Balla-Bashës: Mos bëj provokime foshnjore. Edhe Tabakun po ta bënim ministre, ju do ta akuzonit si koka e meduzës …

28 Shtator 2017, 18:41Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh edhe kreu i Grupit Parlamentar i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit kreut të opozitës Lulzim Basha, pas akuzave të këtij të fundit për lidhjen e politikanëve me bandat e Elbasanit.

Balla me tone të forta kërkoi që askush të mos përzihet, as me deklarata dhe as me marrje krahu të njërës apo të palës tjetër.

“Unë nuk kam folur sot, dhe nuk do të flas asnjëherë sepse personalisht dhe së bashku me mua të 7 kolegët deputetë të PS në Elbasan nuk kanë as njëlloj lidhje me asnjërin nga këta. Kujt ti djegë miza në kësulë le ti djegë”, tha Balla.

Ne jemi këtu për të mbështetur fuqimisht një aksion të policisë i cili ka desh të merret me kohë, që në 2005 kur filloi ngjizja e këtij konflikti, e më pas në 2009 ku zotëria nga 2009 deri në 2011 ka qënë deputet i PD-së në Elbasan dhe njëherësh ministër i brendshëm.

Gjithashtu Balla i është përgjigjur Bashës duke i thënë se: Mos më bëj provokime foshnjore, ku ke qënë parmbrëmë, ku ke qenë dje.

Unë Lulzim, nuk kam bërë kurrë asnjë kontratë me kriminelë për të siguruar votën.

Dua t’ju them me shumë keqardhje për vijimësinë e një farse me sulmet tuaja personale ndaj ministrit Xhafa, e cila është e sqaruar shumë vite më parë nga  vetë Xhafaj, që nuk ka asnjë lloj të vërtete ndaj shpifjeve që hidhni ndaj tij.

Por kushdo që të .ishte prej nesh në vendin e Fatmir Xhafjt do ta trajtonit njëlloj. Edhe sikur Jorida Tabakun ta merrnim ta vëmë ministre të brendshme edhe ajo do të ishte koka e krimit dhe e meduzës”, thotë Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje