REPLIKAT/ Edi Rama: PD mban era qepë, aman vetëm atletet mos mi shani! Basha: Zyra jote qelbej si gropa e Hajdin Sejdisë!

29 Shtator 2017, 08:57Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer mbrëmjen e djeshme disa replika me Lulzim Bashën në Kuvend, pasi ky i fundit i quajti disa roje të Bashkisë së Tiranës, “maxhordomë”.

“Me atë tavanin e zyrës ça pate? Mezi e gjeta në vilat pas Akademisë së Arteve. Iu luta atij, ma solli. Ishte pasuri kulturore” iu drejtua kryeministri Bashës.

Por ndërsa fliste për zyrën e Bashkisë, për atletet dhe për veshjen e tij, Edi Rama foli me ironi për Partinë Demokratike.

“Të lutem mos ma hap muhabetin e bashkisë se fillon e nuk mbaron kurrë, të lutem! PD duket sikur mban era qepë. Ju keni diçka që ju lidh me shëmtinë”

Lulzim Basha iu përgjigj si me poshte:

“E mbani mend atë gropën që unë e mbusha në mes të Tiranës, gropa e Hajdin Sejdisë i thonin.

Qelbej e gjithë Tirana, por jo aq sa zyra jote, thonin që ishte jashtëqitja e breshkave.

A s’paska qenë ajo? Unë nuk të kam përmendur ndonjëherë akuzat për higjienën personale, pavarësisht të gjithave. ti nuk mund t’i thuash opozitës të vendit tënd se ngjan me pisllëkun”u shpreh Basha.

Debati mes dy kryetarëve të dy partive më të mëdha, zgjati deri pas mesnate në parlament.

Pjesë nga replika e Ramës:

Tani, një pyetje kam. E mban mend sa dyer kishte bashkia?

Më the, gjete 8 maxhordomë. Në fakt ke gjetur 8 roje, të cilët unë i gjeta duke ngrënë fara kungulli ose luledielli, ose caraca ose ide, të lodhur, të rraskapitur, me pantallona doku (e di që me dokun ke një lidhje tënden personale, por nuk kam asgjë kundër dokut), por me pantallona të dokut të llojllojshme apo me teritale me kuadrate, me këpucë gri me vrima, e me radhë.

Mos m’i perëndo ata sy sikur po të shkel në kallo për të varfrit, të lutem.

Bashkia ka 4 dyer, se kryetari nuk e di. Rojet punonin me tre turne. Njëra derë ishte gjithmonë e mbyllur. Ajo dera mbrapa ku hyn për në këshillin bashkiak, ishte e mbyllur gjithmonë dhe aty rrinte vetëm një polic. Kështu që për tre dyer, me tre turne bëni pak llogarinë sa ishin rojet. Ndërkohë që në derën ku hynte kryetari i bashkisë dhe turnin e trete rrinte vetëm policia dhe ishin dy roje. Njëri në njërën anë, tjetri në anën tjetër.

Ku e keni ju problemin me të bukurën, se këtë nuk e kam kuptuar kurrë. Erdhe nga Amsterdami, gjete mermer, vure laminat. E theve mermerin, vure laminat. E kishe tavanin trashëgimi kulturore. E kam marrë tavanin kopje nga ajo vila e vjetër italiane mbas Akademisë së Arteve. I jam lutur atij zotërisë atje dhe e ka bërë ai vet. Dhe ajo zyrë s’ka kushtuar asnjë lek nga buxheti i shtetit. Çfarë i bëre tavanit? E theve tavanin. Ishte trashëgimi kulturore. Kopje ishte, por ishte një kopje e një monumenti kulture, dhe vure gips me spote diskotekash. Po them diskoteka, që të mos shkoj më thellë, aty ku shkojnë ata që dalin nga diskoteka për shërbime personale.

Një gjë vetëm ta kam mirëkuptuar gjithmonë. Atë kolltukun alla turka ku flije gjumë. Atë bëre mirë që e more se unë s’kisha kolltuk të rehatshëm atje në zyrë. Po çfarë pate me zyrën, çfarë ke me maxhordomët?  Ata ishin roje me këmisha të bardha, me jelekë, me papion. I prisnin njerëzit normalisht. Ku është problemi?

Problemi është tek raporti juaj me të bukurën. Ju keni një problem shumë të madh. E keni një problem që është fiziologjik i partisë suaj. Nuk është puna se, juve për shembull, ndërtimtarinw pa leje nuk e pengoni dot, por juve ju pëlqen. Ky është problemi. Juve shëmtimi ju pëlqen. Juve pisllëku ju pëlqen. E keni dëshmuar sa herë keni qënë në qeveri. Çfarë keni lënë mbrapa?

Tani vjen këtu dhe thua “ke shpenzuar para nga taksat e tepërta sepse kishe 8 maxhordome, a thua se ishin 8 kamerierë që rrinin te dera ime. 8 roje që mi la Bert  Brojka dhe mesa më kujtohet i përkiste familjes suaj politike, siç është në traditën tuaj politike, që o Zot t’i afroheshe bashkisë. Te njëjtët njerëz, me të njëjtën pagë, të veshur jo nga buxheti i shtetit, por nga dikush dashamirës që siç prodhonte për të tjerët, prodhoi dhe për rojet e bashkisë. Por këtë s’mund ta kuptosh ti se s’mund të dëshmosh në 4 vjet që ke kërkuar një kokërr leku për bashkinë e Tiranës nga kushdo që mund të ketë pasur një punë me bashkinë e Tiranës.

Kështu që mos u kthe te bashkia të lutem, se më hap një muhabet që nuk mbaron kurrë. Dhe bëhu të paktën kampion i së bukurës. Mos merr stafetën e të shëmtuarës, të paktën në këtë pikë. Bëhu kampion i të bukurës. Është parti e bukur. Ka lindur në ditë të bukura. Kanë qënë të bukur ata që e lindën. Si e katandisët këtë parti si parti që i duket sikur mban era qepë? Si ka mundësi?

Edhe pse s’mban era qepë, edhe pse keni të gjithë aksesorët që të dukeni si të jashtëm, prapë keni një gjë që ju lidh gjithmonë me shëmtimin. Po me atletet çfarë keni?

Ju lutem atletet mos i vishni fshehtas. Vishini atletet, mbajini atletet, s’keni pse i refuzoni atletet pse vesh unë atlete. Ju jeni të lirë të na fyeni nga mëngjesi deri në darkë “kriminelë, banditë, të lidhur me bandat, tw lidhur me krimin”. Ju jeni të lirë ta bëni këtë gjë. Ne po na thatë ndonjë fjalë për atletet nuk durojmë. Te të tjerat mos u shqetësoni se nuk do t’ju ngacmojë njeri një fije floku. Kurrë nuk do të shahet këtu kryetari juaj! Kurrë! Asnjëherë! E asnjë nga ju! Tani kur na ngacmoni te atletet, një gjë edhe na vjen ta themi.

7 komente në “REPLIKAT/ Edi Rama: PD mban era qepë, aman vetëm atletet mos mi shani! Basha: Zyra jote qelbej si gropa e Hajdin Sejdisë!”

  1. e mjera Shqiperi says:

    Prirjet estetike te rames jan byt.et e satanistave françez. Ky psikopat do ta çojn Shqiperin ne hymnere per gjithmon.

    1. nje shqiptar i vertete says:

      Ka mbetur akoma edhe ndonje si ti , nga koha e rumpalles PD-iste , se ne fakt , jini specie ne zhdukje e siper .

    2. Ruma says:

      U dhjefsh ne gjume edhe ti si shefi yt

  2. katarakti says:

    Na vdiq me keto atletet ky. Po na kthehen ne problem politik. Vishu more normal dhe leri budallalliqet.

  3. @ says:

    Bashki me 3 ose 4 dyer… Perse nuk mjafton vetem nje dere ku te hyjne e te dalin te gjithe, publiku dhe personeli, perfshire kryetarin e zgjedhur nga populli per ta pare e per ti sherbyer atyre? Edhe per ceshtje sigurie, nje dere eshte me mire. Ndoshta duhen per te punesuar shume roje, apo i duhet titullarve per tu fshehur nga publiku? Kjo eshte ajo qe, nga pushtetaret quhet transparence (kukamsheftas) per publikun dhe sherbim 24 ore ndaj popullit..

  4. Tanguli says:

    Po normalsh vishesh o daku vishesh po eshte 120 kg ai dhe e ka pallen e kembes 47 . Te behet kallua ne kembe nga kepucet qe ste ze gjumi as naten e as diten o pallosh prandaj vesh atlete qe te rri rehat dhe te jet i qete dhe produktiv mos ta mbaj mendjen te kallot kur raportojne ministrat apo kur merr vendimet

  5. mirel says:

    Ja dhe nje lloj diskutimi bajge. Maxhordom apo jo, per keto probleme ka merak populli.
    Jepini sa me shume hapesire ne gazete. Ktheheni ne ceshtje kombetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje