Për herë të parë në historinë e saj klubi i Tiranës ka luajtur në Kategorinë e Parë pas rënies që pësoi në sezonin e shkuar.
Bardheblutë luajtën sot takimin e parë në këtë Kategori kundër skuadës së Ilirisë në stadiumin “Selman Stermasi”.
Një debutim me fitore në stol për trajnerin, Ze Maria, i cili shijoi suksesin e parë me Tiranën ku triumfuan me shumë vështirësi ndaj Ilirisë me rezulatin 1-0.
Autori i goli për 24-herë kampionët e vendit u shënua nga ana e Maveje në minutën e 79-të duke i dhënë tre pikëshin e parë skuadrës së tij.
Në këtë sfidë u rikthyen dhe në stadium tifozët e Tiranës, “Tirona Fanatics” pas një periudhe të gjatë bojkoti pas konfliktit me presidentin Refik Halili.
Dhe në sfidën e sotme ata nuk ka rreshtur së kërkuari dorheqjen e tij nga presidenca e Tiranës duke kënduar në kor kundër tij si dhe duke shpalosur banderola ironizimi kundrejt Halilit.
“Këngëtar stonon, ndërtues mashtron, president dështon. Gjeje kush është”
“Koha Jote Mbaroi”, ishin disa nga banderolat që tifozat e Tiranës hapën në shenjë proteste ndaj Refik Halilit.
Ku fanacica ku ?