Nga Rigerta Loku*
Unë kam mbaruar studimet e larta në Romë, në një nga universitetet më të mira në Itali, “La Sapienza”. Kam mbaruar master shkencor për marrëdhënie ndërkombëtare me rezultate shumë të mira.
E kthyer në Shqipëri në provincën time u gjenda duke administruar një tufë dhishë prej 350 krerësh.
Në fillim kur shkova në Itali ideja ishte që të vija këtu e të merrem me kafshën politike, por fati dhe provinca më krijoi mundësitë që unë të merrem me kafshën zoologjike.
Pas 7 vitesh eksperiencë, sakrifica familjare e personale unë e im shoq nuk jemi penduar, qoftë dhe për një minutë të vetëm që jemi fshatarë, blegtorë dhe që kemi bërë këtë gjë të vogël në Mirditën e madhe.
Kam shumë emocioni, ndjej mbi zemër dhe shpatulla peshën që kjo foltore të lëshon mbi shpinë.
Por unë do të iki prapë atje në provincën time. Do të iki, dhe pesha e përgjegjësia do të bjerë mbi këta të nderuar deputetë. Urojmë dhe shpresojmë për të mirën e fshatit. Për të mirën e qytetit, të Shqipërisë europiane që këta deputetë që rrinë të ulur këtu të na nderojnë, ne dhe veten e tyre.
Fshati ka nevojë të rilindë, rimëkëmbet, rianimohet. Le ta quajmë si të doni, fshati ka nevojë për kapital njerëzor, ti shembim rrugët e braktisjes dhe të ndërtojmë rrugët e rikthimit.
Në fshat gjithashtu mbijetojnë esencat e mrekullueshme të një jetë të vështirë. Zhvillimi ekonomik dhe social i njëtrajtshëm është thelbësor për vendin tonë.
Mbështetje dhe forcim i atyre mikroekonomive rurale që modestisht prodhojnë punësim. Fragmetizim të organizuar duam ne. Inovacion dhe informacion, pasi informacioni është bazë e zhvillimit të mëtejshëm. Duhet informacioni të vijë atje tek stalla, jo unë të vij në parlament për të marrë informacion.
Le të vishemi bukur sa të duam, të prodhojmë këpucë, biçikleta, industri, makina avionë, sa të duam ne, por pa fshat të zhvilluar nuk ka qytete të zhvilluara.
Po nuk na zhvilluat ne, ju nuk zhvilloheni kurrë!
Zhvillimi i vjen Shqipërisë nga periferia!
Atje nga Mirdita ime zhvillohet Tirana juaj dhe jo nga Tirana juaj zhvillohet Mirdita ime!
Se çfarë është bërë deri sot për fshatin po e shohim përditë. Se çfarë do të bëhet do ta shohim në vijim.
Unë jam aty! Nuk shkoj asgjëkundi! Pres! Por në mënyrë aktive. Nuk qëndroj, punoj!
E kush ka në rajon e në Europë kultura e tradita më të bukura për ne ti mbështesim e promovojmë, jo me fjalë por me vepra.
Agrikultura, Agroturizmi janë pika të forta të zonave rurale që kërkojnë bashkëpunim për t’i mbështetur e promovuar.
Diçka ka nisur të lindë!
Infokulla ka nisur të rritet dhe atje tek unë, por duhet ta ndihmojnë në çdo hap.
Turizmi si vlerë lokale e rajonale për të promovuar Shqipërinë rurale si thesar i fshehur që duhet zbuluar, bashkëpunim e durim për të promovuar cilësitë, traditat, historinë, ushqimin e fshatit. Tradita e përzier me zhvillim e inovacion do të ishte për ne një përzierje jetësore.
Ta mbështesin fermerin e ri që me shumë vështirësi e sakrifica çon përpara fermën.
Ta mbështesin fshatarin që ndoshta nuk ka mundur të braktisë fshatin e tij, ose ndoshta nuk ka dashur ta braktisë atë vend, ato fshatra ku varfëria dhe mrekullia jetojnë në mënyrën më fantastike të mundshme.
Ejani ta shikoni! Ejani në fshat! Se nuk ka vend ku hahet më mirë se në fshatrat tanë.
Në doni bukë, kripë e zemër të mirë ejani në fshat!
Në doni qetësi e dashni ejani në fshat!
Do ju lutesha të mos vini me një makinë të vogël, por të vijë me një fuoristradë, sepse fshatrat, sidomos ato që nuk janë në akset rrugorë kryesorë, nuk shkon dot makina.
Nuk shkon dot makina.
E atje ku nuk shkon makina nuk shkon asgjë.
Nuk shkon as jeta!
Fshatrat, sidomos ata të strukurit nuk kanë rrugë, rrugë si arterie gjaku që ushqejnë dhe japin jetë.
Jepini ujë dhe rrugë fshatit dhe keni dhënë zhvillim!
Nuk kërkojmë asgjë tjetër: Ujë dhe rrugë!
Unë kam ardhur këtu që të tregoj pse jo Gertën, por kam ardhur të sjell edhe Kristinën.
Kristina është një bashkëfshatare e imja.
Besoj se gjithësecili prej jush, sidomos ata që janë fshatarë e ka nga një Kristinë në fshat.
Ajo ka rrudha fisnike të përzhitura nda dielli, duar të çara e të ashpra si brusketat e restoranteve në qendrat urbane, sy të qeshur e të ëmbël ka Kristina.
Ngrihet para diellit dhe ulet shumë pas tij.
Ngrihet në mëngjes, mjel lopën, çel pulat, pastron vathin, çon fëmijët në shkollë ndoshta me furgonin që nuk vjen kurrë dhe ajo i përcjell në këmbë.
Shet qumështin me kokakolat e lara me kujdes, sepse ky është fshati. Shet ato 20 kokrra vezë, 3- 4 kile rrush, domatë jeshile, ato që kanë mbetur nga kopështi i mbjellë me lakra të zëza dhe presh që ti ketë rezervë për dimër.
Shet ashtu Kristina, e ulur në rrugë.
Dhe po ti thoni Kristinës çfarë do ti që shteti të të japë ty, ajo me shumë modesti do të thotë: Unë dua ujë dhe rrugë. Se ka dinjitet Kristina. Nuk kërkon asgjë shtetit të saj veçse ujë dhe rrugë.
E unë do ti shtoja Kristinës dhe ujë, rrugë, shkolla
Ujë, rrugë, shkolla dhe qendra shëndetësore efikase.
Ujë, rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, e miq e shok
E nëse ju do ta pyesni Kristinën se për kë do të votoje?
Kristina do të thotë unë votoj atë që më sjell ujë dhe rrugën.
Por Kristina e shkretë që kur ishte bijë, themi ne atje në fshatin e të atit dhe tani që është grua në fshatin e të shoqit,
Kristina votoi e rivotoi ata që rrugën nuk ia sollën KURRE!
Kjo është Kristina ime!
Kjo është fshatarja ime!
Edhe nëse ju do të pyesni ku është burri i Kristinës ai ka punuar për ca kohë në kantieret e RILINDJES URBANE, po ne presim që FSHATI TE RILINDE
Atë presim ne!
Kur fshatari ti kthehet fshatit të tij atëherë, politika ka bërë diçka madhështore për fshatin.
Nuk është një proces i lehtë dhe i shpejtë por dhe ne nuk shkojmë asgjëkundi. Duke ndihmuar fshatin dhe Shqipërinë. Ka plot vështirësi fshati e Shqipëria por kush thotë se ky vend nuk bëhet KURRË e vret fshatin dhe Shqipërinë!
Na vret ne njëmijë herë!
Ky vend do të bëhet se i ka të gjitha mundësitë për tu bërë. Dhe ne jemi këtu.
Ky vend ka nevojë për punëtorë që kanë pak llafe e shumë punë. Të fortë e optimistë se kush mbjell e mbarështon siç bëjmë ne në fshat e ka forcën e optimizmin në çdo punë të tij. Askush nuk mbjell nëse nuk e di se çfarë do të korrë dhe askush nuk rrit e mbarështon nëse nuk e di se do të rrisë kecat e vegjël.
Duke u bazuar në eksperiencën time modeste para jush ju them që fshati nuk ka as politikë, nuk njeh parti, nuk ka opozitë, as pozitë.
Ne atje në fshat punojmë me dorën e djathtë e këmbën e djathtë, por zemra na rreh majtas, trurin e kemi në qendër e nëse duam të bëjmë mirë atë që duam të bëjmë, E nëse ky parlament do të bëjë mirë atë për të cilin është zgjedhur të bëjë duhet që secili prej organeve të bëjë funksionin që i përket.
Ne atë presim!
Unë, ne kërkojmë bashkëpunim e mirëkuptim. Politika agrare specifike afatshkurtra dhe afatgjata.
Ujë vaditës, dhe ujë pirës, kredi të buta, moderim të çmimit të punimit të tokës dhe farërave.
Subvencione e mbështetje, por kërkojmë dhe informacion.
Atje ku nuk shkon rruga informacioni e ka shumë të vështirë të shkojë. Kërkojmë mbështetje e thjeshtësi. Ja ku jemi. Çfarë duhet të bëjmë ne nga fshati?
Çfarë duhet të bëjmë ne për të pasur politika rurale me një impakt real pozitiv?
Çfarë na duhet të bëjmë ne që të jemi shembull i turizmit, kulturës rurale në rajon por dhe më gjerë?
Çfarë duhet të bëjmë ne që të ndihmojmë vendin tonë biologjikisht dhe europian të bëhet politikisht europian?
Ja ku jemi. Problemet i njohim të gjithë. Të gjejmë zgjidhjen së bashku me shumë modesti, dashuri për këtë tokë, për Shqipërinë rurale, për Shqipërinë urbane, Shqipërinë europiane ne fshatarët jemi në dispozicionin tuaj.
*Fjalimi i plotë në Parlamentin e Shqipërisë
TE HYSH NE PARLAMENT NUK ESHTE E LEHTE JU PO BENI NJE SFIDE QE DUKE MBESHTETUR ANEN POZITIVE PER BREZIN TUAJ QE NDOSHTA ATO QE KANE PASUR NJE DREJTIM PER VENDIN KU JETONIT NUK KA BERE DICKA TE REALIZUSHME ,DHE SHPRESOJ TI PLOTESONI DESHIRAT PER VENDET RUALE ,POR KUSH HYN PER QEVERISJE HYJNE VETEM PER BREZIN E VET .TE TJERET TE NGROHEN NE DIELL
Je lodhur kot moj moter!
Keta bandite qe sunduan Shqiperine per 27 vjet jo vetem kane lene pa uje,rruge,qendra shendetesore,etj te gjitha fshatrat e Shqiperise,por keshtu kane lene edhe Yzberishin me 50 mije banore,qe eshte 3 km larg zyres se Erion Veliajt!
Keta e kane mendjen te investojne atje ku behet show dhe fitohet me shume!
Te gjithe “derra” nje turi kane!
Nuk ka nevoje te Diplomohesh ne La Sapienza per te bere korrupsion. Nqs Mirdita e kesaj depresives paska ndertuar Tiranen, cfare do thuash per Marinzen e Naftes?!!!! Te perlotesh ne atmosfera dhe arsye te tilla ke per qellim manipulimin e opinionit publik dhe perfitimin e pandershem.
Po te gjitha pak nga pak kontribuojne ne ushqimin dhe energjizimin e shtetit. Po shteti nuk mundet vetem te mbahet me sakrificat e fshatrave. Te jesh fshatar nuk duhet te jete nje sakrifice. Ne Shqiperi ka ekzistuar gjithmone nje lloj elitizmi absurd sikur qyteti eshte me i mire se fshati, kur ne fakt shteti duhet pare si Nje. Cdo zone ka rendesine e vet dhe nuk duhet perdorur prioritizimi qe eshte perdorur deri me sot ku Tirana apo qytetet e tjera marrin prioritet dhe fshatrat harrohen. Njeriu sot duhet te kete incentiva per te qendruar ne fshat, jo t’i behet me e veshtire. Ose ne qofte se nuk duan ta mbajne ekonomine e fshatit me fshatare individual, le te lejojne kompanite e medha qe te merren me fshatin. Por jo keshtu si sot, se nuk ka sens, as moral dhe as ekonomik.
OOO PLAK ! NUK PASKE MARRE GJE VESH ! MEGJITHSE mirditoret e perdorin bukur vjalen me nen kuptim, zonja ka fole qarte , shume qarte dhe s’eshte faji saje per ata qe nuk kuptojn e a nuk dine te lexojne …Jemi ne shekullin xixe ka pas thene nje ‘e shkolluar’ per shekullin e 19-te (XIX)…As ajo skishte faj,injoranca!
Pjalim i perkryer , ka thjeshtesine , ka realitetin .
Urime Rigerta!
I bere shqiptaret te kujtojne se aty ne parlament nuk jane te perfaqesuar nga askush! Ata te ulur aty ne kuvend, vihen me lista nga kryetaret e partive. Nese deputetet do na perfaqesonin ne, dikush te me thote si ka mundesi qe per here te pare pas kaq vitesh po degjoj nje fjalim qe kryefjale ka vetem njerezit, e jo vetveten. E pazgjedhur nga askush, e megjithate foli si te ishte e zgjedhura e shumekujt. Urime Rigerta! Sa keq qe ata deputete neser do rikthehen qetesisht ne foltoret e tyre duke mos bere asgje per te tjeret, e sa mire qe ti do kthehesh ne fshat duke kontribuar per ta bere ate vend dhe kete vend me te mire nga sa eshte. Jam fans i yti qe sot!
Ja keshtu eshte kur te flet zemra dhe jo buzet mekanikisht e ftohtesisht. Keshtu flet kur s’ te flet xhepi, por zemra. Ajo e ka zemren ne koke e jo ne buze e ne xhep.
Kthejuni vendit mor baballaret e kombit. Ç’ beni keshtu. Kthejuni vendit. Per nje dekade barazoni kohen e monizmit dhe kini bere vetem per vete. Populli po lengon prej jush.
Kur do vije dita qe per deputete te kemi vertete perfaqsues te zonave ku zgjidhen, fjala bie kjo zonje do kishte qene nder per Mirditen dhe parlamentin? Eshte mbushur parlamenti me Gridera dhe Majlindra qe ngrifen mbi Jaguare dhe Mercedeze dhe zbresin me canta Hermes e kepuce Louboutin. Eshte skandaloze qe 80% e deputeteve jetojne ne Tirane, ata nuk perfaqsojne askend vec kryetarit te partise.
NJE BRAVO TE MADHE ! Ah moj vajze TI JE NJ YLL nje fisnike nje mendje ndritur por valle te kane kuptuar kodoshat e kryetareve deputet ! Tung.
TI DUHEJ TE ISHE DEPUTETE E SHQIPERISE ,JO ATO KURVAT QE KA FUTUR ATY EDI RAMA DHE SALI BERISHA,,,,KETOM QE TI THE SOT QEVERITARET I DINE POR NUK PERPIQEN TI RREGULLOJNE,,,SEPSE E KANE MENDJEN SI TE VJEDHIN DHE TE KAPERDISEN NE TIRANE ME PARATE E VJEDHURA TE POPULLIT…//HELM ISHALLAH I BEFSHIN LEKET QE I KANE VJEDHUR POPULLIT,,///
Kujt i fole..Rames qe eshte bere me i djathe se te djathtet .Qe mba me te mire gjithe ata pseudo biznesmen qe ata e bejne korupsioni qe ata bwjne kontrabande dhe ky i gjati ju bie shtreses se ulet qe ska njeri kusht ta mbroj.Kam filluar te besoj Blushin kur thoshte se ti je frikacak ,qe shtyp gjithe shtresat ne nevoje dhe mba me te mire gjithe ata barkederat(biznesmenet) qe skane lene hale pa bere.Turp qe te besuan,ti je nje demagog i pabese.
E di si i thone ketij muabeti moj moter sikur te ishin njerzit kaq te thjeshe e puntore qe je ti ne nuk do ishim ketu ku jemi katandisur ku rinia e sotme kerkon vetem llukse e jo pune kur shumica e njerzve e duan jeten si ne facebook ose istagram dhe ankoemi themi ky ventd nuk behet nuk jetohet po po nuk punuam te gjithe si kombe dhe te ngrem zerin per te drejtat tona qeverris shtetit deputetit kryetarit te bashkis etj etj ne vertet nuk kemi per tja dal na duhen shume si ty moj zonje e nderuar
Ah moj Rigerta ti fole qe jo zemrat kush ka nje por dhe malet te tronditen nga fjalet e tua. Po kujt i fole moj burrnesh???!!!Ata qe jane ulur aty ne foltoren me te larte te vendit nuk kishin zemer nuk kishin vizion qe te ndihmonin ty per 25 vjet rresht dhe gjithe ata qe vuajne si ty.Syte e tyre shohin dhe njohin vetem shenjen e lekut dhe rrugen tek xhepi i tyre.Ata skane gjak e zemer qe te rrahi si te rreh e shqetesohet zemra jote. Ata dine vetem si te shahen e te nxjerrin te palarat njeri tjetrit kur punet e tyre nuk u ecin si ata duan. Ata se kuptojne sa e rendesishme dhe me pergjegjesi eshte ti sherbesh popullit tend qe te jep besimin. Ata punojne vec per vete.Ata vetem vodhen djersen tende dhe te gjitheve si ju.25 vjet ne pushtet vec shkaterrime sollen lufte midis klanesh e interesash. Kristina jote dhe shume si Kristina enderronin per rruge e uje kur ata qe ju votonit as qe u binte ndermend se ju, ne ,populli egszistonim.Sa keq per ne .Ata kurre nuk na perfaqesuan ne dhe me pafytyresin e turpin kerkojne perseri te udheheqin duke perdorur politiken e gabuar ,duke u munduar te na percajne se ashtu na sundojne me mire.Ne te gjithe duhet te bashkohemi mos te na ndaje politika jemi nje gjak dhe tu kerkojme llogari hajduteve gjakpires pse jemi ketu ku jemi .Turp ne shekullin e 21 dhe ne mes te Europes nje vend qe na e kane zili kush na viziton me pasuri natyrore te pafund dhe populli vuan per rruge e uje ndersa politikanet cirren si kurva kush te marri copen me te madhe nga bacja qe mendonin se e kishin te tyre. Kjo duhet te zgjidhet njehere e mire ose keta pseudo politikane te punojne per popullin qe i zgjedh ose te lene vendin atyre qe ju dhemb vendi.Rigerta te uroj pune te mbare dhe faleminderit qe e trondite parlamentin. Shpresoj ti kesh zgjuar nga letargjia palo politikanet tane qe na kane uzurpuar parlamentin dhe nuk mendojne per ne me sapo marrin postet e drejtimit.Le te shpresojme se qeveria e re do te bej dicka per ne. Dhe ju gjinkallat si Vasili e Kryemadhi, Basha e Berisha Topalli, Paloka e Imami,Patozi e lista behet shume e gjate ju provuam na shkaterruat se per vete i siguruat me familiare e sorollop duke na zhavtur ne ,e rrenuat kete vend.Prandaj lereni qeverine e votuar te punoje . E ne rast se dhe keta do vazhdojne si ju ne populli do ti japi dermen sic ju a dhame juve qe nuk punuat. Uroj qe Shqiperia te kete me shume Rigerta ju jeni e ardhmja e vendit.
Rigerta; Edhe une do te beja nje koment mbi fjalimin qe ju mbajtet ne parlamentin shqiptare (duke degjuar mbi shkollimin tuaj, dhe nje sakrifice te pa degjuar ne punen qe ju jeni duke bere bashke me bashkeshortin, dhe e keni arritur), do te thoshja, ne qofte se do te kisha mundesi komunikimi me ju, qe, qendro aty ku je tek ajo foltore, mos u largo nga ai parlament, ti kerkoje popullit shqiptare nga ajo foltore qe , te krijoje urgjentisht nje qeveri emergjente si ti e mendon, duke i kerkuar ndihme ambasadorit te USA ,dhe atyre nderkombetareve qe lotuan, ta kishe shpallur direkt qeverine te kryesuar nga ju, dhe shqiperia dhe shqiptaret do te shpetonin nga kurthi ku kane rene .E them kete me nje besim te plote, dhe ne qofte se do te ndodhte nje gje e tille nga ana juaj, shqiptaret do te perkrahin fuqishem, dhe me nje referendum urgjent, do te miratonin nje qeveri te kryesuar nga ana juaj.E them kete me bindje te plote, sepse ju mund te jeni personi i duhur, qe shqiperia dhe shqiptaret te shpetojne nga kurthi ku kane rene(kemi raste, ku nga puna kane dale edhe presidente).Duke degjuar historine e punes tuaj qe keni marre persiper bashke me bashkeshortin,duke u marre me punen e blegtorise,ku ne Shqiperi eshte e pamundur (pasi kete pune e kane braktisur njerez qe e kane per tradite),sepse eshte e pamundur te perballesh me veshtiresite qe jane, nuk ka rruge, nuk ka drita, nuk ka uje, nuk ka doktore dhe dentist per femijet, dhe me e temershmja, perballja cdo dite me ujqerit me kater kembe te malit, dhe me ujqerit me dy kembe te shtetit,dhe ju e keni aritur prej 7 vjetesh dhe e vazhdoni akoma ,ne qofte se do te behet nje studim nga persona qe meren me kete pune, ju do te merni titullin ;NJerezit me te Forte te Planetit;.
Do doja te dija kush e solli ne parlament kete zonje?dhe kush kishte interese qe ajo te fliste aty ?
Vitingu ju rëntë në kokë e i bëftë copë ,copë!
Kush peng mba Shqipërinë në djall të shkoj me gjithë partinë!
Në dhe bota,në dhe europa,në dhe politika,ne dhe qeveria..
Po Gerta ! Edhe pse te degjova dje ne televizione,sepse nuk ngeli televizion pa dhene fjalimin tuaj me figure eme ze, por e lexova fjalimin perseri . Mendimet i kam dhene ne komentin e bere ne gazeten “Dita” me emrin e rrem ” Pensionisti” Me emer te rrem sepse po te kritikosh me emrin e vertet ,duk dihet se ku e gjen koken.E ne mos koken ,xhamat e dritareve ,apo dyerte edhe pse te blinduara ,kane fluturuar me 100-ndra metra larg ashtu cop- cope si rruget tuaja atje ne fshat.E kjo ndosh sepse kemi “liri ” fjale e “liri” veprimi. Por e nderuara Gerta le te kthehemi te fjalimi juj. Ju kini plotesisht te drejte . Kerkesat tuja e te Kristines se fshatit tuaj,apo shume e shume Kristinave ne vendin tone. Ju flisni per shkolle. Kristina ecen ne kembe se nuk vjen fugoni. Mesuesit nuk vijne se nuk autobuzi… A nuk ka shkolle ne fshattin e Kristines ku furgoni nuk edhte i nevojshem ? Ma do mendja se aty ka patur shkolle.Ne mos 8-vjecare ,ajo fillorja ka egzistuar, mundesi kjo qe vocerraket te mos vuajne shume. Me merr mendja se mesuesit nuk udhetonin me mushka 4 0re vajtje e 4 ore kthim ,duke u shoqeruar edhe nga prinderit po te jete femer….. Jam i bundur se mesuesja vete e vjen ,por mesimi ……….????. Pse nuk bere pyetjen nepermjet Kristines qe shet veze,domate ,speca , rrush e fiq: Ti pushteti demokratik,ti Sali Berish e ti Fatos Nano qe udhehoqet kete sistem ku mi cuate : qendren dhendetesore, mami-infermiren,shkollen, dyqanin? Ku ma cove doktorin qe ekishim c’do dite ne fshat? Ku mi cove librat qe ishin ne vatren e kultures, po aparatet e filmave qe levisnin edhe me kafshe ? Ku mi cove? PO kanalet vadites e kullues ,pse mi prishe? Po pyjet e Mirdites e mbare Shqiperise pse mi preve e i shveshe malet ? Ku,ku mi cove keto qe i kisha ? Pse lejove e po lejon Kristinat e Kristaqet , Dodet e Dadat te rrine mbyllur nga ai kanun i zi i Lekek Dugagjinit mjesjetar,kur une e shoket emi e shkelmuam ,bashke me ato zakonet e keqia qe roberionin Kristinat? A i pyete pse heshtin ata deputetet qe u kerkove te vijen me foristrada se nuk vijne dot ne kembe ,ashtu si vinte doktori,mesuesi? Pse nuk qave per ato Kristina e Kristaq ,te cilet edhe pse kane lindur ne vitet e “demokracise ” nuk e shikojne diellin me sy ? Pse nuk i pyete ato deputete nena ? A kane qare ato kur femija i ngujuar qan prapa xhamave se nuk di ku eshte shkolla,nuk di ku jane shoket? Nuk di se c’eshte livadhi,bari i jome ,topi per te lozur apo banka e shkolles s derraza e zeze? Ja Gerta per keto te qaje me shume . Kristina jote shet veze,domate ,patate ,hudhra e qepe,shume mire bene .Deri sa eshte ne fshat ato do te prodhoi e shesi…….. Do rruge?PO. I duhet uje ? PO. Po kur rri e ngujuar ,perse i do ? Kur nuk thith ajrin e paster te maleve te Mirdites,perse i do ? A eshte e lire Kristina e Kristaqet ? JO. Eshte e varrosur per se gjalli .ashtu si thot populli. Per keto te qaje me shume .O Greta?
Të lumtë Rigerta. Urime dhe suksese në punë dhe në jetë. Paçi jetë të lumtur në familje. Je shëmbëlltyrë e njeriut të mirë,puntor dhe të zgjuar.
w kane kuptuar ali..edhe mire shume bile
I pregatitur ose jo nga politika, fjalimi i mirditores u lejua ne Kuvend per interesat e politikes. Edhe sikur te “mallengjehen” politikanet (te majte dhe te djathte, bashke me militantet e tyre) edhe sikur te ndertojne rrugen dhe ujesjellesin e fshatit mirditor, asgje nuk ka per te ndryshuar ne Shqiperi nga keta politikane te korruptuar dhe te paafte, qe gjate gjithe kohes nuk mendojne gje tjeter vecse si te mashtrojne dhe vjedhin popullin shqiptar.
Kjo me dha ndjesine e nje shfaqje, teatri!
Kulmi ishte me Rilindjen Rurale dhe Rilindjen Urbane!
Por paska me teper,
Selfie me Niko Peleshin!
Pra, ose kjo e gjitha eshte aktrim, dhe kjo eshte mundesi me e madhja, pasi pse duhet te mbante fjalim kjo Loku? Per me teper a mund te mbante fjalim pa ju kontrolluar cfare kishte shkruar?
Mundesia e dyte eshte qe ajo eshte e vertete,
Por qe e kundershtojne Selfie me Peleshin,
Dhe Rilindja rurale dhe urbane!
Madje “Kantieret e Rilindjes Urbane”, gje qe te jep pershtypjen se Shqiperi eshte bere nje kantier ndertimi i Rilindjes Urbane! Si “Kantieret e ndertimit” te Kohes se Komunizmit!
Si gjithmone Shqiptaret e hane karremin, ose te gjatin, sic e kane ngrene Gjithmone!
Më mirë të kishim ato dhitë e tua ne parlament sesa këta maluketêr. Ata kur janë takuar me njëri tjetrin mê vonë në kafene janê tallur me Ty dhe fjalimin tënd e tê kanë quajtur të marrë e budalle edhe pse ti ke më shumë shkollê e mënd se shumica e këtyre kriminelêve të vetëzgjedhur deputetë me paratë e drogës.
Tê vetmit që simpatizohen me ty janë ata që janê jashtë asaj bordello që quhet parlament.
Dhe ata janê njerëzit e ndershëm e tê thjesht , prandaj mos u lodhni kot me kriminelët, po krijoni njê shoqatê të gjerë intelektualësh nga tê gjitha fushat e hidheni qeverinë në gjyq pêr çdo gjë.
Shteti e Ka me detyrim ligjor dhe Brenda tê drejtës tê njeriut që të sjelli ujë dhe drita . Aty ti investojé lekët, tek pasuria më e madhe e kombit që janê njerëzit e këtij kombi (Jo halemëdhenjtë e parlamentit) e jo duke ndërruar kolltuqet e zyrave app gërmuar e çgermuar sheshin Skënderbej apo tê tjera budallëqe si puna e stadiumit etj..
Hajdutat bejne sikur perloten durtrokasin dhe te nesermen harrojne fillojne e vjedhin akoma me teper por faji Eshte gjithmone i joni qe nuk zhdukim plherat nga parimenti popull budalla