Sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, çfarë vendos Departamenti Amerikan i Thesarit

27 Shtator 2017, 17:02Bota TEMA

Departamenti Amerikan i Thesarit ka goditur Korenë e Veriut me sanksione të reja që synojnë tetë banka si dhe 26 zyrtarë bankash të këtij vendi.

Si përgjigje ndaj provës së Phenianit me atë që mendohet të ishte një bombë me hidrogjen, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi gjatë këtij muaji sanksioneve të reja ekonomike ndaj Koresë së Veriut, duke ndërprerë importin e naftës.

Pheniani dënoi veprimin e OKB-së, duke e quajtur një “bllokadë të plotë ekonomike” që synon siç u shpreh zyrtarët e këtij vendi “mbytjen plotësisht” të popullit të Koresë së Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje