Mbreti saudit Salman ka lejuar me dekret që gratë të drejtojnë automjetet. Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë luftuar më shumë se tri dekada për të drejtën e grave për të qenë shofere.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Arabisë Saudite SPA njoftoi të martën në mbrëmje se Mbreti Salman ka marrë vendim që në të ardhmen gratë të kenë të drejtë të drejtojnë automjetet.
Në këtë vend të sunduar nga islamistët konservatorë gratë nuk kanë pasur të drejtë të drejtojnë automjete. Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë luftuar më shumë se tri dekada për të drejtën e grave për të qenë shofere.
Në Arabinë Saudite gratë duhet të jetojnë me shumë kufizime. Fundjavën që shkoi gratë u lejuan të hyjnë në stadiume të sportit, ku të shoqëruara nga familjet patën rastin të përcjellin ceremonitë me rastin e Ditës Kombëtare. Në korrik Ministria e Arsimit e Arabisë Saudite lejoi pjesëmarrjen e vajzave në lëndën e gjimnastikës në shkollat shtetërore.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Arabisë Saudite SPA njoftoi se Mbreti ka urdhëruar qeverinë të përgatisë legjislacionin përkatës, i cili u lejon grave të drejtojnë veturat. Pritet që rregulli i ri të vlejë nga qershori i vitit 2018. Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë ku gratë nuk kanë të drejtë të jenë shofere. Shtetet e Bashkuara përshëndetën menjëherë vendimin e Mbretit.
Ka disa muaj që mediat ndërkombëtare kanë paralajmëruar masa mbretërore në drejtim të liberalizimit të kushteve tejet konservatore të jetës. Mbreti Salman po ballafaqohet me probleme krejt të tjera: burimet e naftës nuk duken të pashtershme dhe prej të gjithë sauditëve, e sidomos atyre që janë të angazhuar në administratën publike, tani kërkohet të punojnë për të fituar rrogën.
Në muajin maj revista gjermane në një reportazh nga Arabia Saudite shkruante: «Për fetarët tani bëhet fjalë për çështje më të rëndësishme se sa a janë thonjtë e lyer <haram>. Madje edhe ndalesa që gratë të ngasin vetura së shpejti mund të hiqet. Sepse sfidat janë të jashtëzakonshme: a do t’ia dalë qeveria e Mbretit Salman të shmang recesionin dhe të zvogëlojë ndikimin nga nafta?
A do ta fitojë Arabia Saudite luftën kundër xhihadistëve, të cilët vazhdimisht kryejnë sulme? Dhe, përkundër të gjithave, a do të mund të ruajë unitetin e brendshëm të shoqërisë?
Papritmas edhe publikisht po shtrohen pyetje, të cilat deri para pak kohësh askush nuk merrte guxim t’i formulonte: përse një klerik i lartë përhap budallallëkun se nëse gratë ngasin veturën, do të jenë të paafta për të lindur?
Përse jemi të përzier në luftën e shtrenjtë dhe të tmerrshme në Jemen, ku deri më tani kanë vdekur rreth 10 mijë civilë dhe janë dëbuar tre milionë njerëz? A është punë e mençur të shiten pjesë të koncernit shtetëror të naftës Saudi Aramco apo mund të gjendet një rrugë tjetër nga mjerimi financiar?»(dp)
Bravo te qofte Salman, je ti se te ishte ndonje tjeter nuk i linte kurre grate ti hipnin maqines.
30 vjet lobim qe grate ti japin makines ahahahhahaha
I pershendesim dhe shpresojme qe ato gra te lehtesohen edhe nga carcafet e zinj qe hedhin mbi koke por na vjen keq qe filluan te mbulohen grate dhe vajzat tona edhe ketu ne Shqiperi.Sec jane ca mender ”profesoresha” qe na bejne ”studime” per islamin dhe na shpien ne mesjete.