Pas incidentit që ndodhi gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ku kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana (i caktuar në këtë detyrë nga Lulzim Basha) ka tentuar të godasë sekretaren për Organizatat Partnere në PD, Valbona Mezini, pasi kjo e fundit e ka ndërprerë, ka reaguar Anëtari i Këshillit Kombëtar, Fabian Topollaj.
“Ju lutem mos e poshtëroni me shume se kaq PD, Jemin ki respekt te paktën për veten”- ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Tensionet u rritën kur Valbona Mezini akuzoi Jemin Gjanën për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në parti, teksa ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur verbalisht me të duke tentuar ta godasë, por është ndaluar nga deputetët e tjerë.
Mezini njihet si kritike e Bashës dhe është pjesë e firmëtarëve që kanë kërkuar shkarkimin e tij si kryetar i PD.
Ndërsa Gjana ka mbajtur një pozicionim në përkrahje të Bashës, dhe ishte kryetari i komisionit të zgjedhjeve në PD. Ai është akuzuar nga kritikët e lidershipit edhe si përgjegjësi kryesor i manipulimit të rezultatit të 22 Korrikut.
Gjana njeriu me felliqesire qe ka pare Kuvendi dhe zyrat e shtetit shqiptar. I keq dhe eshte i vetmi njeri qe me plote goje mund te thuash qe: -mire ja ka bere Enver Hoxha atij dhe fisit te tij. Hajdut i keq qe u bleu femijve hyrje pallati dhe dyqane ne 4 vitet qe ishte Minister Bujqesie. Plere e vertete.