Kërkesa e rrallë për ministrin Blendi Klosi..

29 Shtator 2017, 09:02Sociale TEMA

Kanë prenotuar që tani 11 hotele në zonën e Golemit në bregdetin e Adriatikut nga maji deri në shtator 2018. Kanë harxhuar deri tani në Shqipëri 13 milionë euro dhe pritet të harxhojnë shumë më shumë në të ardhmen.

Kanë rritur kërkesat për shtimin e numrit të turistëve dhe synojnë të zgjerojnë prenotimet edhe në plazhe të tjera të Shqipërisë.

Një përfaqësi e një operatori turistik polak ka paraqituir këto ditë vetëm një kërkesë “të vogël” te ministri i ri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Klosi zbuloi kërkesën e habitshme pas pyetjes së tij “me çfarë mund t’ju ndihmojmë si ministri”.

“Vetëm një kërkesë kemi, kamarierët shqiptarë të buzëqeshin”!- ishin një zëri fjalët e përfaqësisë polake të operatorit turistik. “Jam gjendur keq nga kjo kërkesë,- tha minstri Klosi,- kur mendon që kjo kompani turistike është nga më aktive në vendin tonë dhe që bvetëm gjatë vitit 2017 konsumoi në Shqipëri 13 milionë Euro.

Sipas të dhënave pritet që në ardhmen të shtojë edhe më ndjeshëm numrin e turusitëve nga Polonia. “Prisja të më paraqiste kërkesa që lidheshin me ato probleme që ne i hasim më shpesh si komoditeti, papastërtia, mungesa e guidave e të tjera si këto. Por jo vetëm nuk i zunë në gojë këto, por më kërkuan një gjë që vërtetë ka shumë kuptim dhe që lidhet me cilësinë eshërbimit në lokale e hotele.

“Më thanë se kamarierët shqiptarë janë të vrazhdë, nuk kanë mirësjellje dhe nuk qeshin dhe për ta kjo ishte pika e keqe e impresioneve rreth Shqiprisë”, tregoi Klosi nga biseda me tan ë ministri. Klosi shtoi se tashmë një nga kompontetë që turizmi shqiptar duhet dhe do ta ketë prioritet do jetë rritja e cilësisë së shërbimeve që natyrisht është një element I biznesit privat por që shteti do krijojë mundësitë që lidhen me shkollimin profesional aq të domosdoshëm për një turizëm që është në prioritetet e qeverisë Rama 2.

4 komente në “Kërkesa e rrallë për ministrin Blendi Klosi..”

  1. katerina madhe says:

    jam gjendur keq nga kjo kerkese -thote ministri.
    O z. Minister ,shko ne Turqi po themi, te qesh kamarieri ne Hotel ? fare
    po pse ?
    se punojne si kafshe 24 ore, te detyruar nga pronari .
    po kamarieri ne Shqiperi pse do qeshi? me 15.000 lek rroge ne muaj ?
    punon me shume 10 ore ne dite.
    merru me pronaret kafshe te hoteleve z.Minister ,jo me kamarieret

    1. Bomba says:

      ka te drejte ky shoku parafoles (qe ta bejme pak me humor, si ne mbledhjet e “bashkimeve profesionale”).
      Nuk e kane fajin kamarieret; punohet me 600 leke dita?? Pronari as nuk i mban fare keto lloj prerjesh.

  2. olimpia says:

    Ne fund te viteve 50…Durresi filloi te shnderrohej ne piken me terheqese te turisteve lindore ,polake,çeke,hungareze..gjermanolindore….Edhe pse infrastruktura linte per te deshiruar ,ne plazhin e Durresit vallezohej deri vone ,,ne ambiente te hapura dhe ne dy pistat e famsheme….Lindoret e pelqenin Durresin….Natyrisht kohet kane ndryshuar,por dicka te vecante lindoret shijonin ne Shqiperi…Duhet te tregohemi te mencur ,per ti terhequr……ne radhe te pare me kulturen e mikpritjes…qe per cudi e mburrim shume por per fat te keq e manifestojme pak….

  3. xhelo says:

    Edhe e qeshura eshte shitur Ore Bole Klosi,e qeshura nuk imponohet dot se pastaj ngerdheshesh.Pra sipas polakut qenkan te gjithe te merzitur,shko dhe hiqja merzine ore Bole duke u zgerdhire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje