VIDEO/ Operacion i madh antidroge në Lezhë, arrestohen kryeplaku i fshatit dhe dy të tjerë

11 Tetor 2017, 11:05Kronika TEMA

Policia e Lezhës finalizoi me sukses operacioni antidrogë i koduar ” Kolsh ” gajtë të cilit u sekuestrua 335 kg lëndë narkotike Marijuanë në proçes tharjeje si dhe u asgjësuan me anë të djegies 468 bimë narkotike canabis sativa.

Arrestohen 2 shtetas në flagrancë dhe shpallet 1 në kërkim të dyshuar si kultivues të bimëve narkotike dhe posedues të lëndës narkotike.

Arrestohet edhe Kryetari i Fshatit, njëkohësisht me detyrë edhe Specialist pyjor për veprat penale ” Moskallzim krimi” “Shpërdorim detyre” .

Me date 10.10.2017 , nga forcat Policore të Drejtorisë Vendore Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune proceduriale të ndjekur, bazuar në te dhena policore, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kolsh”

Si rezultat , u arrestuan në flagrancë të dyshuar si posedues të lëndës narkotike dhe kultivues të bimëve narkotike , shtetasit :

B.B 29 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri- Kolsh në Lezhë

A.L 32 vjeç, banues fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë

Gjithashtu, si i dyshuar si në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe shtetasi A.P. 38 vjeç, banues në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë.

Në lidhje me këtë rast, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi B.P, 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë , me detyrë Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë për veprat penale ” Shpërdorim detyre” “Moskallzim krimi ” parashikuar nga nenet 248/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë , u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Canabis Sattiva.

Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.B, u sekuestruan 80 fara të bimës canabis sativa.

Në ngarkim të shtetasit B.B veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2, 284 të Kodit Penal.

Në ngarkim të shtetasve A.L dhe A.P. veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje