Ç’na bëre moj Rigerta, Rigerta, ç’na bëre!

2 Tetor 2017, 10:22Sociale TEMA

Telegram Rigerta Lokut nga Ralf Gjoni

Ç’na bëre moj Rigerta. S’na e ka bërë dot kush deri më sot… që prej Ballist Morinës. Na bashkove të gjithëve nën një kredo: “T’a duam atdheun e të përkujdesemi për lotët e deputetëve e të ambasadorëve”. Nuk e them unë. E shkruan gazetarët dhe e vulosi Facebook-u = The People ??

Ata thonin që ti trondite qeverinë në parlament e përlote Gramoz Ruçin, krokodilin e politikës shqiptare të cilit edhe në kohë luftrash nuk do i lëvizte syri. Ia the troç në sy Niko Peleshit për fshatin, madje detyrove LSI-në të kërkonte dorëheqjen e tij. E prapë shpirti yt bujar e lejoi Nikon të futej në selfin tënd, pasi e kishe frymëzuar për politikat agrare. Kështu lexova të paktën. Mobilizove një opozitë të tërë në këmbë. Por ata nuk e kërkuan dorëheqjen e Nikos. Atë që se bëri dot çadra e bëre ti Rigerta. Lul Basha të akuzoi dhe numri i likes-eve në faqen e tij shkoi në stratosferë. Edi Palokën nuk e zë gjumi që prej fjalimit tënd. I vjen inat që nuk ishte atje pranë teje, në vend të Gramozit. Ma mërzite edhe Doktorin se i vodhe lavdinë e foltores, e nuk t’a preu kush fjalën. Bëre që në faqen e Opinionit të shkruhej një prej analizave më të goditura të këtij viti. Je burim frymëzimi jo vetëm për analistët, por për gjithë shoqërinë civile. Më thonë që Nisma ‘Thurje’ po përgatit protestën e radhës, paçka se vetëm dele ka gjetur deri tani.

Nuk mbeti njeri pa komentuar, pa debatuar, pa shkruar e pa u përlotur. Vetëm Blushi nuk shkruajti. Por ama nga Vermoshi në Konispol zienin emocionet. Kaq shumë ndjeshmëri e sensitivitet mes këtij populli? Dhe duhej patjetër një mirditore trimëreshë si ty që të ndodhte kjo mrekulli sociale. Fute qeverinë në mendime. Tërbove opozitën. Frymëzove angazhimin qytetar. Gjenerove debat kombëtar. Preke fiks në plagët më të dhimbshme të shoqërisë sonë të vuajtur. Reflektove kreativitet dhe inteligjencë; prite gjithë këta vjet që të ligjëroje pak çaste në foltoren e parlamentit dhe hodhe në erë një klasë të tërë politike. Fute llogaridhënien si koncept në parlament. Arrite të përballësh fshataren me një politikë të tërë kryeqyteti. Operacion civil i denjë për mijëra euro grant nga donatorë të mëdhenj si BE. Por ata ia japin eurot tjetërkujt, pavarësisht përlotjes të ndonjë përfaqësuesi diplomatik.

Përplase mendimtarët më të mëdhenj të Facebook-ut. Ca qanin me emocion, a ca të shanin se ishe vegël aktrimi e qeverisë. Revolta qytetare bëri jehonë më të madhe se shpërthimi i Gërdecit. E çove penën e Ylli Dylgjerit majë maleve të thepisura, atje ku vetëm dhitë e Ndre Legisit jetojnë. Zgjove ndërgjegjen qytetare të popullit. Filloi t’a kuptojë sovrani më në fund se çfarë lloj parlamenti dëshiron. Nuk do këtë të sotmin, paçka se vetëm para tre muajsh e votoi, paçka se kur ata deputetët shpirtzinj përplasen në teatrin e të enjtes, populli rri pingul para ekranit sikur po sheh Ertogrulin. Populli dashka një parlament me emocione, me të qara. Është po ky popull që nuk të votoi ty. E çuditshme se si populli që përlotej kësaj jave është 4 vjet më i pjekur politikisht se në 2013. Mos ka qenë faji i zonës? Ndoshta po të kishe kandiduar në Tepelenë do ishe futur. Mos u mërzit e dashur se as mua nuk më votuan kësaj radhe.

Fundja, ajo çfarë kërkove ti ishte krejt minimale. Dreqi t’a hajë, ato dy gjëra dua edhe unë në Tiranë. Rrugë të shtruara mes pallateve të Xhamllikut e ujë të rrjedhshëm që ti e ke bio e unë nga depozita me E-coli. Ti ke dhitë e qumshtin e freskët. Unë kam grimcat metalike të ndotjes urbane që na helmon mushkëritë e fëmijëve çdo minutë të ditës. Ti merr ajër të pastër me oksigjen, e unë kam frikë të hap dritaren. Ti ke frikë se po braktiset fshati, e unë kam frikë se po braktiset e tërë Shqipëria nga të rinjtë e shkolluar të qyteteve tona. Ti ndoshta e ke zgjidhur çështjen e pronës. Unë ende s’kam marrë asnjë metër katror nga tokat e mia që më takojnë me ligj e me moral. Por mua s’më dëgjon njeri kur ua them. Ty po.

Meqë më dhe shpresë se Shqipëria do bëhet, po të jap një të vërtetë të hidhur e dashur Rigertë. Në parlament, të cilin unë e njoh mirë, nuk votojnë as fjalët e as lotët. Në parlament vendosin vetëm numrat, dhe besoj se Sapienza të ka mësuar se matematika është akull e ftohtë e pa pikë emocioni, si puna e shahut. Dhe ai populli ynë biologjikisht evropian që këto dy ditë qau me ty, e ka ndarë mendjen që në qershor se kë do të drejtojë për 4 vitet e ardhshme. Jo me lot, por me numra, me shifra, me llogari. Ah Rigertë, mezi po pres të vij e të shoh rilindjen rurale e të të tregoj si funksionon parlamenti këndej nga qyteti, sidomos përtej kamerave… Besoj do më ftosh të vij andej nga anët e tua, të takoj Kristinën e të pi pakëz qumësht dhie. Ndërkohë po të bashkangjis edhe ca foto që bëra gjatë fushatës sime për deputet tek lagja ime e vjetër në Tiranë. Ci vediamo! 

14 komente në “Ç’na bëre moj Rigerta, Rigerta, ç’na bëre!”

  1. Kozmo says:

    Shqiperia i ka hedhur hapat e saj drejt plotesimit te shume kerkesave dhe problemeve te medha , qe na la ANTISHQIPETARI SALI BERISHA . Rrumpalla ishte ne cdo sektore . Nuk mundet qe qeveria e Rames te bente ndryshime kolosale ne qytet dhe fshat , ne nje kohe rekord per kater vite . Besoj qe eshte bere shume per cdo qytet dhe do te vazhdoj akoma . Kete mandat te dyte eshte ne prioritet FSHATI .

    P.S. KUR TE SHKOSH PER VIZITE NE FSHAT , NUK DO TE PISH VETEM QUMESH DHIE ,POR DO TE BESH DHE KAKARDHI !!!

    1. mirel says:

      E mbajte raportin e partise?

  2. L.H. says:

    Ah si nuk erdhe te beje dhe nja dy foto atje afer lagjes tende, ke lagjja karshi restorant IJA… do te ishte plotesuar me bukur kuadri i Tiranes.

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Me ne fund nje artikull I denje, se na kishte zene vajtimi keto 2 dite. Gerten e shpallen heroine se kishte vajt te beje biznes ne fshat, e nuk kishte pranuar ti bashkohej asnje partie, pavarsisht se kishte mbaruar per politike (atehere biznesi ishte opsioni i saj i vetem), por lotet me te medha sic thote Edhe Ralfi ishin per lotet e politikaneve. Hajde se cudia me e madhe 3 dite zgjat. Secili merr ate qe do, e fshatari I vertete mbetet atje, I Vetem, pa lot, pa ndenje, sygjynosur, katranosur, pa shprese, pa vlere. Jo cdo gje eshte show (shfaqje) ne kete jete!

  4. s’ja kam iden se cili na qeka ky corbaxhiu ktij shkrimi ,
    por edhe as qe du me dit
    me bejn pershtypje kto foto qe rreklamon ky Deputeti ose kandodat per deputet dikur.
    Cfar ka bere ky njeri , per te ndryshuar pamjet e lagjes se tij (si edhe shprehet)
    per ti dhene nji Surrat me te kendshem qytetarie lagjes se tij ,
    nderkoh qe brockullit ne tone kritike per te tjeret .

