Skëndërbeu, Daja: Dominuam ndaj Partizanit, nuk i lamë shanse të na godiste

23 Shtator 2017, 21:11Sport TEMA

Teniku i Skëndërbeut, Ilir Daja, u shfaq mjaft i lumtur pas suksesit të merituar në duelin kundër Partizanit i cili është një rival i drejtëpërdrejt për titullin kampion.

Daja theksoi se ekipi i tij ka zhvilluar një lojë mjaft të mirë duke dominuar përballë kundërshtarit duke mos i dhënë asnjë hapsirë.

Kemi qenë agresivë gjatë gjithë lojës. Nuk i lamë shans Partizanit për të mbajtur topin dhe të kontrollonte lojën.
Kemi dominuar në shumë aspekte ndaj Partizanit. Kjo na jep shumë moral dhe ana psikologjike është shumë e fortë pas kësaj fitoreje ndaj një rivali direkt.

Por, jemi vetëm në javën e tretë dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Soue apo Ekuban? Janë të dy lojtarë shumë të mirë, por Soue është më lart, sepse vepron edhe në zona të ngushta. Më vjen mirë që shënoi sot. Ka bërë shumë mirë detyrën deri tani.

Javën e ardhshme në Kukës? Nuk e kam quajtur vetëm unë ‘vendi i krimit’ atë stadium, por e keni quajtur edhe ju si media. Është një ndeshje si gjithë të tjerat. Do shkojmë për të marrë rezutlatin e dëshiruar edhe në Kukës”, tha trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja për mikrofonin e RTSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje