Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për David Qosen.
Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë Ardian Kodra në datë 2 shtator të 2016 në Lezhë gjatë një operacioni të policisë.
Tashmë në date 23 tetor Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë vendimin përfundimtar për Qosen.
Në seancën e 27 shtatorit ekspertët deklaruan se David Qose është i përgjegjshëm dhe nuk vuan nga çrregullimet mendore.