"Beteja" nis nga Durrësi, Lu vendos në lëvizje shtetin: Arrestimi i njeriut të Lul Berishës i lidhur me deklaratën e ambasadorit

4 Tetor 2017, 10:38Politika TEMA

Deklarata e Ambasadorit amerikan në lidhje me grupet kriminale ka vënë në lëvizje policinë e shtetit, e cila ka nisur në Durrës goditjen e bandave.

Dy persona, pjesë e bandës së Durrësit u arrestuan mbrëmjen e djeshme në saj të operacionit “Vjeshtë 2017”.

Sipas policisë, Marjel Fierza, 30 vjeç, person me precedent penal dhe shoku i tij Genti Nderjaku, 34 vjeç, u arrestuan në sajë të operacionit “Vjeshte 2017”, ndërsa në makinën e tyre u gjetën edhe dy armë zjarri.

Në një raport të Ministrisë së Brendshme, Fierza rezultonte pjesë e bandës që drejtohej nga Lulzim Berisha.

Dokumenti sekret saktësonte se Lul Berisha e drejtonte bandën e tij nga burgu dhe i delegonte urdhrat tek njerëz të besuar si Julian Meçaj e Marjel Fierza, Mond Çekiçi dhe Plarent Dervishaj, për të cilin në prill të 2015 Apeli i Krimeve të Rënda i ka pushuar të gjitha akuzat.

Më herët 30-vjeçari u ka shpëtuar dy atentateve, në vitin 2010 dhe 2012, ku edhe mbeti i plagosur.

Policia zyrtarisht bëri me dije se arrestimi i tyre u bë në sajë të një operacioni për plan-zbatimin e masave të koduar “Vjeshtë 2017”, por burime konfidenciale konfirmojnë se arrestimi i tyre erdhi pas deklaratës së ambasadorit Amerikan, Donald Lu, i cili kërkoi goditjen e grupeve kriminale.

“Efektivet e Drejtorisë  Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017″ në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar  në flagrancë shtetasit: Marjel Fierza 30 vjeç, banues në Durrës;  Genti Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:  2 armë zjarri pistoletë tip Beretta; automjeti tip Porche dhe 6 telefona celularë”, sqaroi policia me anë të një njoftimi për shtyp. 

Ndërkohë, policia po ushtron kontrolle në banesa dhe automjete për kapjen e personave të tjerë.

Mësohet se Fierza po mbahej nën vëzhgim nga policia e Durrësit prej disa kohësh, pasi ishte bërë pjesë e grupeve kriminale që veprojnë në qytetin bregdetar e më gjerë.

30-vjecari në vitin 2010 pati një përplasje me shtetasin me iniciale A.A, ku për pasojë mbeti i plagosur ky i fundit.

Ndërsa dy vite me vonë iu bë atentat duke u qëlluar me 20 plumba teksa udhëtonte me automjet në afërsi të “Ura e Dajlanit”.

Pak muaj më vonë, persona ende të paidentifikuar hodhën në erë automjetin e Fierzës.

Kjo është goditja e parë e policisë se Durrësit në drejtim të shkatërrimit të bandave kriminale.

4 komente në ““Beteja” nis nga Durrësi, Lu vendos në lëvizje shtetin: Arrestimi i njeriut të Lul Berishës i lidhur me deklaratën e ambasadorit”

  1. Vedat Shehu says:

    Nuk pritet nje dege dhe lihet trungu te ushqeje deget e tjera.

  2. spartaku says:

    Bravo policia.Hallall buken.Hallall respektin dhe besimin e popullit.

  3. Shkupi - Prishtina says:

    Po por trungu ka rrenje , ato i dine Sali Berishoviqi …

  4. fieraku4u says:

    PSE DUHET TE DALIN DHE TE FLASIN AMBASADORAT QE TE BEJE PUNEN PER CFARE PAGUAHET POLICIA, DHE TE IMPLEMENTOJ LIGJIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje