Takimi i papritur në OKB mes Vuçiç e Pacollit, ja për çfarë biseduan

24 Shtator 2017, 09:23Rajoni TEMA

Në ndërtesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, ku këto ditë po qëndrojnë delegacione nga e mbarë bota, pjesëmarrës është edhe delegacioni i Kosovës, me në krye Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

 

 

Ndërkaq, ndaj kësaj deklarate kanë reaguar zyrtarët më të lartë shtetërorë serbë. Madje, sipas të përditshmes serbe, “Blic”, në ndërtesën e OKB-së janë takuar rastësisht edhe delegacionet e Kosovës dhe ata të Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, sipas kësaj gazete, është përballur me Thaçin e Pacollin, dhe me këtë të fundit ka shkëmbyer disa “fjalë”.

“Ku i gjete tërë ato vota për të cilat po bisedon? Ke humbur njëherë, do të humbasësh përsëri”, citohet t’i ketë thënë Vuçiçi Pacollit.

Sipas “Blicit”, Pacolli është hutuar dhe e ka pyetur:
“A je lodhur nga tërë këto takime?”.

Ndërkaq, gjithnjë sipas medias serbe, Thaçi vetëm ka vëzhguar nga distanca dhe nuk është përfshirë në diskutim.

Vuçiç ndërkaq ka deklaruar se “shqiptarët prapa vetes kanë muskujt e fuqive të mëdha”, por se edhe Serbia do të luftojë, ndersa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se “ata nuk kanë vota të mjaftueshme për UNESCO”.

“Pacolli mendon se gjithçka mund të zgjidhë me para, por nuk shkon kështu. Ne para dy vjetësh kemi fituar ndonëse i kanë mbështetur shtetet më të fuqishme”, ka thënë Daçiç për “Blic”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje