Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka konfirmuar aleancën me BDI në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ai tha se kjo është një cilësi e re e demokracisë në Maqedoni dhe shtoi se pret që shqiptarët përsëri ta votojnë LSDM-në.
Zaev shtoi se përkrahje të tillë do të japin edhe në Kërçovë, ku beson se do të jepet votë e drejtpërdrejtë për kandidatin e BDI-së dhe tha se shtabi është duke e analizuar këtë mundësi.
“Kjo është cilësi e bukur e Maqedonisë, të votojmë për qytetarë, emra dhe mbiemra, programe, ajo është ardhmëria e çdo shteti, ashtu edhe e Maqedonisë. Mendoj se me një koncept të këtillë vendosim një bashkëpunim afatgjatë, i cili do të jetë në dobi të qytetarëve”, tha Zaev për çështjen e bashkëpunimit që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale me partinë partner të koalicionit qeveritar, BDI.