Kapiteni legjendar i Kombetares shqiptare, Lorik Cana, do ti jap fund karrieres se tij mbremjen e sotme ne ndeshjen kunder Italise.
Ne kete sfide do te mungujne tifo-grupi me i madh shqiptar “Tifozat Kuq e Zi”.
Permes nje postimi ne faqen zyrtare ata kane falenderuar Canen per gjithçka ka dhene me fanllen kuqezi, si dhe i kerkuan ndjese per mos prezencen e tyre ne stadium
Postimi i “Tifozave Kuq e Zi”
Faleminderit Kapiten!
Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me rradhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan!
Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti!
P.s. Tash të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku!
#FaleminderitKapiten #LorikCana5
Cana do mbetet kapiteni yne i perjetshem