e pijshem e dhjeve fare muhabetin, Lereni ate vend sic eshte se e ka bekuar Zoti

  3. like says:

    kur shet mend edhe ti si partiot vaj halli thuaj. patriot per 300€! ty po te erdhi Erdogani neser me e ngrit pazarin e ta beri pensionin 400€ ti behesh gati per me e djeg athinen, tiranen e vatikanin bashk.

  4. Tarrasi says:

    Pas ketij “plani strategjik” e gjithe Shqiperia do te shnderrohet si “tek Shkomi i Kavajes”

  5. nord.al says:

    Pra te gjithe resortet ne jug te Shqiperise.

  6. Albi_I says:

    Investimet strategjike ne Shqiperi jane ato qe ben Samir Mane ne prona te vjedhura ne Palase. Pikaaaa

  7. AMC says:

    QEVERIA DHE BIZNESMENET E MEDHEJ SHQIPTARE TI JAPIN NJE PRIORITET TE MADH INVESTIMEVE NE TURIZEM ,,,DUKE NDERTUAR RESORTE DHE HOTELE ME 5 YJE QE KUR TE VIJNE TURISTET E HUAJ TE KENAQEN DHE TE VIJNE PRAPE ,,,PER KETE DUHET TE NDERTOHEN RRUGE TE PARAMETRAVE EUROPIANE,,RRUGA TIRANE -SARANDE DHE TIRANE -SHKODER TE JETE AUTOSTRADE 3 ME TRE KORSI,,JO SIC ESHTE SOT 2 ME 2,,,PO ASHTU TE NDERTOHET AEROPORTI VLORES,APO SARANDES,,PO ASHTU TE INVESTOHET QE UJI,DRITAT TE JENE 24 ORE,,,PO ASHTU DHE UJRAT E ZEZA PARA SE TE HIDHEN NE DET TE PERPUNOHEN NE DEBURATORE,,,KLIMA JON E ESHTE E PERSOSUR,,,DHE TURISTET NGA LINDJA DHE PERENDIMI DO DYNDEN PASI TE PLOTESOJME KETO KUSHTE,,,//..GJERAT AMA DUHET TE BEHEN SHPEJT,,,KOHA NUK PRET,,,//

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje