Iu grabit banesa, flet nëna e ministrit: Ja sa para më morën, i kisha kursyer nga pensioni

11 Tetor 2017, 13:43Kronika TEMA

Ka reaguar për herë të parë pas grabitjes së banesës nëna e ministrit Damian Gjiknuri.

Lirije Gjiknuri ka deklaruar se autorët i kanë marrë 300 mijë lekë, të cilat i kishte mbledhur nga pensioni.

Nuk ka as miliona, asgjë, grabitën 3 milionë lekë të vjetra të mbledhura nga pensioni im. Kam një pension prej 40 mijë lekësh në muaj dhe kursimet që kisha mbledhur i grabitën ditën e djeshme.

Në banesë nuk kishte njeri, kur erdha pashë që ishte grabit, kam bërë denoncimin në polici për ngjarjen” u shpreh ajo për Report Tv.

Banesa e Lirije Gjiknurit u grabit nga tre persona në mesditën e djeshme, ndërsa deri tani janë disa persona të shoqëruar.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pas Ministrisë së Drejtësisë, ku ndodhet edhe banesa e nënës së ministrit për të identifikuar dhe arrestuar autorët e grabitjes.

7 komente në “Iu grabit banesa, flet nëna e ministrit: Ja sa para më morën, i kisha kursyer nga pensioni”

  1. Regjimi i kursimit says:

    Sa shume kursejne keta socialistet, mor aman!
    Nen hyqmin e Enver Joxhes, tere shqiptaret ishin nen regjimin e kursimit,
    nen Edi Ramen kursejne vetem deputetet e Partise:

    dhe sic shqiptareve, qe ishin me te lumturit e botes,
    edhe deputeteve socialiste e familjeve te tyre, u shumohen parate me thashe si pleshtat ne thes!

    Fred Pezes iu bene aq miliona sa edhe pas konfiskimit iu shnderruan ne talent romancieri (vec nje romani per nje femer te bukur armike, planifiokn romane per Enverin, Zogun dhe Saliun), dhe pa asnje ponsorizim tjeter vecese kursimet qe ka bere vetevetiu per veten e tij te vetme ne vetmi!

    Prinderit e Gjiknurit del se kane kursyer edhe ata, vetem leket e pesnionit: nga burime te brendshme del se sa hera takoheshin me djalin minister, ai nuk i linte te vinin doren ne xhep!
    Perkundrazi ai fuste doren e tij ne xhepin e tij dhe prej andej, si ene komunikuese, leket kalonin tek prinderit, qe i kishin bere koken e talentuar ministrore energjitike…

    Rrofte regjimi i Kursimit

  2. pallavra says:

    Edhe une nenen e kam pensioniste,por nuk mund te kursej as 30 qindarka.Sa per tu sqaruar me vetveten a di ndonjeri pensionist qe kursen nga pensioni?

  3. latifi says:

    Çfarë pune ka bërë (dhe sa e kishte rrogën) zonja Gjiknuri, që ka 40 mijë lekë (të reja) pension…?! Aq më tepër që nga mosha e saj gjykoj që ka dalë në pension me ligjin e vjetër, ku pensionet nuk i kalonin 22 mijë lekë në muaj…?! Jam shumë kurioz, se mos zoti Damian Gjiknuri, di ndonjë “dritarëz” në ligj dhe i ka nxjerrë nënës 40 mijë lekë pension…(???!!!) Të paktën të na e thotë dhe neve që “ta përdorim”…! Ndoshta në pamje të parë, ky fakt duket pa rëndësi, por është shumë interesant dhe kërkon një shpjegim serioz… (ndoshta jam i gabuar, por korrupsioni nuk ka brirë…)

  4. Nardi says:

    Pension 40 mije leke???
    Hajduti ka vjeth hajduti!

  5. Sharmuta says:

    …..jane disa persona te shoqeruar….?!
    Jane arrestuar te gjithe pervec hajdutit.
    Policet e Haxhi Qamilit,ca barkderra te pa educate..
    Policet jane vetem per te terrorizuar te pafajshmit,per te ndale makinat ne rruge pa asnje arsye vetem e vetem per t,ju marre lek shofereve.
    Turp te kene policet dhe ministri I tyre edhe Kryeministri bashke me to.

  6. Jak Boston says:

    Me kete pension nena duket sikur ka punuar ne miniere .
    Apo ia ka rregulluar djali i ripjelljes letrat ashtu?
    Sa mire do ishte te hetoheshe kjo gje nga padrejtesia shqiptare.
    Prandaj Berisha-Rama nuk e duan Vetingun se jane me mijera raste qe i nxjerrin lakuriq, pasi ata vete ose taborret e tyre militante jane direkt te perfshira ne cdo lloj aferash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje