Rizgjedhja e Merkel dridh Greqinë!

26 Shtator 2017, 20:04Rajoni TEMA

Ndryshimet në skenën politike të Gjermanisë kanë dhënë mesazhet e tyre të para negative në Greqi, hallka më e dobët ekonomike e Eurozonës.

Bursa greke, edhe të martën ka pësuar goditje dhe vala e shitjeve të aksioneve ka çuar në humbje që përllogariten në 48 orët e fundit në vlerën e 2.23 miliardë eurove.

Kjo, edhe për shkak se guvernatori i BQE-së, Mario Draghi ka lënë të hapur mundësinë e një “stress test”-i të afërm ndaj bankave greke, i cili ishte parashikuar në tetorin e vitit 2018, e si rezultat goditjen më të madhe e kanë marrë vlerat e aksioneve të bankave greke.

Nga ana tjetër, krijimi i mundshëm i një koalcioni qeveritar në Gjermani, me pjesëmarrjen e liberalëve gjermanë, të ashpër në politikat e tyre fiskale, shihet me shqetësim nga Athina zyrtare, pasi kjo parti është shprehur hapur në të kaluarën pro daljes së Greqisë nga Eurozona.

Qarqe politike në Athinë vlerësojnë se, edhe konservatorët e Merkelit, bashkë me partinë simotër në Bavari, do të jenë tashmë shumë të ashpër ndaj Greqisë në dy çështje: në zbatimin e reformave më të ashpra, nëse duhet të vazhdojë ndihma financiare, si dhe në çështjen e refugjatëve, duke kërkuar mbylljen e kufijve dhe duke mos lejuar më asnjë refugjat të mbërrijë në Gjermani.

Kjo pasi edhe presioni nga partia ekstremiste “Alternativa për Gjermaninë” tashmë do të jetë i drejtpërdrejtë në Parlament, pas hyrjes së saj të bujshme si forcë e tretë politike.

Burime pranë qeverisë greke shprehen se, ky ndryshim politik në Gjermani lë mënjanë për një kohë të pacaktuar shpresën që kishte pala greke, se pas zgjedhjeve, nëse ato shkonin siç dëshironte Athina, Berlini mund të jepte një sinjal pozitiv në çështjen e reduktimit të borxhit grek.

9 komente në “Rizgjedhja e Merkel dridh Greqinë!”

  1. tfgs1 says:

    St’arxidiaaaaaaaaaaaaa mas se c’thone SS-e Merkel dhe sunitet shqipfoles dobica te sulltan Muratit…………….
    ouzo,mezedaki, bouzouki kai………..ase tous koloalvanous na mazepsoun elies!

    https://www.youtube.com/watch?v=kOZQN6T2H2c

    1. Argita_B says:

      Greket jane te djegur per dhjete breza, borxhi eshte mbi 380 miliarde euro keshtu qe te vetmin fat qe kane greket ne kete histori eshte fakti qe jane qeflfi, dhe gjithe bota i njef per qefli po dembela…
      Do zoti gjermanet pranojne qe ne kembim te nje pjese te botxhit greke te ulin pantallonat e te hapin kembet para gjermaneve..

  2. nje ish myslyman,tani grek ne dite te hallit says:

    Me kot shpresuam po s’doli gje

  3. Projekti says:

    Merkel Merkel, tu befte nena.

  4. Sirius says:

    Merkeli gjithashtu do te jete shume e ashper me Turqine dhe Erdoganin, per arsye te burgosjes se dhjetra gazetareve Gjermane. Bile thone se Erdoganin po e ferkojne me raki qe ti ikin te dridhurat qe kur u zgjodh Merkeli. Pale Greket. Une jam ketu ne Athine dhe te djelen nuk e kuptova pse po dridheshin gjithe njerezit sikur i kishte zene tartakuti. Kur pyeta dike se c’fare ndodh, me tha se ne Gjermani kishte fituar Merkeli. Ja qe qenka i vertete lajmi. Bravo Tema, si gjitmone precise dhe informuese.

  5. Ari says:

    Grekqia qe sdon te leje Shqiperin ne EU rrezikon te perzehet nga EU. Pse nuk kuptojne Ballkanasit qe vetem po te ndihmojm njeri tjeterin edhe te bejme tregtis sebashku do forcohemi te gjithe po te jemi te percare do na sundojne te huajt. Fuck EU fuck te gjithe Ballkan bashkohu se jemi popujt me te vjeter me te forte me te zgjuar Greece edhe Shqiperia duhet te bashkpunojne si komshijje te vjeter te dy popujt jane 20 million plus te tjeter ne Balkans 50 million kjo Eshte super power.

  6. Sirius says:

    Pse nuk i poston komentet.

  7. Sirius says:

    Postoi postoi se nuk te gjen gje.

  8. Klimax says:

    Mos valle rizgjedhja Merkel ishte ndonje surprize per Greqine e boten???!!! Apo mos valle liberalet gjermane ne programin e tyre nuk kane asgje tjeter pervecse …… “daljes se Greqise nga ero-zona”???!!!
    Nuk e kuptoni qe i vetmi vend ne Europe qe nuk deshiron dhe mbi te gjitha nuk ka asnje interes per nje perseritje te krize se euros eshte Gjermania, vendi eksportues me i fuqishem ne Europe???!!!! Atehere? Apo hajde te shkruajme dicka qe te shtohen klikimet!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje