Hoteli Nishiyama Onsen Keiunkan, në provincën japoneze Yamanashi, është themeluar në vitin 705 të erës sonë.
Për herë të parë ky hotel është klasifikuar më i vjetri në histori në vitin 2011, ndërsa ky titull i është ripërtërirë në shtator të vitit 2013.
Nishiyama Onsen Keiunkan është një hotel me gjashtë lloje të ujit të nxehtë, i cili buron si i tillë nga thellësia e tokës nëpërmjet proceseve natyrore nga katër burime.
Pamjet nga ky hotel, i ngritur në zonën malore pranë Kiotos, drejt luginave malore janë mahnitëse. Shumë afër, menjëherë prapa këtij hoteli, rrjedh lumi Minobu, i cili mund te shihet edhe prej shumë dhomave të tij.
Çmimi aktual për të kaluar një natë në një dhomë të thjeshtë dyshe është 700 dollarë.
Suksesi i këtij hoteli të vjetër, thuhet se qëndron në aftësinë e pronarëve të tij që t’iu përshtaten kërkesave të çdo epoke dhe t’i shfrytëzojnë mjetet moderne të kohës për ofrimin e shërbimeve.
Shumë pjesë të kompleksit të këtij hoteli, janë ashtu siç kanë qenë në ditët e tij të hershme.