Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e 9-tetorit mes kombëtares shqiptare dhe asaj italiane.
Lajmi është njoftuar nga vetë institucioni i futbollit shqiptar në vendin tone përmes një njoftimi për shtyp.
Biletat kanë dalë në shitje në të gjithë sektorët e tribunave dhe mund të blihen online.
Njoftimi i FSHF-së.
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen eliminatore të vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”, Shqipëri – Itali, e cila do të zhvillohet në datë 9 tetor 2017 ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici” Shkodër.
Në shitje janë të gjithë sektoret duke filluar nga tribuna VIP, tribuna A, sektori D3, sektori D4, sektori C1 dhe sektori C4, biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së.