Tensionet në kryesi, Basha: Nuk ishin zgjedhje, por luftë, sulmet ndaj njëri-tjetrit i shërbejnë Ramës

21 Shtator 2017, 20:38Politika TEMA

Mbledhja e sotme e Kryesise se PD eshte shoqeruar me tensione.

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur para anetareve te Kryesise, pas incidentit qe ndodhu kur Jemin Gjana tentoi te godiste Valbona Mezinin.

“Pergjegjesine time e mbaj, dhe e kam mbajtur para gjithe anetaresise se PD. Sulmet ndaj njeri tjetrit i sherbejne vetem Edi Rames.

Dolem nga nje lufte, nuk ishin zgjedhje por lufte, duhet te bashkohemi per betejat e ardhshme. Ndryshimet statutore per vitalizimin, reformimin, demokratizimin e partise. Rritja e rolit te anetaresise.

Cdo sulm pa fakte, me hamendesime ndaj PD dhe lidershipit, nje sherbim qe me vetedije qe i behet Edi Rames”, mesohet te kete thene Basha.

Kreu i PD-së qe ë fillim të mbledhjes ka folur për analizën e humbjes dhe nisjen e procesit për ringritjen e partisë.

Në muajin korrik, kryetari Basha kërkoi sistemin e primareve për zgjedhjet e ardhshme.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri një takim me aleatët. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se ai ka nisur konsultimet për reformën zgjedhore.

“Konsultimet do të vazhdojnë me aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë. Teksa konsultime pritet të ketë edhe me çdo forcë politike dhe faktor shoqërorë pro zgjedhjeve të lira”,- sqarohet në njoftimin e PD.

Reforma zgjedhore, sipas PD-së duhet të realizohet për të ndalur manipulimin dhe shitblerjen e votës. Ajo duhet të përfshijë kërkesat e artikuluara edhe më herët nga Basha, votimin e numërimin elektronik dhe votën e emigrantëve.

1 komente në “Tensionet në kryesi, Basha: Nuk ishin zgjedhje, por luftë, sulmet ndaj njëri-tjetrit i shërbejnë Ramës”

  1. Kristo says:

    Shporuni njerz te dyr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje