Panuçi: Pres një Itali të inatosur, jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare

8 Tetor 2017, 16:14Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Krisitan Panuçi, ka folur në konferencën për shtyp për sfidën e nesërme kundër Italisë për eleminatoret e kampionatit Botëror që do të luhet në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”.

Tekniku Panuçi tregoi dhe emocionet e tij për këtë përballje, ku do të ketë kundër ekipin e vendlindjes së tij.

“Për sa i përket ndeshjes. Jam italian dhe jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Nesër do jem në fushë me djemtë e mi. Do isha i lumtur në qoftë se djemtë do ja dilnin dhe të kishin një sukses. Vlejnë më shumë sesa mendojnë. Jam i bindur që nesër do bëjmë një ndeshje shumë të mire”, tha fillimisht trajneri i kuqezinjve.

Më tej ai shtoi se kombëtarja Italiane është duke kaluar një periudhë jo shumë pozitive dhe kjo do të bejë që nesër përballë Shqipërisë, ata do të tregojnë grindën e tyre.

“Pres një Itali të inatosur sepse po merr shumë kritika. Do vijë për të bërë një ndeshje shumë serioze. Dua të kënaqemi me një rezultat shumë të mirë”, tha Panuçi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje