Nga Ylli Pata
Një element i veçantë u vu re në pyetjet e famshme që thyen rrjetin të profesor Përparim Kabos ndaj kandidatëve për të organet e vetingut.
U diskutua shumë mosdijenia e elitës së juristëve shqiptarë mbi Falkonen e Berselinon apo Di Pietron.
Profesor Kabo pyeti një nga të kandidatët se kush ishte Kleanthi Koçi dhe mori një “S’e di” të madhe.
Një element dukshëm që kërciste në njohuritë apo edhe ndjeshmëritë e disa personave që kanë marrë përsipër të bëjnë rivlerësimin e të gjithë klasës së gjyqësorit shqiptar të 25 viteve.
Po ç’farë e bën të veçantë emrin e Kleanthi Koçit dhe kush është ai për të cilin profesor Kabo si njeri i caktuar tek juria civile, ndjeu çudi nga mospërgjigja?
Kleanthi Koçi përveçse një emër, apo një jurist nga më të njohurit në vend, është njeriu i parë i ligjit në Shqipëri i vrarë nga mafia me një aksion të tmerrshëm që tregoi hapur shkrirjen e krimit të organizuar me shtetin shqiptar.
Kleanthi Koçi, i cili në fundin e komunizmit ishte kryetar i Gjykatës së Lartë, menjëherë në vitin 1990 nisi punën si avokat në sistemin e ri juridik, ku palë e barabartë me prokurorin është mbrojtësi i të pandehurit.
Dhe megjithëse me një përvojë në sistemin komunist, Kleanthi Koçi ishte një avokat që kishte klientelën e njerëzve më të rëndësishëm në vend.
Për të përmendur njërin: Leka Zogu, trashëgimtari i ndjerë i Fronit Mbretëror shqiptar, i cili pas incidentit në KQZ në vitin 1997 ku u akuzua zyrtarisht për grusht shteti, u mbrojt nga Klenthi Koçi, dhe ky i fundit arriti ta lirojë nga akuzat.
I ndjeri Koçi pati klient gjithashtu edhe Ramiz Alinë, një tjetër emër prominent, pasi ishte ish-President i Republikës.
Ai ngriti një zyrë avokatie të rëndësishme që e bëri të njohur për shkak të aftësisë së tij përballë një grupi gjytarësh që përgjithësisht ishin nga plepat.
Ishte koha kur avokatët nuk ishin kthyer ende në sekserë, sistemi nuk kishte arritur “përsosmërinë” aktuale ku vendimet e gjykatave përcaktohen nga tregu dhe negociatat, ku avokati është më shumë një ndërmjetës dhe lojtar burse sesa një argumentues i ligjeve dhe i fakteve.
Kështu Koçi merr përsipër që të përfaqësojë një çështje shumë të rëndësishme pronësie në vend që po shkonte në gjyq.
Por, më 28 shkurt 1998, kur vendi ende nuk ishte stabilizuar nga kaosi i 1997-s, kur njerëzit vriteshin rrugës, u qëllua me silenciator teksa po shkonte në shtëpi.
Por plumbi nuk e rrëzoi; eci 30 metra duke kërkuar ndihmë e askush nuk ia dha. Dikur e dërgojnë në spital, ku kërkohet një ndërhyrje e rëndë kirurgjikale. Me ndërmjetësimin e ambasadës italiane i ofrohet një mundësi për t’u operuar në një spital italian dhe në Rinas mbërrin një avion ambulancë.
Por vdes gjatë fluturimit… Zyrtarisht me atak në zemër, por një raport i një oficeri policie që kurrë nuk u bë zyrtar shkroi se një person kishte hyrë në territorin e ndaluar të aeroportit të Rinasit dhe e kishte qëlluar sërish me pistoletë avokatin Kleanthi Koçi.
Kurrë nuk u bë e ditur autopsia. Kurrë nuk u bë e ditur raporti mjeko-ligjor që kishte shkakuar vdekjen e tij.
Prej 19 vjetësh dosja e hapur për vrasjen e Kleanthi Koçit mbeti vetëm me pak faqe dhe sot ka gjasa të ketë arritur kohën e arkivimit të saj, pra varrosjes përfundimtare.
Edhe pse Arben Rakipi, kryeprokuror i asaj kohe, më pas Theodhori Sollaku, e Ina Rama që e pasoi e kanë pasur profesor Kleanthi Koçin, nuk zbuluan kurrë vrasësit dhe urdhëruesit e të ndjerit.
Në vitin 2005, kur i ndjeri tjetër Sokol Olldashi ishte në krye të Ministrisë së Brendshme dhe nisi luftën e fortë ndaj bandave të mëdha, Agron Kuliçi, në atë kohë numri një i policisë kriminale shpalli se është hapur dosja për vrasjen e Kleanthi Koçit, dihet ngjarja, e vetëm po kërkohen provat e pakundërshtueshme për në gjyq. Por vetëm kaq. Çdo gjë e mbuloi pluhuri.
Dhe pikërisht për çështjet e pronësisë që duket se është gangrenë shqiptare, para 6 vitesh u vra në një atentat spektakolar në mes të Vlorës gjyqtari Skerdilajd Konomi, ku shpërthimi i makinës dhe djegia e tij u bë në transmetim live, por sërish nuk është gjetur asnjë fajtor.
Ka një bilanc të tmerrshëm në Shqipëri në lidhje me vrasjet që janë bërë jo në luftë, por në sistemin demokratik. Në vetëm 16 vitet e fundit vrasjet kundra personit, pra me qëllim apo si pasojë e “trimërisë” ndaj mungesës së drejtësisë janë 5097. Që do të thotë që 5097 persona janë vrarë duke sfiduar shtetin, ndërkohë që duhet të hapeshin po kaq dosje e çështje gjyqësore që të kishte të paktën 5097 vendime gjyqësore.
Po të bësh një përllogaritje të thjeshtë matematikore, i bie që mesatarisht çdo një ditë e gjysmë të jetë vrarë një person.
Vrasjet kundër shtetit nisën me Bujar Kaloshin në vitin 1995, ish-drejtorin e Burgjeve, për të cilin janë dënuar anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”, por që Gjykata e Lartë i shpalli të pafajshëm dhe vetë vellëzërit Shyti janë shprehur të gatshëm të marrin pjesë në proçes.
Është vrarë Remzi Hoxha ish-aktivisti i rezistencës shqiptare në Kosovë e Maqedoni, për të cilin janë të akuzuar oficerë të artë të SHIK, por asnjë nuk ndodhet në burg.
Është vrarë, Azem Hajdari, e Fatmir Xhindi; deputetët të Parlamentit dhe sërish nuk ka pasur fajtorë, por për të parin vetëm ata që kanë shkrehur këmbëzën.
Janë vrarë kryepolicët Arben Zylyftari dhe Gani Malushi.
Misionari i pajtimit të gjaqeve Emin Spahia, vrasja e të cilit ishte shembulli më tipik i braktisjes së shtetit ndaj gjakmarrjes apo vetëgjyqësisë.
U vranë në mes të ditës oficerët që shkuan të arrestojnë Dritan Dajtin dhe ky i fundit tallet me shtetin duke paralizuar seancat gjyqësore. E të tjera e të tjera.
Si ka mundësi që në gjithë këto vite nuk u çua deri në fund një dosje, të paktën në gjykatë, edhe nëse nuk është kapur autori?!
Sa për shembull: bosët e mafias italiane Toto Riina dhe Bernardo Provencano, ishin dënuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit në mungesë gati 25 vite para se të kapeshin. Ata nuk kishin si të shpëtonin ndaj shpallën luftën e tyre si një lëvizje e dëshpëruar për të negocuar.
Kurse tek ne ndodh e kundërta: kriminelët nuk ekzistojnë as në letra, as në dosje hetimore, as në pretence prokurorie, e as në vendime gjyqësore.
Kështu e kanë të lehtë të bëjnë biznes të hyjnë në marrëveshje e më pas të qëndrojnë ose brenda politikës ose prapa saj, herë-herë duke u emëruar edhe drejtora apo zyrtarë të lartë.
Këtë duket kishte parasysh profesor Përparim Kabo në pyetjen e tij ndaj kandidatëve për vetingas, por që mori akuza pa fund nga një pjesë e opinionit publik, duke e cilësuar “cinik” e “të përdorur”.
Po në të vërtetë kush është Kleanthi Koçi?! E di kush, po ndonjë avokat?! /tesheshi.com/
artikull shume domethenes bravo….
nese dikush beson se sunitet gaxore do te bejne shtet,vertet ka nevoj per psixiatro…………
Kjo eshte dora e zeze e Sali Berishes.Krimet e tij jane te pallogaritsheme.Litari per ate,eshte pak.
More ti zoteri qe ke shkruar kush eshte klanthi koci,kete mendimin tend se si u fut dikush ne aerodrom e e qelloi perseri,si e shpjegon ne mendien tende?
A futet dikush i pa njohur mu ne mes te aeroromit?
A kishte te pakten ambulanca shofer apo kishim makina Tesla qe ne 98?
Jo! Klanthin nuk e vrane grupi mafjoz i tokave qe pretendon ti dhe ” gojedhenesit”,por u vra nga dora vete e Salhi Berishes.
Berisha i ishte drejtuar Klathit per kushtetuten e96 dhe berishia ishte i bindur qe votimi i kushtetutes deshtoi per gabime te klanthit.
Ndaj mor zoteri” kete dosje e ze pluhuri” se kemi te bejme me krim shteteror.
Me pelqen qe ti e ke kaq shume qef drejtesine dhe shtetin,ndaj ke shkruar me emra konkret se me ke kishte probleme Klathi dhe Konomi.
Une kam deshire ti ” njoh” emrat( si lexues) ,se shume thoni ” mafja mafja”,por si e ke shkruajtur edhe ti, ne itali u dinin emrat e i shkruanin ne gazeta.
Ja na shkruaj fiks me ke kishin “proces” Konomi dhe Klanthi?se po nuk e shkruan i bie te jesh edhe ti pjese e tyre.
Cfare Dija, mor?! Ti qenke padija, ose trap.
Po pse Sali Berisha ishte ne pushtet me 1998?
Pastaj cfare kushtetute me 1996? Referendumi u be me 1994. Ne ate kohe cfare kishte ne dore Kleanthi per Kusgtetuten, qe t’ia kishte nevojen Sali Berisha? Ai atehere ishte vetem avokat, edhe neqoftese ka qene kunder, sic mund te mendohet, sepse ishte ish-komunist, pra socialist, ai ka patur ne dore vetem voten e tij dhe te familjes, qe nuk conin peshe ne referendum.
Ti pret nga artikullshkruesi qe te t’i jape emrat ty, per ke eshte fjala ne gjyqet qe kishin ne dore Kleanthi dhe Konomi, po ti vete pse nuk interesohesh t’i gjesh, me qe te interesojne?
Z .Pata me vjen keq por ky eshte sistemi kapitalist qe e duam kaq fort !!!!!!!!!!!!!???
Te lumte Ylli qe shkrove keto radhe. ???
Kur u vra nje gjykatese nga ish burri i vet,nuk ngeli gazetar dhe shites buke pa shkruajtur,Natyrisht ngjarja ishte shume e rende.Por per Kocin asnje nuk cau koken,sidomos Saliut i vinte shume keq,ndersa Gazidede lanta sumen me ibrik poshte tavolines.
Ylli mire e ke ti (qe duhet hetuar) por nuk mund te futesh ne nje thes te gjithe individet qe ke permendur. Midis tyre dhe “heroin” Azem Hajdari. Se per cfare nuk e dime ende.
Por… E a ve doren ne zjarr ti Ylli per Kleanthin?!
RRESPEKTEper artikullin nje artikull i shkelqyer dhe teper i vertet ,rrespekte zotit ylli pata ,rrall lexon artikuj kaq te vertet .
RRESPEKTE per artikullin nje artikulln i shkelqyer dhe teper i vertet , rrespekte zotit Ylli Pata ,rrall lexon artikuj kaq te vertet .
Vrasesit I vertet te shqitareve jane Fato Nano dhe Edvin Rama qe shpiken politiken e bashkepunimit te shtetit me Mafien shqiptare qe keto tedy te qendronin ne pushtet pergjithmone. Ju kujtohet Xhuvani per 4 te vrare ? Po Arben Ndoka?po X dhe po Ypsiloni etj. etj.? Keto indivite nuk duan drejtesi sepse drejtesia do te arrestoj keto te 2.
E ka vra Mentar Kari me Sali Qenin.
Ylli rosa,kur do e shtjellosh hartimin e klases se katert fillore te para ’90-tes
Kleanth Koci mbetet juristi legjende. Figure e dashur dhe e respektuar. Shkrim shume i mire. Ngjarja me Rinasin nuk eshte e qarte.
Mafjen shteterore nuk e bejne njerzit e thjeshte qe mendojne cdo dite per te shkuar ne pune dhe per te ushqyer familjen
Por kasta politikane si Sali Ram Berisha ,Luli vocerak Basha e te tjeret qe u shkojne mbrapa ketyre per ndonje cope kerme
Ka, Ka pasur dhe dote kete gjithmon te tille njerez apo sic quhen (kerma,hiena sahan lepires ) etjera ne shoqerin njerzore
Drejtesia Shqiptare u fut ne nje ruge te gabuar qysh ne fillim (me plepat) dhe do te duhet shume kohe per tu shkulur nga renjet
Ne kete derexhe eshte katandisur drejtesia shqiptare,dhe kjo gjendje ka emra konkrete,po kush eshte ai qe do filloje ti gervish keto emra,
Ato pyetjet e Perparim Kabos mu duken si ato pyetjet e disa mesusve te 9 vjecares qe u bejne nxenesve te tyre per figurat historike ;kush ishte Napoloni?,kush ishte Ali pasha:Po keta ishin jurist apo historiane!? Une prisja te degjoja per ndryshimet midis kushtetutes se Anglise dhe te frances ; Ose pse ndryshoi kushtetuta ne “94 ose me tej cfar ndryshime i jane bere kushtetutes sone nga viti “94 e ketej dhe cmendim keni ju per keto ndryshime !?Pyetje te niveli shume te ulet per ata qe do te gjykojne personalitetet te drejtesise sone!1
Jo, i dashur, pyetjet ishin elementare per nje jurist dhe pastaj do te kalohej ne nivele me te larta. Por kur ky “jurist” nuk njeh K. Koçin, Borselinon, Falkonen etj. ç’duhen pyetjet e metejshme? Injorance totale.
O pensionist leshi! Po akoma nuk e dini mor ju kuqaloshe, se m 1994 nuk ndryshoi Kusgtetuta?
Me 1994 u be nje referendum per Kushtetute, dhe nuk fitoi opsioni per te miratuar Kushtetuten e Re. Qeveria e atehershme dhe Sali Berisha nuk e manipuluan Referendumin.
Referendumi u organizua sepse ne Parlamentin e atehershem pro kesaj Kushtetute ishin vetem 93 vota, nga 94 qe duheshin. Skender Gjinushi, te cilit Partia Demokratike ia kishte dhuruar mandatin e deputetit, duke mos vene kandidat ne zonen e tij, dhe qe ishte ne koalicion me PD, deklaroi se nuk do te votoje per Kushtetuten.
Ne keto kushte, Sali Berisha dhe Qeveria vendosen ta paraqesin Kushtetuten ne Referendum, para popullit.
A do ta kishin veshtire te gjenin nje vote ne Parlament qe te votonte pro Kushtetutes, apo a do ta kishin veshtire te rregullonin shifrat e Referendumit, po te ishin manipulues Qeveria dhe Sali Berisha? Jo, nuk do ta kishin te veshtire te gjenin jo nje, por disa vota. Por ata nuk ishin manipulues sic u bene socialistet.
Dihet se Kushtetuta qe ne kemi sot, eshte miratuar me 1998, kur Parlamenti i kishte votat e marra me dhunen e bandave te 1997. Dihet qe nuk kishte nevoje per referendum, por megjithate u organizua i ashtuquajturi Referendum i 1998 ku shifrat u rregulluan dhe u sterrregulluan pre Qeverise dhe Partise Socialiste per ta paraqitur sikur ky referendum fitoi me 50.01% te votave, gje qe nuk ishte e vertete.
Por ju tru-aklerotizuar, fanatike, nuk dini asgje tjete vecse te thoni se fajin e kane te djathtet. Thoni se eshte fajtor Sali Berisha vetem nga urejtje; po ashtu thoni se eshte fajtor Lulzim Basha kur ai ne 1998 ishte vetem nje adoleshent, dhe nuk ishte fare ne politike. Shiko se sa absurde beheni vetem nga urrejtja komuniste, o te mjere, te pashprese!
Ato pyetjet e Perparim Kabos mu duken si ato pyetjet e disa mesusve te 9 vjecares qe u bejne nxenesve te tyre per figurat historike ; kush ishte Napoloni?,kush ishte Ali pasha:Po keta ishin jurist apo historiane!? Une prisja te degjoja per ndryshimet midis kushtetutes se Anglise dhe teFrances p.sh. ; Ose pse ndryshoi kushtetutajone ne “94 ; ose me tej cfar ndryshime i jane bere kushtetutes sone nga viti “94 e ketej dhe cmendim keni ju per keto ndryshime !?Pyetje te nivelit shume te ulet per ata qe do te gjykojne personalitetet te drejtesise sone!1
Koment i plotesuar
O pensionist leshi! Po akoma nuk e dini mor ju kuqaloshe, se me 1994 nuk ndryshoi Kushtetuta?
Me 1994 u be nje referendum per Kushtetute, dhe nuk fitoi opsioni per te miratuar Kushtetuten e Re. Qeveria e atehershme dhe Sali Berisha nuk e manipuluan Referendumin.
Referendumi u organizua sepse ne Parlamentin e atehershem pro kesaj Kushtetute ishin vetem 93 vota, nga 94 qe duheshin. Skender Gjinushi, te cilit Partia Demokratike ia kishte dhuruar mandatin e deputetit, duke mos vene kandidat te sajin ne zonen e tij, dhe qe ishte ne koalicion me PD, deklaroi se nuk do te votoje per Kushtetuten.
Ne keto kushte, Sali Berisha dhe Qeveria vendosen ta paraqesin Kushtetuten ne Referendum, para popullit.
A do ta kishin veshtire te gjenin nje vote ne Parlament qe te votonte pro Kushtetutes, apo a do ta kishin veshtire te rregullonin shifrat e Referendumit, po te ishin manipulues Qeveria dhe Sali Berisha? Jo, nuk do ta kishin te veshtire te gjenin jo nje, por disa vota. Por ata nuk ishin manipulues sic u bene socialistet.
Dihet se Kushtetuta qe ne kemi sot, eshte miratuar me 1998, kur Parlamenti i kishte votat e marra me dhunen e bandave te 1997. Dihet qe nuk kishte nevoje per referendum, por megjithate u organizua i ashtuquajturi Referendum i 1998 ku shifrat u rregulluan dhe u sterrregulluan prej Qeverise dhe Partise Socialiste per ta paraqitur sikur ky referendum fitoi me 50.01% te votave, gje qe nuk ishte e vertete.
Por ju tru-sklerotizuar, fanatike, nuk dini asgje tjete vecse te thoni se fajin e kane te djathtet. Thoni se eshte fajtor Sali Berisha vetem nga urejtja; po ashtu thoni se eshte fajtor Lulzim Basha kur ai ne 1998 ishte vetem nje adoleshent, dhe nuk ishte fare ne politike.
Shiko se sa absurde beheni vetem nga urrejtja komuniste, o te mjere, te pashprese!
Shenim: Ky koment i eshte drejtuar pensionistit, por njesoj u perket dhe komentuesve te tjere qe kane te njejtat pikepamje.
Shkrim i sakte dhe ne kohen e duhur.Prandaj eshte shume i nevojshem VETINGU dhe Reforma per DREJTESI.Mafia ka kapur Majat e Politikes Shqiptare.Tashma Boset njihen :Sali Gerdeci me Sypeshkaqenin,Like Floriri me Banden e Tij Lul-Sumkapuci me Kunatin e tij e ca te tjere Bisnesmene ,ne sherbim te Familjeve mafioze te Lart Permendura.
K.O.S.S. (KRIMI ORGANIZUAR SHTETËROR SHQIPTAR)
ADNJA I DI TE GJIYHA!
NOONE HERE GETS OUT ALIVE.
E fillove mire,por kur arriva tek i ndjeri Olldashi qe i shpalli lufte bandave,e lashe leximin…