Ish presidenti i skuadrës së Milanit, Silvio Berluskoni ka sulmuar trajnerin e kuqezinjve Vicenzo Montellën për ecurinë negative të ekipit.
Sipas, Berluskonit Milani bëri një merkato të gabuar duke afruar 11 lojtarë, por nuk mori asnjë “Top Player”.
“Milani beri merkato shume te gabuar. Me thoni ku eshte pare qe nje ekip te bleje 11 lojtare dhe te beje kaq shume ndryshime. Me aq para, nuk u ble asnje top player!
Doja qe te ishte Brocchi trajneri i Milanit, por po luftoja me vdekjen ne spital dhe me thane qe zgjodhen Montellen! Ai ben gjithcka gabim. Le ne stol lojtare si Bonnaventura dhe Suso qe jane dy me te miret teknikisht! I jepja gjithmone keshilla por me thoshte: President, trajneri jam une!
Nuk e kuptoj pse duhet te zgjidhej nje simbol i Juventusit kapiten i Milanit. Bonucci nuk perfaqeson kuqezinjte. Shiritin duhet ta mbante Montolivo!”, përfundoi Berluskoni.