Boshko Obradoviç, përfaqësuesi i partisë Dveri, gjatë një debati mbi të drejtat e komunitetit LGBT në Serbi, mbajti një fjalim prej 10 minutash i cili u pa 1.7 milion herë në videot sociale në vetëm dy ditë, dhe krijoi një rekord të rrallë shikueshmërie kur u është fjala për politikanët.
Siç dihet, në Serbi edhe kryeministrja është homoseksuale, dhe ndaj kuptohet fare lehtë sensiteti madh i kësaj çështjeje të mprehtë sociale, shndërruar tashmë dhe në politike, gjersa LGBT ka arritur të imponohet dhe politikisht, duke patur në krye të paradave tyre udhëheqës politikë.
Tashmë është Kosova që po përballet me këtë fenomen. Pas dy ditësh, në Prishtinë është planifikuar një parade gay, gjë që ka trazuar shumicën e popullsisë kosovare që e sheh këtë edhe si një përdhosje të krenarisë kombëtare.
Fjalimi i Obradoviçit:
Ju kërkoni një angazhim edhe më të madh politik, për të promovuar kulturën dhe respektimin e të drejtave të personave LGBT. Po ku keni parë ju përkushtim më të madh, se kur pesë ministra vijnë në paradën e homoseksualëve, bashkë me kryeministren dhe kryebashkiakun? Edhe sa ministra tjerë duhet të vinë, e gjithë qeveria? A ka ky vend nevojë për këtë? Çfarë tjetër duhet të bëjmë që ju të ndiheni më të lumtur dhe që të drejtat tuaja të respektohen në këtë vend? Çfarë s’po respektohet, a ekziston ligji kundër diskriminimit?
Unë nuk kam ndonjë problem me homoseksualët, as nuk hyj në privatësinë e tyre, as që më shkon mendja të merrem me orientimin seksual të dikujt, por sigurisht që më pengon kur dikush tenton t’ua imponojë fëmijëve tanë diçka që sipas mendimit tonë, sipas besimeve tona fetare apo sipas traditës tonë nuk është normale.
Ju ende dëshironi që të organizoni trajnime për punonjësit në institucionet arsimore sipas standardeve ndërkombëtare në fushën e diskriminimit dhe të drejtave të njeriut. Ju dëshironi një ligj për komunitetet e të njëjtës gjini, të rregulloni qasjen në fertilizimin artificial me lesbiket, të shpërndani më shumë fonde nga buxheti për operacionet e ndryshimit të gjinisë. Ju lutem … sikur ky është problemi më i madh i vendit tonë! Ju po dëshironi që të ndani buxhetin tuaj për ndryshim të gjinisë, të fusni njerëz të njohur të komunitetit tuaj nëpër tekstet shkollore dhe të promovoni homoseksualitetin tek fëmijët tanë!
Prisni pak: tek cilët fëmijë? Fëmijët e mi, fëmijët tanë, të shkruani libra dhe impononi qëndrimet tuaja? Epo kjo nuk mund të ndodhë! Duhet të kuptoni që nuk mundet, sepse ata janë fëmijët e mi, respektivisht fëmijët e disa njerëzve që nuk pajtohen me ju. Nuk mund të na shkruani ju tekstet shkollore në vendin tonë.
Mos u mundoni të na impononi ideologjinë tuaj mbi homoseksualitetin, si diçka normale, natyrore dhe moderne. Ne nuk pajtohemi me këtë, dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të na ndodhë ne, shumë thjeshtë. Sa më shpejt që ta kuptoni, aq më mirë do jetë dhe për një dialog tolerant dhe të civilizuar. Ne nuk do të hyjmë në të drejtat tuaja, askush nuk hyn në privatësinë tuaj, as ju mos hyni në shkollat dhe kopshtet tona dhe të na impononi diçka që është në kundërshtim me vlerat tona tradicionale dhe familjare.
Kjo është një javë e provokimit dhe vendosjes së ideologjisë së homoseksualitetit në këtë shoqëri. Dhe ju sikur nuk mjaftoheni me një paradë homoseksualësh, tani keni dy parada homoseksualësh në vit. Cila është ideja, provokimi i gjithë familjes sonë tradicionale? Pra, a po dëshironi të merreni me çështje që janë esenciale apo do të na bombardoni çdo vit me këto histori boshe për kërcënimin e të drejtave të homoseksualëve në vendin tonë? Ndërkohë që në gjithë vendin po lulëzojnë gay klubet, po lulëzojnë gay paradat, keni gjithë çfarë dëshironi në këtë vend, keni lobin homoseksual në qeveri, keni kryeministren gay. Njerëz, çfarë doni më shumë nga ky vend? Çfarë doni më shumë nga ky popull?
Ju them në emër të familjes sonë tradicionale se kjo nuk do të kalojë, se këto nuk janë vlerat tona, se kemi vlerat tona shpirtërore dhe morale dhe se do t’i mbrojmë vlerat me koston e jetës, sepse kjo është një çështje e së ardhmes së fëmijëve tanë, nuk do të lejojmë që ju t’i edukoni fëmijët tanë. Ju premtoj për këtë.
good
..ky quhet njeri..jo shartim njerezor jo hibrid…e pershendes fjalimin e tij si njeri qe e do dhe e ruan racen njerezore.
nuk ngeli raca njerezore te ruhet nga nje fans i milosevicit jo.. po shif mos ruan interesat e ndonje grupi nazist si ato me mentalitetin tend ate thuaj
Bukur serbi, e pershendes
Shume mire ka folur. 100 per qind dakort. Homoseksualiteti eshte nje anormali qe disa qendra te caktuara nderkombetare, po perpiqen te na e paraqesin si normale! Ku e kane qellimin?! Perse duan te shkaterrojne familjen tradicionale, njelloj siç po perpiqen te shkaterrojne shtetet nacionale?!
Nje anomali qe zgjat me breza? Po te ishte anomali, do kishte pasur fazen e vet dhe me pas do ishte kthyer gjithcka ne normalitet. Mbase homoseksualiteti eshte normal, dhe anormal eshte ai qe e sheh si anormal? Ndonje lloj diktatori per shembull qe kerkon te imponoje modele tradicionale me zorr, kur ne fakt natyra prodhon vazhdimisht larmi dhe sfidon traditat e imponuara nga turkomen.
Ky xhaxhi orienti kot hakerrehet se deri sa LGBT te kete cdo lloj te drejte te barabarte me cdo grup tjeter, as qe behet llaf qe ta lere kete muhabet. Pervec parase se madhe qe xhiron rreth kesaj kauze, vete menyra se si funksionon procesi ligjor kombetar dhe nderkombetar siguron beteja te gjata dhe te njepasnjeshme ligjore qe do gurgullojne ne menyre ciklike deri sa komuniteti LGBT te jete i kenaqur. Nese ky apo njerez si ky kerkojne te bejne rezistence, le ta bejne, por s’do te thote se grupi kundershtar do lodhet. Perkundrazi, do energjizohet edhe me shume. Uragani uje te ngrohte do.
Bravo. Politikan me kembe ne toke, jo servil per nje karrige. Uroj te mos marre noj grup inisiativ per ligje qe te na tredhin e te na bejne transgjinor, lezbike, homo e ku di un. Po tentohet te sundimi i nje pakice (krejt e pafajshme per orjentimin e deformuar seksual, nga zoti) ndaj shumices. Ka te drejte Boshko kur thote” nuk mundë të lejojmë që fëmijëve tanë tu impononi qëndrimin tuaj”
Fjalim perfekt dhe llogjik. Nuk i shton dhe nuk i heq dot asnje presje.
Po e njejta gje edhe ne Shqiperi. Me shume shoke dhe miq kemi diskutuar per kete fenomen dhe kemi qene ne nje mendje me deputetin serb. Mos promovoni LGTB nuk kane asnje vlere. Lerini aty ku jane ne hallin e tyre dhe kaq.
Ua cfare koincidence. Edhe grupi im i miqeve mendojne te njejten gje per njerez me emer si ky i joti.
tendenca per te “cliruar” njerezit e te deklarohen homo kur gjerat nuk jane bardhe e zi eshte e gabuar. Misioni ne jete eshte familja, trashegimia, femija dhe vete ne perendim ka plot raste kur persona qe kane patur familje, femije etj etj dalin nje dite dhe deklarohen si gay. Ama femijet i bene, dmth nuk jane gay 100% por ca ashtu dhe ca keshtu. Keta myteberet duan qe te femijet te deklarohen gay!!! Dale more kellira, lerini te rriten, te vendosin vete por se pari te mendojne per familje e femije dhe per tu bere anetar klubesh gay kur jane ende adoleshente. Keshtu ju interferoni me jeten personale te tjetrit sepse rrisni presionin dhe deklaroni se eshte normal te deklaroheni gay ndonse jeni akom adoleshente. Pradaj ndaj, te mbetet ceshtje personale, te mos diskriminohen se nuk e zgjedhin por e kane nje shtyse nga natyra tendjehen te tille dhe kaq. Secili te respektoje tjetrin dhe jo parada provokuese me kapele ne koke dhe bythperjashta (sic i bejne ne perendim se tek ne jane tek faza bicikletes) se po erdhi puna tek parada, te mbushet sheshi me te tjere qe nuk ka vend ku hedh mollen.
po ti kush je ti qe perkufizon misionin e jetes apo moshen se kur duhet te ndergjegjesohen apo deklarohen njerzit? apo ke hall se do me i detyru njerezit me pjell iher sa jane qorra qe ta kene me veshtire me e ndryshu jeten me vone. i squt ti gjasme e? e ne te tjeret qorra ne
Te lumte ! Te lumte ! Te lumte ! Ne nje mendje me njerezit normal .Duhet te mbeshtetet me force nga te gjithe qe duan te mbrojne familjet etyre .
PO TE ISHTE PER EUROPEN PER HAPJEN E NEGOCIATAVE ME SHQIPERININE; ME THIMIN BACIN DHE TOREN DO TI KISHIM HAPUR. BOTA KA SHKU PER LESH PO DHE LESHI TRIDHET POR BOTA KUR KU ESHTE KATANDISUR FAMILIA. SHUM MIR KA FOLUR BRAVO.
..per te vetmohuarin -NO-mos rri ne hale se i vjen ere politikes tende..jep mendimin tend te “vyer”pa imponuar te tjeret….une nuk them mos jeto..une shpreha nje miratim per nje mendim pa kufij,..
mendimi pa kufi shkruhet neper libra, jo ne forum ku mund te lihen pergjigje nga te tjeret…
pastaj imponimin nuk ta bej une, po shteti ose gjykatat… paradat nuk kane pse te te kompleksojne
nuk eshte faji i atyre qe duan ta jetojne jeten e lire dhe te hapur, ndryshe nga ata qe u martuan sa per sy e faqe dhe tani vjellin vreher kundra lirise qe mund te kishin pasur…kshu e gatuat, kshu hajeni fundja
pse ke frike nga politika e satanait ti? haha mos u dhjaks