Ilir Shulku, sekretari i FSHF-së, ka dale paraditen e sotme në një konferencë për shtyp për turnetë, që UEFA ka vendosur t’i organizojë në Shqipëri.
Bëhet fjalë për turneun e kombëtareve U-19, U-17 dhe U-19 për femra.
“Tetori është i rëndësishëm, për ne, pasi nuk janë vetëm ndeshjet e Kombëtares me Spanjën dhe Italinë. Më 4-10-tetor zhvillohen në Kamzë dhe në Tiranë ndeshjet eliminatore për Europianin e moshës U-19. UEFA ka vendosur të luhen në Shqipëri, pasi ka parë standardin e mëparshëm. Luhen këtu ndeshjet për grupin e 12-të, ku janë skuadrat e Shqipërisë, Ukrainës, Malit të Zi dhe Norvegjisë. Kemi marrë të gjitha masat. Luhet ccdo 3 ditë në stadiumet e Kamzës dhe “Selman Stërmasi”. Shqipëria U-19 ka nisur prej ditësh grumbullimin.
Një tjetër turne është ai i moshës U-17, në Elbasan dhe Tiranë. Spanja, Kroacia, Lihtenshtejni dhe Shqipëria janë 4 skuadrat. Ftojmë sportdashësit të ndjekin skuadrat kombëtare në këto gara kualifikuese. E mbyllim në fund muajin tetor me një tjetër turne, atë të femrave U-19. Këto ndeshje do të zhvillohen në datat 25, 28 dhe 31 tetor në Durrës dhe Kamzë”, tha Shulku.