Fatos Klosi: Berisha, bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. I thur lavde por e shfrytëzoi për grushtin e shtetit më 14 shtator. Si u arratis Nano përmes maleve

13 Shtator 2017, 10:40Kronika TEMA

Dje u shënuan 19 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit. Është cilësuar si vrasja e shekullit të 20-të, pasi asnjëherë nuk u zbardh e vërteta e plotë e ngjarjes mafioze të 12 shtatorit të vitit 1998. Kjo ngjarje pasoi me shumë ngjarje të tjera, si grushti i shtetit i 14 shtatorit të 1998, i organizuar nga opozita e asaj kohe, e cila shkatërroi institucionet dhe u përpoq të merrte pushtetin me dhunë. Rreth zhvillimeve të këtyre ngjarjeve ka folur në një intervistë për gazetën “Sot”, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi. Ish-kreu i spiunazhit shqiptar akuzoi Berishën si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, duke u shprehur se ai e shfrytëzoi vrasjen e tij për të organizuar grushtin e shtetit më 14 shtator.

-Dje u bënë 19 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, më12 shtator të vitit 1998. Kjo ngjarje është cilësuar si vrasja e shekullit të 20-të, pasi asnjëherë nuk u zbardh e plotë. Si e përkujtoni këtë ngjarje?

Vrasja e Azem Hajdarit ishte një ngjarje që krijoi pasoja të rënda, dhe më pas u përdor për të larguar kryeministrin e asaj kohe, Fatos Nanon. Ishte një ngjarje e parashikuar. Shteti ishte në dijeni, sepse Azem Hajdarit i ishin bërë disa herë atentate. Ata që e vranë erdhën në Tiranë nga Tropoja, dhe bën atë që bënë. Për më tepër, kësaj ngjarjeje iu dha një ngjyrë politikë, propagandistike; qe një ngjarje që u shfrytëzua nga PD për të rrëzuar qeverinë. Jam akuzuar edhe unë sikur unë e kisha vrarë Azemin…Berisha ishte në dijeni për ngjarjen. Ai shumë shpejt pas ngjarjes, bëri një deklaratë se kush ishin vrasësit, ndërkohë që nuk dihej asgjë. Berisha doli i pari dhe foli. Berisha për mendimin tim është bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Ngjarja u diskutua në një proces gjyqësor që asnjëherë nuk ka qenë i plotë. Nuk iu shkua deri në fund asnjëherë problemit. Sot është dënuar një njeri që nuk është ai aktori kryesor, jo e jo vrasësi. Të gjithë ata që e dinin se kush e vrau, se kush e organizoi gjithë ngjarjen i vrau një e nga një nga të dyja palët në konflikt. Ka mbetur një nga ngjarjet e dhimbshme të këtij tranzicioni që është shfrytëzuar edhe politikisht. Berisha u mburr se do të bënte gjithçka që kjo ngjarje të zbardhej plotësisht, por nuk bëri asgjë. Berisha ka qenë njeriu që ka dëgjuar dhe ka regjistruar Azemin që u plagos. Berisha i kishte të gjitha mundësitë që kjo ngjarje të zbardhej; ai nuk pranoi asnjëherë të shkonte në gjyq të dëshmonte. Në fillim akuzoi Fatos Nanon për ngjarjen se e kishte realizuar nëpërmjet SHIK, nëpërmjet meje. Më pas akuzoi Rexhep Mejdanin. Këto ishin karagjozllëqe. Ai është përgjegjësi kryesor që ngjarja nuk u zbardh asnjëherë.

-A e shfrytëzoi opozita e asaj kohe vrasjen e Azem Hajdarit për të rrëzuar qeverinë Nano? Si ish-kreu i SHISH, si u organizua grushti i shtetit në ’98?

Përgatitjet për grushtin e shtetit kishin filluar me kohë, dhe informacionet ishin të plota. Ishte një përgatitje për t’i bërë rezistencë qeverisë. Në Shkodër po stërviteshin njerëz me muaj të tërë, për ta nisur që andej dhe më pas për të ardhur në Tiranë. Ata morën me dhunë dhe me armatime, institucionet. Policia u dorëzua, vetëm Garda bëri rezistencë. Në Gardë kishte edhe njerëz të PD. Ata që morën tanket, ia dorëzuan PD. Të gjithë kryengritësit morën Kryeministrinë, zyrën e Kryeministrit, Radio Televizionin, Parlamentin, zyrën e kryetarit të Parlamentit; vetëm Presidenca i shpëtoi dhunës së kryengritësve. Më pas dolën në televizor dhe deklaruan fitoren, se e kishin ata shtetin dhe pastaj me bisht ndër shalë, kur morën mesazhe nga jashtë, i lanë që të tëra dhe ikën nëpër shtëpia. Shumica e kryengritësve iu turrën dyqaneve të Tiranës, rrugës së Durrësit, të Kavajës, dhe aty u mor vesh që ajo kryengritje kishte dalë nga binarët. Më pas u larguan vetë me bisht ndër shalë dhe u justifikuan se nuk e kishin bërë ata këtë ngjarje, se ishte e improvizuar. Por këto ishin përralla. Drejtësia nuk u përpoq seriozisht që të gjente as ata që e organizuan vrasjen dhe as grushtin e shtetit. Vrasja e Azemit ashtu siç u lejua që të realizohej, ashtu edhe u shfrytëzua rëndshëm për të rrëzuar qeverinë Nano. Sot i thurin lavde por ajo ishte një ngjarje që gati-gati u planifikua për të shkuar deri aty.

-Cila është e vërteta e arratisjes së Fatos Nano gjatë grushtit të shtetit?

Fatos Nano tentoi të ikte një ditë përpara në Itali. Por, ai bëri një mbledhje qeveri të fortë në datë 13 pasdite, ku dha udhëzime se çfarë duhet të bënte të nesërmen policia për të tilla situata. Pastaj të nesërmen në mëngjes bashkë me grupin e shoqërimit, bëri rrugë nëpër male për të dalë në Maqedoni. Ishte skandaloze. Shqipëria kishte plot vende të sigurta për kryeministrin. Ai e dinte mirë që asgjë nuk do ndodhte afatgjatë. Askush nuk e dinte ku ishte kryeministri. As presidenti i vendit nuk e dinte. As ministrat. Të nesërmen ishte thyer poçja.

-A mund të themi se Shqipëria kishte një kryeministër frikacak apo të papërgjegjshëm?

Unë e kam quajtur gjithmonë të papërgjegjshëm. Kryeministri nuk është një njeri i vetëm, ka një staf. E gjithë puna e stafit çalonte. Ai u tremb. Nuk e di me siguri, thuhej se u gjend një plumb në tavolinën e tij. Nuk pretendoj që kryeministri duhet të rrinte në Tiranë, por kryeministri kishte plot vende të tjera që mund të ndihej i sigurt në Shqipëri. Mund të ndihej më i sigurt se sa në Maqedoni. Të shkonte në Skrapar dhe nuk do ta gjente as dreqi e jo më njerëzit e Berishës.

13 komente në “Fatos Klosi: Berisha, bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. I thur lavde por e shfrytëzoi për grushtin e shtetit më 14 shtator. Si u arratis Nano përmes maleve”

  1. Briklona says:

    Vrasja e shekullit?!
    Azem Hajdari, nje trafikant !
    Nuk u zbulua, thoni ju, po perse vrasjet e tjera u zbuluan?
    Fatmir Xhindi, nuk ishte deputet?
    Dini gje ju te jete zbuluar?
    Ishte me i rendesishem trafikanti Azem nga njeriu i ndershem Fatmir?

  2. klaudio says:

    kryeministri me delexh frikacak ne te gjith historin e vendit

  3. Petrit says:

    Nga njera ane thuj u kthyen me bisht nder shale.
    Nga ana tjeter thua qe u detyruan nga jashte.
    Ketu ka diçka qe nuk shkon ??!!!!
    Ne fakt shteti ra dhe kete nuk mund ta mohosh.
    Ajo qe eshte me e çuditshme : Ti shoku Klosi qe e mban veten shume te zgjuar sa here qe te jepet rasti te flasesh kunder Berishes ku ishe.
    Ne fakt detyra juaj si sherbim sekret ishte zbulimi dhe parandalimi i ketyre ngjarjeve.
    Apo varja……..
    Mjafton te flasesh kunder doktorit dhe behet direk lajm!!!!!!
    U shofte nga faqja e dheut fara e keqe komuniste

  4. shoku says:

    Çupa e Hajdarit i di keto?

  5. Bushi says:

    Hipokrit me te madhe,se Sali Berisha nuk e gjen ne te gjithe boten.Ai krijoi nje shik rreth vehtes,njerez te hurit e te litarit,dhe te vriste naten e te qante diten.Ai e vrau Azem Hajdarin.Kjo eshte e sigurt,se Azemi per Salin ishte nje gur ne kepuce.E zhduku se nuk donte t’a kishte rival.Prokuroria dhe gjykatat e asaj kohe mbajne pergjegjesi te madhe qe nuk e denuan Berishen.Dihet arsya,se ata kane mare shume ta medha parash,por ata i kane bere nje deme te madh vendit,i cili sot po lengon si rezultat i keq qeverisjes se Saliut.S’ka gje,do vije dita e gjykimit.

  6. Bogonica says:

    “Petrit”,duhet te dini se sipas ligjit, Shik eshte c’veshur nga veprimtaria parandaluse,ai si institucion eshte vetem informues,madje dhe informacionet qe merr, i merr me pagese dhe ato i merr jo nga spiunet por nga “bilbil-fryresat”,askush s’i jep me informacion Shik-ut pa pagese.Ska me sigurim qyl apo nen presion sic e kishte diktatura dhe Shik i Gazidedes , jemi ne demokraci.

