Policia e Kosovës ka hyrë sot në shtëpinë e Albin Kurtit për ta dërguar atë me detyrim në seancën gjyqësore në të cilën bën pjesë në grupin e të akuzuarve.
Zedhensja rajonale e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Indeksonline se njësitet e policisë kanë qenë në kohën e duhur në shtëpinë e të akuzuarit.
“Policia e Kosovës ka hyrë në shtëpinë e Albin Kurtit ta sjellë në seancën gjyqësore sipas një urdhërese paraprake të gjyqtarit të këtij rasti, por që i akuzuari në atë moment nuk është gjetur aty.
Policia në këto raste nuk ka të drejtë ta kapë personin në fjalë para mbajtjes së seancës por duhet në momentin që del një urdhëresë e tillë nga gjyqtari i rastit”, ka thënë Ahmeti.
Lëshimi i kësaj urdhërese erdhi si pasojë e mungesës së Albin Kurtit në seancën e sotme.
Katër deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtar, hedhjes së gazit në Kuvendin e Kosovës.
Albin Kurti ka munguar edhe në seanca të tjera të këtij gjykimi, ndërsa gjyqtari Beqir Kalludra ndaj tij ka lëshuar fletarresti, të cilin e kishte pezulluar në kohën e zgjedhjeve për shkak se Kurti ishte kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes.
Ky spiun i anadollit duet arrestuar sa me par po ktu ke ne kush do i zer kta albinat qe jan ne qeveri
Do i ken gjetur ndonjë kuran poshtë jastekut
Pergjigjen me te mire ” gjykates se pavarur ” ja dha populli shqiptar I Kosoves qe e nxorri V.V. force te pare politike.
Kùjtojne se do ta ndalin vrullin e V.V. por e kane gabim.
Populli tashme e ka kuptuar se kjo Ĺevizje do ta coje perpara zhvillimin dhe prosperitetin e venďit.
o ti Loran e Lini jeni injorant total.Turp për juve.
Helm e plumba mbi VV derdhen, me ja ndale Kosoves pranveren. Game Over per Banden e Zanzibarit qe po e pret me padurim Gjykata Speciale e Hages. Keto jan orvatjet e fundit te derrit te plagosur aka PyDyKy.
Repekt per Albin Kurtin, dhe Vetvendosjen . Patriot qe mbron Kosoven.