Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, ka folur për herë të parë lidhur me luftën e bandave në Elbasan, të cilat goditën së fundmi dhe Policinë dhe ku u akuzua si i përfshirë edhe dhëndri i tij.
“Le të flasë drejtësia”, tha Sejdini, i pyetur nga gazetarët për këtë çështje, teksa ishte duke hyrë në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së.
Dhëndri i Sejdinit, Sokol Sanxhaktari, së bashku me personin e shpallur në kërkim tashmë, Suel Çela, dyshohet se kanë goditur me makinë të blinduar makinën e zv.drejtorit të Policisë Elbasan disa ditë më parë.