  7. arben says:

    Qe vrasja e Azemit do sherbente si shkendije per realizimin e grushtit te shtetit kete e di i madh e i vogel.Qe shteti ra ne duart e bashibozukeve te te gjitha ngjyrave [ kujtoni Leka Zogun dhe zogisto ballistet e ish kolaboracionistet e djeshem ] qe dolen te veshur me roba ushtarake e te armatosur edhe kete e dime te gjithe.Qe ideatori e drejtuesi i grushtit te shtetit ishte shpellari i Vicidolit e drejtues te larte te PD edhe kete e dime.Qe qeveria iku per lesh e Nano u aratis me bisht nder shale edhe kete e dime.Qe ishte presioni nderkombetar ay qe zbythi keta teroriste edhe kete nuk ka nevoje kush te na e thote se e dime .Por vetem nje enigme ka mbetur dhe mbetet e pa zgjidhur ne keta 27 vite.Si eshte e mundur qe te gjitha krimet politike qe jane kryer nga populli u dihet autori me emer e mbiemer por qe drejtesia asnjehere nuk vepron dhe keta kriminele jo vetem shetisin te lire e te pa cenuar por vazhdojne hapur e pa frike aktivitetin e tyre kriminal kunder shqiptareve.Sa jane te implikuar te gjitha forcat politike ne kete aktivitet kriminal dhe sa i ka te ndyera duart faktori nderkombetar qe edhe pasi keta kriminele i vene zjarrin Shqiperise nderkombetaret i quajne bura shteti.Kjo eshte enigma qe presim te zgjidhet nje here e mire e jo te degjojme pallavra nga te gjitha anet e spektrit politik ku te gjithe bejne rolin e ekspertit apo te viktimes dhe askush nuk mer guximin te thote te verteten .

    1. spartaku says:

      Arben! Ke shume te drejte.Eshte akoma enigem,se si ka mundesi qe te gjitha keto krime qe ka bere Sali Berisha me banden e tij kriminale,dhe sot e kesaj dite nuk e ka gjetur asnje gje.Kjo eshte e papranueshme,se krimet e tij i di i gjithe populli,dhe nuk e ditkan ata qe kane forcen e ligjit ne dore (prokuror e gjykates).

  8. Jak Boston says:

    Ky Klosi eshte nje nga ata qe bashke me Berishen dhe Nanon dhe shume te tjere duhet te ishin pas hekurave dhe te mos dilnin me prej atje, pasi e kane qelbur kete vend me shume se tre dekada.
    Keta jane kori i vjeter komunist qe nuk e lene Shqiperine dhe shqipetaret si komb te ecin perpara.
    Fara ketyre duhet shuar njehere e mire.

  9. mohikani says:

    enigme?
    privatizimi i shetit
    people at last have the power!
    viva la rey volution
    posht la renovation
    K.R.OK.

  10. Kili says:

    Klosi?! enverist, hije e de shkuares, intrigant.
    Akademik?! Akademik i fizikes quantike ne Shqiperi?! Lol, mjelloj si te gjesh gjeni te infirmatikes ne fiset e amazones…

  11. mirel says:

    Aty ke Fatosi me qendro. Sa per Azemin dihet me kohe qe e vrau Berisha.
    Ajo menyra skandaloze e te ikurit tregon kush eshte Fatos qelbesira

  12. Demo says:

    Grusht shteti pati.
    Por grushti i shtetit deshtoi, sepse bashibozuket nuk munden te marrin dy ministrite kryesore, Ministrine e Brendeshme dhe Ministrine e Mbrojtjes. Tentuan Ministrine e Brendeshme. Aty u thyen. Policia rivendosi situaten pa viktima, pa gjakderdhje. Ministria e Brendeshme dhe Policia, menaxhuan situaten perballe bandave te armatosura duke shmangur vrasjen dhe goditjen aksidentale te qytetareve te pafajshem.. Ne situata te renduara te rendit, prioritet nuk eshte ruajtja e godines se kryeministrise, sepse edhe nese merret godina, nuk bie qeveria. Qeveria mblidhet diku tjeter.
    Por ky Klosi e ka zakon qe behet specialist per gjithshaka. Eshte nje nga pergjegjesite e tija me te medha, mungesa e informacionit para ngjarjes, por akoma me shume pas saj, dhe sidomos mos gjetja e menyres se duhur, qe informacionin e vertete ta bente publik, duke vene re qe hetimet po, ne menyre qe hetimet te merrnin rrugen e duhur. Del sot dhe thote seshte kjo por eshte ajo. Ai duhet te thote hapur qe Azem Hajdar Hajdari u vra thjesht per shumen e parave qe kishte pervetesuar nga kontrabanda e armeve…Klosi kete e di mire.. Berisha gjithashtu ishte i informuar dhe e detyroi Azemin te dilte ne prite..
    Ne shume raste Klosi flet me mllefe personale dhe nuk eshte analizues i besuar i situates. Si kryetar i Sherbimit duhet te jete me i paanshem dhe me i qete ne gjykim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje