Rikthehet Varoufakis: Gjermanët duan të dëbojnë Greqinë nga Euro

29 Shtator 2017, 21:14Rajoni TEMA

2017 ishte viti i katastrofës së qendrës së majtë në Evropë: për socialistët holandezë (që humbën tre të katërtat e votuesve), për ata francezë, që u poshtëruan në zgjedhje pasi kishin qeverisur për 4 vjet dhe tani për Martin Schulz do të ketë vetëm 153 vende në Bundestagun gjerman, niveli më i ulët historik për SPD-në, nga periudha e pasluftës deri sot. Në librin e tij “Hapësira e Tretë, përtej Establishmentit dhe Populizmit”, ish ministri grek i financave Janis Varoufakis analizon të këqijat që në demokracitë në Evropë dhe përshkruan një numër mjetesh të mundshme, në një propozim të ri politik, DiEM25, që ka marrë emrin e lëvizjes pan-evropiane të cilën ai vetë e themeloi në vitin 2016 dhe që është mbështetur, ndër të tjerë, nga Noam Chomsky, Juliane Assange dhe Brian Eno.

Profesor Varoufakis, në librin tuaj, pothuajse në mënyrë profetike, flisni për “një institucion të falimentuar”. Në pritje të zgjedhjeve italiane të vitit 2018, si mendoni që do të rikonfigurohet në afat të shkurtër, korniza institucionale evropiane, me një Merkel më të dobët në Gjermani?

Nuk do të ndryshojë asgjë. Skenari më i mundshëm dhe më pak “i përgjakshëm” për kancelaren gjermane është një koalicion “Xhamajk” me liberalët e FDP dhe të Gjelbërit. Por gjithësesi nuk do të ndryshojë asgjë në Evropë. Vetëm mendoni për atë që Merkel premtoi para zgjedhjeve: nuk do të ketë pengesë për ndarjen e humbjeve bankare; nuk do të ketë rishikime në traktatet e BE-së, përveç politikave ndërqeveritare që janë tërësisht të parëndësishme. Në fund, politikat e kursimit do të shkojnë në favor të një Grexit. Brukseli lavdëron sistemin e shkëmbimit fiks, ku disiplina është çelësi dhe ata që nuk mund ta respektojnë atë, duhet të dëbohen. Kjo ka qenë gjithmonë (dhe do të vazhdojë të jetë) perspektiva e establishmentit gjerman.

Në Francë, në zgjedhjet e fundit, është zbatuar koncepti i elasticitetit politik, që ju e keni përmendur në mënyrë të përsëritur: aftësia për t’u përshtatur në një situatë me rrezik të dukshëm për demokracinë, në këtë rast kërcënimi i Frontit National. Çfarë mendimi keni krijuar për Macron?

Ai ka një personalitet të fortë. Është i mençur. Ata që e kritikojnë duhet të vihen në në pozicionin e tij: situata aktuale në Francë është e papërshtatshme. Ai e kuptoi që politika gjermane në afat të gjatë është katastrofike për Bashkimin Evropian, dhe mendon se kjo luftë e përjetshme për konkurrencë është pikërisht ajo që nuk kemi nevojë në këtë kohë: është një lojë me shumën zero. Përveç thjeshtimit të Loi du travail (Ligji i Punës), i cili është tashmë kaq i diskutueshëm, hapat e ardhshëm të Macron do të jenë ulja e kontributeve dhe një hapësirë më e madhe për kontraktimin e kompanive, për të rritur produktivitetin. Një fillim i mirë për një njeri që vjen nga financa.

Një ndikim, ai financiar, i cili rritet gjithnjë e më shumë pavarësisht se kanë kaluar tetë vjet, që nga rënia e Lehman Brothers. Çfarë do të shkaktojë në Shtetet e Bashkuara dhe si pasojë në Evropë, një sprapsje e Trump në lidhje me Ligjin “Dodd-Frank”, i cili kishte mbrojtur financat amerikane?

Reforma e financës e kryer nga Obama, në përpjekje për të frenuar, të paktën pjesërisht, krizën globale, ka qenë tërësisht e parëndësishme dhe megjithatë ka vënë kufizime në Uoll Strit. Unë besoj se ecja përpara me Dodd Frank do të jetë e rëndësishme simbolikisht, dhe do të jetë një mbikëqyrëje e mirë e elitës financiare globale. Fatkeqësisht administrata e Trump po mbështet në mënyrë aktive botën bankare, Goldman Sachs dhe JP Morgan janë vetëm maja e ajsbergut dhe kjo është politikisht e dëmshme.

Në Marrëveshjen e Re evropiane, që e quani një “revolucion të bonsensit”, lartësoni politikën nga poshtë, përshembull “Barcelona en Comú” nga Ada Colau. Si mund të ndërfuten lëvizje indipendentiste, si ato katalanase apo skoceze në një kontekst gjithnjë e më shumë eurocentrik?

Unë mendoj shumë mirë. Nacionalistët francezë janë anti-evropianë, anti-emigrantë. Skocezët, nga ana tjetër, janë evropianë, pranojnë refugjatë dhe emigrantë, si katalanasit. Mua personalisht nuk më interesojnë implikimet e brendshme politike: Unë ëndërroj një Evropë pa kufij. Dhe nëse Skocia, pas shekujsh nënvarësie nga qeveria e Londrës, apo Katalonja nga qeveria e Spanjës, dëshirojnë pavarësinë, unë i respektoj. Unë nuk kam asgjë kundër lëvizjeve për pavarësi.

Në kontekstin e tanishëm socio-politik, a do të kishte një qasje tjetër nga shtetet që në verën e vitit 2015 i kthyen shpinën projektit tuaj brenda Syrizës?

Unë nuk fajësoj asnjërin në Evropë, përveç se ne në Syriza, për humbjen e vitit 2015. Kur u zgjodhëm, askush nuk do të kishte menduar që Matteo Renzi do të na vinte në ndihmë. Ne kurrë nuk do të kishim menduar kështu për Hollande. Të vetmit njerëz që mund të na nxirrnin nga Troika ishim ne. Duhet të ishim më koherentë, nuk duhej të firmosnim një memorandum të imponuar nga lart, para se të na jepnin një strukturë. Dhe nëse kjo do të thotë të largohesh nga Bashkimi Europian, pse jo? Nëse do të ishim besnikë dhe koherentë ndaj vetvetes, pa iu nënshtruar politikave shtrënguese të Merkelit dhe Draghit, sot, ndoshta, e gjithë demokracia evropiane do të ishte më mirë.

Business Insider – Bota.al

17 komente në “Rikthehet Varoufakis: Gjermanët duan të dëbojnë Greqinë nga Euro”

  1. ben says:

    Ky eshte karagioz

  2. DE says:

    Me shume qejf me thene te drejten. Greket te kishin ndopak seder dhe mos te ishin populli lapanjoz qe jane, duhet te kishin dal me kohe nga Euro. Te dilnin me dinjetet. Por s’duan te dalin se i pelqen paraja qyl nderkohe qe ketej harxhojne lek kot e bejne si babaxhan.

    Nje kolegu im gjerman po me tregonte per pushimet ne Greqi, ” isha ne filan vend me tha, u kenaqa shume. Dhe hotelin e mora lire e pa takse. Beja muhabet me banoret e zones dhe vetem me qerasnin, njeri me uzo, tjetri me peshk, tjetri me fruta, me dhane dhe nja dy dhurata”. Dhe une pa mendje i them, po ti si qerase ndonje gje ” jo, se e dija qe te gjitha qe po me jepnim nga leket e taskave te mia ishin”.

    1. Quo Vadis! says:

      Ha, Ha! Kjo me pelqeu ?

    2. adi says:

      eshte kenqesi kur njerez ordinere turko-arabe ne zanat tullaxhinj ose xhepiste mundohen te shkruajne si te ditur, sepse behen qesharake deri ne dhjerje si ky me siper.
      o turko qe ta maresh vesh ti, borxhe nje shtet nuk i jep nje shteti tjeter nga taksat e qytetareve te vet , po jane bankat ose institucionet financiare qe japin borxh, si i japin edhe vete shtetit gjerman, nuk e di ne zoti te ka dhene aq tru sa per ta kuptuar.
      dhe bankat nuk i kane para taksash o debilo-katunaro-xhepist, japin para me perqindje nga fitimet e veta o damblla.
      mesoe qe mos te besh me figuren e carit te pakten per kete gje , se qe do e besh prape figuren e carit eshte e sigurt.
      PS: turq si puna jote kujtojne se eurot shtypen ne gjermani dhe pastaj del merkeli me ndonje valixhe , ose ndonje ” kolegu” jot gjerman dhe jua shperdan edhe vendeve te tjera . hajde gallate turqish hajde.
      e sa kemi qeshur e do qeshim ne me ju.

      1. Quo Vadis! says:

        Adi, te lutem mos e merr me kaq zjarr. Une te mbeshtes gjithnje ne komentet e tua, dhe keto shpjegime qe jep jane mese te sakta. Dhe ne fakt qesha edhe me keto qe thua ti ne fund duke e perfytyruar Znj. Merkel me valixhe parash ne dore.
        Por mbase duhet te marrim me humor edhe ndonje barcolete si kjo e DE.

      2. The Punisher says:

        Hahaha ….sa u djeg ketyre “wannabe gayreek-eve” kur behet fjale per gerrqine. Qetesohu Adi cibuki, qetesohu. Shaka po bejne, ja ashtu tallin trapin gjermanet me gerrket e shkrete. Me te vertete me vjen keq per ta. Deri dje u dilte Erdogani lugat ne enderr, tani ju shtua edhe Schäuble. Hajd mos u merzit, vari Janullen.

        1. adi says:

          Motra
          Po ti ku e pe acarimin( se me shtove te qeshuren)
          Une vetem kam qeshur se ne fakt keshtu keni qene e keshtu do jeni gjithmone vetem per te qeshur.
          Dhe kam filluar ta mendoj shpesh se ne shqiptaret deri diku jemi edhe pak me fat se kemi me ke tallim trapin rreth e rrotull , luks qe gjermanet ose francezet nuk e kane.

      3. Projekti says:

        Po parate qe u ka dhene BE gjithe keto vite si fonde shpetimi (bailout) mos jane gje taksat e mamase tende nqs nuk jane taksat e gjermaneve?

        1. adi says:

          O selcuk
          E para.e di qe ju e keni problem me gjithe grate se nuk keni as madhesine e as fuqine e duhur per ate pune, sepse jeni kompleksive per arsye fizologjike. Ne kete pike ne jemi me fat qe ju kemi ju rrotull.
          E dyta kur shqetesohet nje turk nje mysylman per taksat e BE te kap e qeshura e nuk ndalon dot.
          E treta ti je me nivelin e inteligjences me pak se nje majmun, sepse kur nuk e di nje gje edhe mund te justifikohesh, po kur ta shpjegojne dhe prape nuk e kupton kursesi nuk mund te te klasifikojne te homosapiensi. Damblla turqie nuk jane leke taksash jane leke bankash . Po ti je rehat nga kjo ane se budallalleku ta lehteson jeten.lum ti.

      4. Kuq e zi says:

        O adi ushtar i janulles
        Kur greqia ishte ne prag falimentimi u nisen nga italia avione me kesh
        Nqs greqia falimentonte ata dite humbesit do ishin vetem bankat gjermane,franceze,amerikane,etjer
        Por kjo nuk ndodhi ose nuk e lane te ndodhte
        Pastaj shlyen borxhin e greqise ndaj bankave me nje borxh te ri qe vjen nga fondet publike europiane ku italia ku une banoj i ka dhene greqise 400 euro per cdo banor te saj pra 60 milion x 400€ nqs sot greqia falimenton italia humb 400 euro per banor gjermania akoma me shume
        Pra ai turku me siper i ka ra pikes greqia duhej te falimentonte qe ne fillim ku viktimat do ishin vetem bankat perendimore dhe te dilte nga BE
        ajo sot ka shitur bythen mjafton me permende referendumin qe populli tha jo dhe ciprasi i tha ju dhjefsha jo-ne tashi jemi skllav vullneti juaj ska kurrfare peshe dhe duhet te shlyejme 380 miliarde (me interesa kuptohet) brez pas brezi e duke shitur cdo gje shtetrore

    3. Thanasi q t pls says:

      eshte e vertete ,po e qerasnin se po i shkepnin gruan dhe e mbanin m muhabet se venin te gjithe me rradhe te gruaja e dojcit.

      1. Bektashiu qe te q** says:

        Ti shiko gruan tende qe po ta shqep afendikoi

    4. Shqiptari nga shqiperia says:

      DE ,hstori interesante ,qe sherben per te helmuar mendjen dhe intuiten e nje populli mikprites. Ai qe ta ka thene , nuk ka asgje te perbashket me realitetin , thjesht eshte nje popularist i ndyre si shume gjermane , ky eshte versioni i pare , dhe i dyti , luhet ta kesh nxjere nga mendja kete histori qesharake , nese po je per tu ardhur keq ……. te ngaterosh mikpritjen dhe bujarine e nje populli , me detyrimin qe ka ai se gjoja jane parate e tij (gjermanit ) d.m.th taksat e gjermanit ,eshte qesharake …… po qe se ta ka thene , ama me qesharak dhe lapanjoz je ti qe e tregon dhe e beson ……..

  3. Toni KS says:

    E majta iku per lesh pasi qe e mbushen kontinentin me bythezinje nga bota e trete, tani vetem e djathta mund te pastroje rremujen e tyre.

  4. Shqiptar says:

    Një Grek që i jep leksione demokracie Evropës. Qesharake.

  5. VariJANULLEN says:

    Levizjet per pavarsi ti respektosh qe c ke me te por pas Grexit, kur epiri me korfuzin te kene pavarsine nga athina,kur kreta te perdori sterlinen dhe sigurisht makedonia me selanikun e vecuar nga jevgjit grek…

  6. like says:

    doli greku me garuzhde tuj kerku prap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje