Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, është paraqitur sot në një konferencë për shtyp në “Santiago Bernabeu”, ku ka folur për renovimin e kontratës me klubin madrilen.
Marcelo ka nënshkruar vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022.
I pyetur se çfarë do të thotë për të vazhdimi i kontratës me Real Madridin, Marcelo ka thënë:
“Është krenari e madhe të hysh në historinë e këtij klubi të madh. Jam shumë i lumtur dhe me fat që jam në këtë klub të madh siç është Real Madridi.
Jam shumë i lumtur që kam 10 vjet këtu dhe që tani kam rinovuar kontratën. Më është plotësuar ëndrra dhe familja ime është shumë e lumtur për mua”, u shpreh Marcelo.