Ekspozohen në Shkodër 4 Kupat e Botës të fituara nga Italia

6 Tetor 2017, 16:24Sport TEMA

Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Federata Italiane e Futbollit do të sjellin, për herë të parë në Shqipëri, 4 kupat e botës që ka fituar Kombetarja italiane e futbollit gjatë historisë.

Ekspozita “4 herë Kampionë” do të realizohet në Shkodër, në Teatrin Migjeni dhe do të qëndrojë e hapur për publikun nga ora 12.00 deri në oren 19.00 të ditës së hënë, 9 tetor 2017.

Kjo nismë, e parashikuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikimet europiane në fazën finale të Kupës së Botës FIFA 2018, synon të vërë theksin e të vlerësojë ndeshjen e parë zyrtare në historinë e Kombëtares Italiane të futbollit në Shqipëri, në këndvështrimin e afirmimit të vlerave pozitive të sportit si dhe të promovoje më tej miqësinë dhe marrëdhëniet në fushën e sportit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

 

Ekspozita do të jetë e hapur dhe pa pagesë për të gjithë tifozët e të dy skuadrave kombetare të futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje