Reperi me famë botërore Nelly është liruar nga burgu pasi u arrestua mëngjesin e së shtunës pasi u akuzua për përdhunimin e një gruaje në autobuz gjatë turneut të tij muzikor në Uashington.
Menaxherja dhe avokatja e 42-vjeçarit, Juliette Harris, ka konfimuar për USA TODAY se ai do të zhvillojë turneun e tij dhe do të hetohet në gjendje të lirë.
“Është absolutisht e qartë. Unë nuk kam qenë i akuzuar për një krim. Jam liruar në pritje të hetimeve të mëtejshme,”-ka shkruar Nelly në Twitter.
Nelly, emri i vërtetë i të cilit është Cornell Iral Haynes Jr., u arrestua dje (7 shtator) në gjatë turit të tij me autobus në Walmart. Sipas të dhënave të policisë këngëtari u arrestua me akuzën e përdhunimit të shkallës së dytë, që do të thotë se gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ose ishte e paaftë mendërisht ose me aftësi të kufizuara.”
“Është e vërtetë ju jeni kundër gjithë botës, sepse bota nuk e di që ju ekzistoni.”