Pas referendumit në Katalunjë, bota e pa se ka bërë një gabim fatal me njohjen e Kosovës shtet, pasi hapi kutinë e pandorës me pasoja të pakthyeshme.
Në këtë përfundim kanë arritur presidentët rus dhe serb, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të shtunën.
Biseda në rusisht mes Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç, sipas “Tanjug” zgjati pak më tepër sesa gjysmë ore. Nuk mund të shmangej tema e nxehtë politike që po bën të dridhet e gjithë Europa, e siç pohojnë mediet serbe, numri një i Kremlinit ishte interesuar veçanërisht për pikëpamjet lidhur me krizën spanjolle.
Autoritetet serbe nxituan të hiqnin paralele mes rastit të Katalunjës dhe Kosovës pas tensioneve që ndoqën referendumin për pavarësinë në rajonin e pasur spanjoll, por KE sqaroi se rastet janë të ndryshme, e si të tilla nuk mund të krahasohen.
Sipas gazetës “Novosti”, gjatë telefonatës me Vuçiç, Putin shprehu dëshirën për të diskutuar edhe më gjerë për këtë e për çështje të tjera, gjatë një takimi të drejtpërdrejtë që mund të organizohet së shpejti.
Çfare flisni .mire Vucic qe eshte nje ballkanik i vogel provinvial nacionalist…por edhe Putin qe e mban vehten te mençur.Vazon e Pandores e hapen ruset ,e hapi Gorbaçovi qe shkaterroi ate qe kishin ndertuar caret e Rusise dhe pushteti sovjetik per 500 vite…Mire popujt jo sllave ,por u iken edhe popujt sllave plus miliona ruse qe kane mbeturr si çifutet ne shkretetire ,pa atdhe …Pastaj erdhi shkaterrimi i Jugosllavise ,i ketij shteti artificial te ngritur nga Franca dhe Britania pas luftes se pare boterore.Ne se sllavet e ish Jugosllavise nuk mund te jetonin se bashku ,si mund te rrinin shqiptaret qe nuk i lidh asgje me sllavet .Ndersa Katalonja eshte latine ,ka mbi 300 vite bashke me Spanjen ,.Po Krmea a ben pjese ne kete vazo te Pandores…Po te drejtat e popujve per vetvendosje a duhet te respektohen …Ne fund te fundit historia e njerezimit eshte ne zhvillim ,nuk ka fund historie deri sa te kete njerez mbi toke..Ne se shumica derrmuese e nje populli nuk do te jetoje nen nje shtet ,nuk ka force qe ta mbaje me dhune …Kosova ,90 perqind e popullit ishte per shkeputje ndersa ne Katalonje votuan vetem 43 perqind …pra ka nje ndryshim te madh ne te gjitha pikat.Gjeni nje komb si shqiptaret qe me shume se gjysmen e popullsise autoktone e ka jashte kufijve shtetrore dhe pastaj flisni .Eshte njesoj qe jashte kufijve te Italise te kishte 60 milione italiane ,po keshtu edhe 80 milione jashte Gjermanise ,65 milione jashte Frances ,40 milione jashte Polonise Nderkohe qe fqinjet tane kerkojne akoma copa Shqiperia nen pretekstin e disa pakicave te paperfilleshme.Por per fat ,era tashme eshte ne favor te te drejtave te shqiptareve ,e kaluara nuk kthehet me…
Çne kosova krahasohet me katalunjen?? apo aq kuptojne muzhiket? mire Putin qe vazhdon me politike stepash dhe arinjsh te sapo dale nga letargjia, po edhe Vuçiç nuk qenka zgjuar nga gjumi akoma? Endrrat e keqia nuk sjellin dite te mire thone.