Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi, ka bërë një status të gjatë një ditë më parë në FB, në lidhje me atë që e konsideron skandal të radarëve.
“Përjashtimi i gjigandit të teknologjisë globale amerikane Lockheed Martin, në mirëmbajtjen e sistemit të radarëve cënoi rëndë Sigurinë Kombëtarë dhe ktheu detin Adriatik në autostradë të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë”, shkruante Gjunkshi.
Por, e vërteta është se kompania amerikane, është tentuar të largohet pikërisht nga Gjunkshi kur ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm, bashkë me ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Arben Imami.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2013-s, nën nuhatjen e humbjes së zgjedhjeve parlamentare, Imami dhe Gjunkshi përgatitën korrupsionin e radhës.
Ata kërkuan që ta zëvendësojnë kompaninë që merrej me radarët, me një kompani që kërkonte tq merrte fondet pa bërë asnjë punë , R&T, e cila e realizoi këtë strategji me blu boxet në Ministrinë e Mjedisit të Fatmir Mediut, dhe për të cilën u pezullua nga prokurimet publike.
Pas kësaj tentative, partneri i kompanisë Lockheed Martin, GEM elettronica, i ka dërguar një protest zyrtare kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, protestë e siguruar nga gazeta TemA (shih më poshtë).
Në letrën protest, prodhuesit e radarëve dhe partnerit të LM, shprehen se askush s’ka të drejtë të ndërhyjë në teknologjinë e tij, pa autorizimin e trajnimin paraprak të tyre.
Si rezultat i protestës së kompanisë prodhuese, kjo aferë korruktiv u ndalua nga gjeneralët e Forcës Detare, që s’pranuan asnjë kontratë shërbimi radarësh pa autorizim nga prodhuesi.
Skema korruptive Imami-Gjunkshi pastaj dështoi edhe për shkak se në zgjedhjet e 2013-s, në pushtet erdhi Partia Socialiste.
hahahahahahahaha
Xhemal Kikiriku,
Xhemalo ik tani dhe kthei leket sponsorve qe te paguan per te shkrujt budallalliqe se e dhjeve fare….
hahahahah
o zot sa idiiot qe je….
edhe ky gjigandi i teknollogjise qe na prrallis ne shkrimin tend sigurish qe eshte i korruotuar apo jo??, po Sales a i ka shku ndonjehere kjo letra???
sigurisht edhe Ambasadori Withers ka qene i lidhur me korrupsioni dhe drogen qe do te bente Mimi (ne 2017) kur te vinte ne pushtet, dhe prandaj Withersi ne vitin 2011 shkruante per ty qe ti te rruan taven…hahahahahah
uhhh cfare turpi….ti deputet…hapu dhe …..
Ne ketej nga Vlora i themi mos e kruaj me fik deti, ose mos e kruaj me cipal se…..
Ky idioti edhe e di qe eshte i menderosur deri ne fyt edhe ben trimin.
Rri mor hale aty ku je, se do te te kendojne nenen e baben pastaj, se boll pislleqe ke bere .
Hajdut e i korruptuar !
Z. Gjunkshi na u be gjeneral si dhe shume te tjere dibrane qe ne fillim u thirren nga Zhulali gjoja si demokrate. Xhemali kur qe komandant i Zall-Herrit la nam me listat e atyre qe shkonin ne Afganistan duke i rrjepur te varfrit qe rrezikonin koken per hallin e madh qe te merrnin ndonje cope shtepi me parate qe do te merrnin atje. Pastaj u katapultua Shef Shtabi ky analfabet dhe i korruptuar, madje na e beri dhe deputet PD-ja kete idiot! Por as nje gjemb nuk i hyri ne kembe, sepse ketu te ne nuk ka Prokurori e Gjykata. Vitingu duhet ta rrase brenda kete matrapaz dhe zhvates hallexhinjsh dhe me tenderat e Ushtrise. Gjunkshi ka marre ryshfet edhe per t’i futur ne liste n/oficeret per gradat. Flas dhe faktoj, poqese don ta kundershtoje Gjunkshi.
Po kjo ushtria jone me katundare dhe mullare qe u bene gjenerale dhe shefa shtabi.
Jane aq koketrashe sa nuk ngurrojne te mburren dhe ta trashin qafen edhe me teper.
Nga nje lopcar te tjetri..si PD ashtu dhe PS..
Po gjenerale Shaqja nga behet?
Gaveten,.. gaveten mos e ndani..ka populli per keta derra qe zhyten dhe te gaveta e ushtarit.
Mjere ne..
Sistemi yne i radareve i montuar nga Lockhed Martin ishte me i avancuari dhe me i garantuari ne Bote. Ne pikat e veshtira u vemdosen depozita me mijera litra nafte dhe u instaluan deri 4 gjeneratore nga firmat me prestigjoze e me te shtrenjtat qe garantonin funksionimin edhe per muaj me radhe pa u furnizuar nga sistemi yne energjitik. Sistemi i komunikimit me qendrat perkatese gjithashtu i perkryer. Lockhed insistoi ti mirembante, duke ditur edhe disiplinen teknike e kapacitetet tona. Po ku amerikanet qe donin nje sistem radaresh te garantuar, ku tanet qe donin te tjera gjera, per te mos thene te kunderten.
Tani duhet therritur Lockhed me ekspertet e vet dhe prokuroria per tu marre me horrat tane si puna e ketij Gjunkshit, qe pegejne gjithçka ju bie ne dore.