    (per ta testuar njiher sumen ne(fb) ,nuk mjafton me shkrujt ktu ke morri bazes,por dil vet ne shesh te burrave ,se s’ka me te dhemb shume or taj )

  5. Shqiptari says:

    MOS ma Kujto Rigerten se me vjen per te qare… per Dhite e Rigertes dhe te Kristine.

  6. Ben Dibrani says:

    Edhe Ralf, edhe Gjon, edhe (për faqen tënde të zezë) “këshilltar” i LSI, edhe (ky është kulmi) – jep mend jashtë Bandës partiake ku bën pjesë e paguhesh.

  7. bujku says:

    Zoteria ne fjale a nuk ka qene 8 vjet ne qeveri?, LSI 4 vjet a nuk menaxhoi sektorin bujqesor?

  8. Shpetim says:

    Si s’te vjen turp z.Ralf. Je i lyer koke e kembe me LSI. Tani kerkon te tallesh. Mos kujto se je i paster. Nuk ke moral per nje shkrim te tille. Ti vjen nga nje parti qe mbolli korrupsionin, qe voten e shkemben ne vend pune, personat qe punesoheshin duhej te paguante nje llij takse per cdo muan ne partin e presidentit te sotem, qe partia ku militoje ti Ralf kishte gjithe ministrite kryesore qe qarkullonte parate publike. Por nje gje ta kesh te qarte, qe edhe ne shtetet me demokratike ka korrupsin, por nuk ben vaki qe te ata fusin duart ne parate e shtetit nepermjet tenderave duke marre perqindje ndaj kompanive qe e fitonin ate. Prandaj me mir hesht, eshte me e ndershmja kjo rruge, perderisa nuk merr guximin te njerresh te palarat e LSI.

  9. xhemal says:

    Ralf prape politike ben po ti ku ke qene deri sot se edhe ti je i shkolluat .ke qene poshte pushtetit per te kerkuar ndonje kacidhe .zonja nga mirdita foli bukur e per here te pare foli nga foltorja e parlamentit edhe kjo eshte nje gje e mire per shoqerine cka flet se dicka po ndryshon se nuk jane vetem politikanet e .shtetaret.pushtetaret gazetaret e opinionistet qe prodhojne ide e zgjidhje po mijera shqipetare kudo ndodhen punojne e studiojne dhe è njohin jeten ne detajet me te vogla. nuk kerkoje lemoshe por dinjitet.mireditorja tregoj sejeta eshte e bukur kudo dhe shkolla eshte mbi te gjitha kulture edukate .te pergatite per ta pare jeten me realizon e te jep mundesi te kalosh veshtiresite ajo nuk eshte qellim pushteti apo zyra por qellim jete .prandaj mirditorja zgjon te plogeshtit dembelat at a qe presin nga qielli tu vije e mira uroj qe fjalimi i saj te jete baze per reflektim nga gjithe shoqeria

  10. Shkupi says:

    More rrush….
    Po ty ,kush ta ka ndaluar që të shkosh në fshatin e bukur që të jetosh dhe shijosh ushqimet ,ajrin dhe ujin bio ore…

  11. Koba says:

    Ky legen qe ka shkruar kete palo Artikull,i ka mbajtur oturakun Like Floririt ne Kuvend.Ka mbushur ca torba me Para te thata per ditet e zeza qe po i vijne LSI dhe Taborit te Banditeve te saj.Priteni tashti Vetingun nuk keni nga t’ia mbani .Ndyresira te peshtira.

  12. Bushi says:

    Gerta eshte vertete heroine.Ajo eshte e vetmja qe mori dhe foli me guxim para parlamentit shqipetare.Por ne parlament ka deputet te mire,por ka edhe te keq.Deputetet e pd-ke jane te paskrupullt,me ne krye bukuroshin e tyre Bashen,qe nuk, di jo vetem te vleresoi,por nuk merre veshe fare nga fshati dhe jeta atje.Eshte karafil nga mendja.Do qe te jete edhe kryeminister ku mut.Me mire djpja boshe se sa shejtani brenda.Grupi i deputeteve te pd-ke jane djaj.

  13. Arsimi says:

    Rigerta, Migjeni i shekullit XXI! Te dy i perkasin realizmit kritik. Te lumte Rigerta.
    Falemderit per lotet qe m`i derdhe. Rama, shpresoj, se e mori mesazhin.
    Perpara Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje