Ligj i ri për sigurimin e automjeteve: Paguajnë më pak drejtuesit e rregullt

26 Shtator 2017, 19:45Ekonomia TEMA

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare premton se deri në vitin 2018 do të jetë miratuar një ligj i ri për sigurimin e mjeteve motorike. Drejtori i Autoritetit, Ervin Koçi, ka prezantuar disa pika të projektligjit, që sipas tij sjell për drejtuesit e mjeteve aplikimin e sistemit bonus – malus.

Pa diskutim që bonus-malus do të jetë një objekt i rishikimit që të përshtatet më mirë me zhvillimet e tregut.

Është shumë e rëndësishme që sistemi bonus-malus do të ketë një ndikim shumë pozitiv tek konsumatori.

Konsumatori i ndershëm dhe i rregullt do të ketë një kosto më të ulët për pagesën e primit të sigurimit ndryshe nga ata të tjerët që krijojnë aksidente, bëjnë aksidente ku ne do mbajmë përgjegjësi duke paguar një prim më të lartë”, tha ai.

Mbetet për t’u shpresuar sa do të vihet në zbatim një gjë e tillë, pasi deri më sot qeveria nuk ka reaguar ndaj ankesave dhe akuzave se tregu i sigurimeve funksionon mbi parimin e oligopolit, me kompani që lëvizin tarifat në bllok.

Një tjetër problem është edhe borxhi që këto kompani kanë ndaj konsumatorëve, që zënë fill që nga viti 2002.

Kemi 9-10 milion euro. Ne tashmë po bëjmë edhe një inspektim tek byroja e cila administron të gjithë këtë proçes për të nxjerrë shifrën reale, por edhe përgjegjësitë konkrete.

Ky është krijuar që nga viti 2002 për shkak se edhe tregu i sigurimeve në ato vite ka qënë më i brishtë dhe kanë marrë përsipër përgjegjësitë në bashkëpunim me autoritetin që atashon këtë shumë në vitin 2018”, tha Koçi.

https://rtsh.al/lajme/ne-2018-ligj-i-ri-per-sigurimin-e-detyrueshem-moto…

1 komente në “Ligj i ri për sigurimin e automjeteve: Paguajnë më pak drejtuesit e rregullt”

  1. Artan says:

    Injorante te tre ju qe jeni ne foto..niveli me i ulet i AMF qe nga krijimi. Te 3 down.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje